LIVE UPDATES
Bota

SHBA marrëveshje sigurie me ishujt e Paqësorit për të frenuar zgjerimin e Kinës

Vetëm disa ditë pasi siguroi njohjen diplomatike për dy vende të tjera në ishujt e Paqësorit, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të zgjerojnë ndihmën ekonomike për tre vende të tjera të rajonit.

1 Tetor 2023, 19:48 Nga I.A
SHBA marrëveshje sigurie me ishujt e Paqësorit për të
Lideret

SHBA- Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje sigurie me vendet në ishujt e Paqësorit që shihen si një pjesë kyçe e planeve të Shteteve të Bashkuara për të frenuar zgjerimin territorial të Kinës. Por pas tre vjet negociatash, njëri nga këto vende, Ishujt Marshall, ende nuk ka arritur një marrëveshje me Uashingtonin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Stone, arsyeja për këtë vonesë ka të bëjë me një marrëveshje për kompensimin e këtyre ishujve për provat bërthamore të Shteteve të Bashkuara atje rreth 60 vjet më parë.

Vetëm disa ditë pasi siguroi njohjen diplomatike për dy vende të tjera në ishujt e Paqësorit, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të zgjerojnë ndihmën ekonomike për tre vende të tjera të rajonit. Ndihma është pjesë e Marrëveshjeve të Shoqatës së Lirë që i japin Uashingtonit qasje ekskluzive në pjesë të mëdha të Oqeanit Paqësor që rrethon Mikronezinë, Palaun dhe Ishujt Marshall. Financimi përfundoi më 30 shtator.

“Mund të thuhet se ka patur dështim të misionit."

Howard Hills ka drejtuar negociatat për arritjen e marrëveshjeve me ishujt e Paqësorit, së bashku me të dërguarin presidencial, ambasadorin Joseph Yun. Zoti Hills u largua nga posti më 7 shtator.

Marrëveshjet me Mikronezinë dhe Palau-n janë arritur, ndërsa bisedimet me Ishujt Marshall kanë ngecur.

Presidenti David Kabua thotë se Republika e Ishujve Marshall ka ende një kërkesë të pazgjidhur.

"Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se njerëzit e Ishujve Marshall kërkojnë që çështja bërthamore të merret parasysh", thotë ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-negociatori Hills thotë se Departamenti i Shtetit nuk do ta lejojë ambasadorin Yun të caktojë zyrtarisht fondet si kompensim për pasojat e provave bërthamore amerikane në Ishujt Marshalls 60 vjet më parë.

“Nëse Departamenti i Shtetit do të kishte hequr dorë nga pozicioni i tij ligjor, kjo çështje mund të ishte zgjidhur në vitin 2020, 2021 ose 2022.”

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte mbi këtë pohim, por tha për Zërin e Amerikës se Mikronezia dhe Ishujt Marshall "mund të përdorin fondet e pashpenzuara" ose "fondet e tyre të mirëbesimit" për të përmbushur nevojat e tyre buxhetore. Palau ka fonde edhe për një vit tjetër.

Ligjvënësja Aumua Amata Radewagen thotë se ajo ka parë nga afër ndikimin shkatërrues të provave bërthamore mbi banorët e Ishujve Marshall. Ajo kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj në Ishujt Marshall kur babai i saj ishte kreu i qeverisë.

“Më kujtohet një herë kur babai duhej ta dërgonte një djalë të ri me lloje të ndryshme kanceri tek fanilja e tij. Këto rrëfime mbeten në mendjen time. Unë atëherë isha adoleshente”.

Ambasadori Yun ka thënë publikisht se Uashingtoni mban një përgjegjësi morale dhe politike për të trajtuar ndikimin e provave bërthamore tek banorët e ishullit dhe Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar me Ishujt Marshall në pranverë të këtij viti ofron 700 milionë dollarë për një fond që mund të përdoret për këtë qëllim.

Por ish-negociatori Hills thotë se ekipi ligjor i Departamentit të Shtetit ka refuzuar të caktojë zyrtarisht fonde për kompensimin bërthamor për shkak të shqetësimeve rreth pasojave të tjera ligjore që kjo do të mund të kishte.

Marrë nga VOA

joseph yun aumua amata howard hills

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj