LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëroi e shqetësuar kërcënimet, çfarë arme bërthamore po zhvillon Rusia në hapësirë?

Është e paqartë pse Rusia do të kishte nevojë t’i përdorte armët bërthamore për ta shkatërruar një satelit. The New York Times ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësi për ta ndalur një armë të tillë.

16 Shkurt 2024, 12:04 Nga N.F
SHBA paralajmëroi e shqetësuar kërcënimet, çfarë
Foto ilustruese

RUSI- Çfarë është arma bërthamore me bazë në hapësirë, për të cilën Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar Kongresin amerikan dhe aleatët në Evropë se mund të përdoret nga Rusia kundër satelitëve të Perëndimit? Natyra e saktë e armës nuk është e qartë. Por, kërcënimi ndaj satelitëve mund t’i shkaktojë të gjitha llojet e telasheve – minimin e komunikimeve, mbikëqyrjes, inteligjencës dhe komandës e kontrollit në gjithë botën, përfshirë edhe në sferën bërthamore.

Është e paqartë pse Rusia do të kishte nevojë t’i përdorte armët bërthamore për ta shkatërruar një satelit. The New York Times ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësi për ta ndalur një armë të tillë. Më poshtë mund të lexoni se çfarë dihet e çfarë jo për këtë.

Shtetet e Bashkuara i kanë treguar Kongresit amerikan dhe aleatëve në Evropë për gjetjet e reja të inteligjencës në lidhje me kapacitetet bërthamore të Rusisë, të cilat mund të përbëjnë rrezik ndërkombëtar, tha një burim për Reuters fillimisht të mërkurën.

Të enjten vonë, Shtëpia e Bardhë e konfirmoi publikisht se Rusia e ka siguruar një armë “shqetësuese” antisatelitore, por tha se ajo nuk mund t’i shkaktojë “shkatërrim të drejtpërdrejtë fizik” Tokës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë të dhënat se Rusia e ka siguruar këtë armë, por shtoi se një armë e tillë nuk është ende funksionale. Zyrtarët amerikanë janë duke i analizuar të dhënat që i kanë siguruar për këtë armë të re teknologjike dhe janë konsultuar me aleatët dhe partnerët e vet për këtë çështje.

“Së pari, kjo nuk është një armë aktive dhe, megjithëse përpjekjet e Rusisë për ta pasur këtë armë specifike janë shqetësuese, ajo nuk përbën rrezik të menjëhershëm për sigurinë e të tjerëve”, tha Kirby.

Ky informacion i inteligjencës doli në pah pasi Mike Turner, kryetari republikan i Komisionit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, e bëri një deklaratë të pazakontë dhe të koduar, duke paralajmëruar të mërkurën për “një kërcenim serioz ndaj sigurisë kombëtare”.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë dukshëm fuqitë më të mëdha bërthamore: arsenali i tyre së bashku përbën rreth 90 për qind të armëve bërthamore të të gjithë botës, dhe që të dyja kanë satelitë të avancuar ushtarakë që sillen në orbitë rreth Tokës.

Në vitet e para të Luftës së Ftohtë, pasi Rusia priu në garën e hapësirës dhe të dyja palët zhvilluan raketa balistike interkontinentale, Perëndimi propozoi një traktat për t’i bërë të jashtëligjshme armët bërthamore në hapësirë.

Më 1967 u arrit Traktati i Hapësirë, i cili e ndalon vendosjen e çfarëdo arme të shkatërrimit në masë brenda orbitës, apo në hapësirë. SHBA-ja i përshkruan Rusinë dhe Kinën si konkurrentët kryesorë shtetërorë të saj dhe ato kanë zhvilluar një sërë sistemesh të reja të armëve, përfshirë armë bërthamore, kibernetike dhe hapësinore.

Rusia thotë se mbizotërimi i Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Ftohtë po zbehet dalëngadalë dhe se Uashingtoni për vite të tëra ka ndjellë kaos në planet, derisa i ka shpërfillur interesat e fuqive të tjera. Moska thotë se edhe Shtetet e Bashkuara po i zhvillojnë një sërë armësh të reja.

Rusia nuk e ka konfirmuar, por as mohuar ekzistencën e një arme të tillë, megjithëse i ka hedhur poshtë paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar si “sajime dashakeqe”, si dhe si mashtrim nga Shtëpia e Bardhë me qëllim për ta bindur Kongresin ta miratojë ndihmën financiare për luftimin e Moskës.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i përshkroi raportimet për armën e re të Rusisë si mashtrim për ta bërë Kongresin amerikan ta mbështetë projektligjin për ndihmë për Ukrainën.

“Është e qartë se Uashingtoni po tenton ta detyrojë Kongresin të votojë për projektligjin për ndihmë në çdo mënyrë”, tha Peskov.

“Ta shohim se çfarë mashtrimi do të përdorë Shtëpia e Bardhë”, shtoi ai.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, zëdhënësi i Moskës për kontrollin e armëve, i akuzoi Shtetet e Bashkuara për “sajim dashakeq”, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Marrë nga REL

shba rusia arme berthamore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj