LIVE UPDATES
Bota

SHBA marrin pjesë në një stërvitje ushtarake me 14 vende të tjera në Australi

Sipas Sekretarit të Marinës amerikane, Carlos Del Toro operacioni ka për qëllim që t’i dërgojë mesazh Kinës se aleatët e Amerikës po bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e tyre demokratike.

22 Korrik 2023, 16:41 Nga a.l
SHBA marrin pjesë në një stërvitje ushtarake me 14 vende
Foto ilustruese

Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake me trupa ushtarake të kombinuara me 13 vende të tjera të quajtur “Operacioni Talisman Sabre”. Sipas Sekretarit të Marinës amerikane, Carlos Del Toro operacioni ka për qëllim që t’i dërgojë mesazh Kinës se aleatët e Amerikës po bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e tyre demokratike.

Stërvitja “Talisman Sabre” filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, por këtë vit është zgjeruar duke përfshirë 13 vende dhe një personel ushtarak prej më shumë se 30,000 vetave.
Pamjet nga stërvitja tregojnë personelin e Forcave të vendeve të ndryshme në veprim gjatë provave me armë zjarri.

Duke folur për mediat australiane të shtunën, shefi i Komandës së Operacionit të Përbashkët, Gjeneral Major Greg Bilton tha se stërvitja “vë në provë koordinimin tonë”.

“Ndërsa keni parë stërvitjen me armë zjarri, ajo që nuk keni parë në prapaskenë është komanda dhe koordinimi shumëkombësh në identifikimin e objektivave dhe eliminimin e tyre”, thotë Gjeneral Major Greg Bilton shef i Komandës së

Operacionit të Përbashkët.

Sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Carlos Del Toro, tha të premten se stërvitja e madhe ushtarake shumëkombëshe e nisur në Australi i dërgon një mesazh Kinës se aleatët e Amerikës po bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e tyre demokratike.

“Mendoj se mesazhi më i rëndësishëm që Kina mund të marrë nga kjo stërvitje dhe çdo gjë që aleatët dhe partnerët tanë bëjnë së bashku, është se ne jemi jashtëzakonisht të lidhur nga vlerat thelbësore që ekzistojnë mes shumë vendeve tona dhe ne jemi të përgatitur të veprojmë së bashku në mbrojtje të interesave tona të sigurisë kombëtare dhe në mbrojtje të vlerave thelbësore që ne të gjithë ndajmë si vende perëndimore dhe joperëndimore”, tha Sekretari i Marinës amerikane, Carlos Del Toro.

Sekretari Del Toro gjithashtu tha se platformat ushtarake tokësore, detare dhe ajrore po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara dhe aleatët duhet të stërviten së bashku për të qenë në gjendje të veprojnë si grup.

Sekretari Del Toro dhe homologu australian Richard Marles ishin optimistë edhe për marrëveshjen AUKUS, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara dhe Britania do t’i ofrojnë Australisë një flotë nëndetësesh bërthamore amerikane. Marrëdhëniet e ngushta mes Uashingtonit dhe Kanberras u theksuan të shtunën kur anija e re luftarake amerikane “USS Canberra” u fut në funksion në Sidnej.

Kjo anije, e ndërtuar nga prodhuesi australian Austal, është anija e parë luftarake amerikane që aktivizohet në një port të huaj.

“Unë shpesh flas për forcën më të madhe që kemi si vend dhe kjo është forca e miqve tanë, e aleatëve dhe partnerëve tanë që punojnë së bashku, pavarësisht nëse është këtu në Indo-Paqësor apo Amerikën Qendrore dhe Jugore me stërvitjen detare shumëkombëshe UNITAS, apo edhe në Evropë, kjo është forca e vendeve të lira që punojnë së bashku si një njësi”, tha Sekretari i Marinës Amerikane.

Anija e parë me emrin “USS Canberra” filloi punën në vitin 1943. Ajo u fundos nga japonezët në vitin 1942 duke shkaktuar vdekjen e 193 personave në bord ndërsa mbështeste zbarkimet e marinsave amerikanë në Ishujt Solomon.
Ishujt Solomon janë përsëri një shqetësim sigurie për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pas marrëveshjeve të fundit të sigurisë që vendi i Paqësorit Jugor ka nënshkruar me Pekinin.

Anijet kineze të spiunazhit i janë ofruar vendit ku po mbahet stërvitja “Talisman Sabre” disa herë që nga viti 2017. Fixhi, Franca, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Papua Guinea e Re, Tonga, Britania, Kanadaja dhe Gjermania po marrin pjesë në stërvitjen e këtij viti, që do përfundojë më 4 gusht. Filipinet, Singapori dhe Tajlanda po ndjekin stërvitjen si vëzhgues./VOA

carlos del toro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj