LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Këshilli Prokurorial i Kosovës të zhvillojë proces të drejtë në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se KPK-ja duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë, për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtar në KPK si institucion publik.

2 Mars 2024, 14:44 Nga M.B
SHBA: Këshilli Prokurorial i Kosovës të zhvillojë proces
Foto ilustruese

KOSOVA- Diplomatët e huaj në Kosovë kanë kërkuar prej Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që të bëjë punën e duhur dhe të mos vonohet për të finalizuar përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se KPK-ja duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë, për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtar në KPK si institucion publik. Ai i ka bërë këto deklarata në konferencën vjetore të prokurorit të shtetit. Hovenier ka thënë se i vjen keq që pas dy vjetëve i duhet të përsërisë kërkesën ndaj KPK-së për një proces të drejtë, transparent dhe meritor në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ai ka kërkuar prej prokurorëve që të mos e rrezikojnë integritetin e tyre.

“Jam i bindur që ndonjëherë është edhe ofenduese që të përballeni me kritika për shkak të punës që bëni, jo vetëm nga publiku, por edhe nga degët qeveritare, që po ashtu, kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit në Kosovë dhe qeverisjen e mirë”, ka thënë Hovenier, duke përmendur në veçanti punën e bërë në marrëveshjen për pranim të fajësisë dhe atë për zgjidhje të kontesteve.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se puna e KPK-së në zgjedhjen e Kryeprokurorit është shumë e rëndësishme, pasi vonesat mund të dëmtojnë punën e prokurorisë dhe gjykatave.

“Kam parë deklarata prej Qeverisë në media duke sulmuar punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. I kam kritikuar publikisht, duke përmendur rëndësinë e pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Tentimet, me qëllim të dëmtimit të punës së tyre janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, ka thënë Szunyog, duke u bërë thirrje prokurorëve për sa më shumë transparencë në punën e tyre.

Në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, në pjesën për Kosovën është thënë se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësi të sistemit të gjyqësorit, sikurse krijimi i procesit të vettingut dhe miratimi i ligjit të ri, që do të mund të fuqizonte integritetin në Këshillin Prokurorial, janë duke lëvizur me ritëm shumë të ngadalshëm. Në gjetjet më të reja të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, të përmbledhura në raportin më të ri të Pulsit Publik, është kuptuar se shkalla e kënaqshmërisë së publikut ndaj gjykatave është 29.3 për qind, ndërsa 30 për qind ndaj Prokurorisë.

Me ligjin në Kosovë, Kryeprokurori duhet të dekretohet nga presidenti i shtetit. Në tetor të vitit të kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, me arsyetimin se janë gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes. Të zhgënjyer me procesin e përzgjedhjes kanë qenë edhe Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Në garë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, përveç Blerim Isufajt, kanë qenë edhe Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi. Kryeprokurorit të deritashëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka skaduar mandati më 21 prill, 2022. Aktualisht, ushtrues i detyrës është Besim Kelmendi, i cili i ka kompetencat e plota të Kryeprokurorit të Shtetit./ REL

shba kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj