Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Brian Nelson, zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit, ka vizituar përgjatë javës Qeverinë turke dhe zyrtarë të sektorit privat, duke u bërë thirrje për më shumë qarkullim në bllokimin e qarkullimit të mallrave të tilla. Brian Nelson, zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit, ka vizituar përgjatë javës Qeverinë turke dhe zyrtarë të sektorit privat, duke u bërë thirrje për më shumë qarkullim në bllokimin e qarkullimit të mallrave të tilla.
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër eksportimit të kemikateve, mikroçipave dhe produkteve tjera në Rusi, të cilat mund t’i përdorë Moska në luftën e saj në Ukrainë. Brian Nelson, zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit, ka vizituar përgjatë javës Qeverinë turke dhe zyrtarë të sektorit privat, duke u bërë thirrje për më shumë qarkullim në bllokimin e qarkullimit të mallrave të tilla. Në takimet e zhvilluara në Ankara dhe Stamboll, Nelson dhe delegacioni i tij, kanë përmendur eksportet në Rusi që kanë vlerë miliona dollarë.
“Nuk është befasi që Rusia vazhdimisht synon të shfrytëzojë lidhjet historike me Turqinë”, kanë thënë autoritetet amerikane.
“Pyetja është se si do të përgjigjet Turqia”.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, kundërshton sanksionimin e Rusisë dhe mban raporte të mira edhe me Ukrainën. Perëndimi ka vendosur sanksione dhe ka kryer kontrolle të eksporteve drejt Rusisë, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, gati një vit më parë.
Megjithatë, zinxhirët e furnizimeve nga Hong Kongu dhe Turqia kanë mbetur të hapur. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar në dhjetor të vitit të kaluar, se pajisje elektronike në vlerë të 2.6 miliardë dollarëve janë eksportuar në Rusi në periudhë shtatëmujore, përkatësisht deri në fund të muajit tetor. Produkte në vlerë të 777 milionë dollarëve janë prodhuar nga kompanitë perëndimore, çipat e të cilave janë gjetur në sistemet ruse të armatimit.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Mike Pompeo SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nës...
Ohajo PALESTINË- Një zjarr masiv shpërtheu pasi një tren doli nga shinat të premten mbrëma në verilindje të Ohaios ...
krime lufte GJERMANI- Gjermania ka mbledhur prova të krimeve të luftës në Ukrainë. Prokurori i përgjithshëm i vendi...
Pika kufitare Qafë-Thanë MAQEDONI E VERIUT- Ka rifilluar normalisht puna në pikën e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedonin&eum...
Pamje nga oborri i Kishës Shën Spasi në Shkup. SHKUP- Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunë...
Balona Kineze SHBA- Pentagoni ka njoftuar se një balonë e dytë spiune kineze është parë mbi Amerikën e Jugut. Sekretari ...
Merrick Garland SHBA- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, ka autorizuar vendin që të filloj&eu...
targa SLLOVAKI- Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet p&...
Stamboll TURQI- Një aksident i rëndëështë shënuar këtë të premte në Stamboll. Shoferi i një autobusi...
Londer ANGLI- Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël votash e votuesve britanikë vendosi që Mbret&eu...