LIVE UPDATES
Bota

SHBA, ligjvënësit kritikojnë krerët e universiteteve elitë lidhur me anti-semitizmin

Një debat i ashpër i shoqëruar me tone të larta nga ligjvënësit përshkoi seancën e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Arsimin gjatë dëshmive të presidenteve të tre universiteteve elitare amerikane, MIT dhe Harvard nga shteti i Masaçusetsit dhe Upenn nga shteti i Pensilvanisë.

6 Dhjetor 2023, 19:34 Nga h.k
SHBA, ligjvënësit kritikojnë krerët e universiteteve
Foto nga komisioni

SHBA-Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve debatoi me tone të ashpra të martën mbi antisemitizmin në tre universitete elitë amerikane, Harvard, UPenn dhe MIT. Ligjvënësit republikanë akuzuan këto universitete se kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje për studentët hebrenj ndërsa presidentet e këtyre universiteteve refuzuan të thonë qartë nëse thirrjet e grupeve studentore pro-palestineze për kryerjen e gjenocidit ndaj hebrejve thyejnë kodin për bulizëm dhe ngacmim.

Një debat i ashpër i shoqëruar me tone të larta nga ligjvënësit përshkoi seancën e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Arsimin gjatë dëshmive të presidenteve të tre universiteteve elitare amerikane, MIT dhe Harvard nga shteti i Masaçusetsit dhe Upenn nga shteti i Pensilvanisë.

Ligjvënësit republikanë thanë se ftuan këto tre presidente pasi ankesat kryesore për rritjen e shprehjes së urrejtjes ndaj hebrenjve kanë lidhje me këto tre universitete.

Unë kam një mike, djali i së cilës studion në Universitetin e Pensilvanisë. Ai tani ka frikë që fizikisht të shkojë në bibliotekë gjatë natës. A mund të na jepni arsyet tuaja se pse po ndodh kjo në Pensilvani, pse sot një student hebre ka frikë të shkojë në bibliotekë natën?” ishte pyetja e ligjvënësit republikan nga Uiskonsin, Glenn Grothman.

“Ligjvënës, më lejoni të them se jam e tmerruar kur e dëgjoj këtë. Unë do të doja të flisja me miken tuaj dhe studentin e Universitetit tonë. Jam shumë e shqetësuar nga ajo që po thoni pasi përparësia jonë kryesore është t'i mbajmë studentët tanë të sigurt”, tha Presidentja e Universitetit të Pensilvanisë, Liz Magill.

Retorika e debateve dhe protestave në universitetet amerikane është ashpërsuar deri në kërcënime e sulme ndaj studentëve hebrenj por dhe atyre myslimanë. Ligjvënësit konservatorë fajësojnë udhëheqjen e këtyre universiteteve për njëanshmëri.

Disa prej këtyre ligjvënësve janë të diplomuar të këtyre universiteteve dhe gjatë debatit thanë se dështimi i tyre bën që ata të ndjehen të turpëruar që kanë diploma nga këtu universitete.

Nëse misioni juaj është arsimimi atëherë si ka mundësi që Universiteti i Pensilvanisë ka arritur në këtë gjendje kaq të rëndë sa më bën të ndjehem i turpëruar që jam diplomuar aty”, tha ligjvënësi republikan nga Nju Jorku, Brandon Williams.

Më vjen shumë keq që e dëgjoj këtë”, ishte reagimi i Presidentes së Universitetit të Pensilvanisë, Liz Magill ndërsa ligjvënësi Williams me shpejtësi tha “nuk jam i vetmi”.

Pas sulmit të 7 tetorit, një koalicion i 34 grupeve studentore në Universitetin e Harvardit fajësoi vetë Izraelin për masakrat e Hamasit. Presidentja afrikano-amerikane e Harvardit, Claudine Gay ka qenë objekt i akuzave në rritje jo vetëm nga politikanët por edhe personaliteteve të tjera me bindje konservatore në SHBA pasi sipas tyre ajo ka refuzuar të ndërmarrë masa kundër atyre që kanë bërë thirrje që nënkuptojnë përkrahje për shkatërrimin e Izraelit si shtet.

Ligjvënësja republikane nga Nju Jorku, Elise Stefanik e cila është e diplomuar e Universitetit të Harvardit ishte veçanërisht e ashpër me refuzimin e presidentes Claudine Gay t’i përgjigjej pyetjes: “Nëse thirrjet për gjenocid ndaj hebrejve thyejnë kodin e Harvardit për bulizëm dhe ngacmim”...

Varet nga konteksti, nëse thirrjet vënë në shënjestër një individ”, ishte përgjigjia e zonjës Gay duke nxitur reagimin e ashpër të zonjës Stefanik.

“Thirrjet vënë në shënjestër studentët hebrenj. A e kuptoni se dëshmia juaj po iu mohon vlerat njerëzore atyre dhe ky mohim është pjesë e antisemitizmit? Unë do t'ju pyes edhe një herë. A shkel thirrja për gjenocidin e hebrenjve rregullat e Harvardit për bulizmin dhe ngacmimin? Po apo Jo?


“Unë sërish ju them se varet nga konteksti”, tha sërish Presidentja e Univiersitetit të Harvardit, Claudine Gay.

Jo nuk varet nga konteksti. Përgjigja duhet të jetë po dhe për këtë arsye ju duhet të jepni dorëheqjen. Të gjitha ju keni dhënë përgjigje që janë të papranueshme”, ishte reagimi me zë të lartë nga ligjvënësja Stefanik.

Universitetet amerikane janë përpjekur të rikthejnë ndjenjën e sigurisë për studentët hebrenj dhe arabë që kur ka filluar lufta në Lindjen e Mesme.

Por dallimi mes asaj që mbrohet si e drejat e shprehjes dhe asaj që e kalon këtë kufi duke u kthyer në gjuhë kërcënuese vlerësohet, si një proces i vështirë që jo gjithmonë është bërë në kohën e duhur. Për këtë arsye të tre presidentet e Universiteteve elitare amerikane kanë pranuar se reagimet e tyre, me raste, kanë qenë të vonuara./VOA

antisemitizmi ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj