All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

SHBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës’

Departamenti i Thesarit, në vendimin e marrë në bashkëpunim me Kanadanë, tha përmes një deklarate se vendosi sanksione ndaj Rrjetit të Solidaritetit me të Burgosurit Palestinez - Samidoun, duke e akuzuar atë si “një organizatë të rreme bamirësie, që shërben për mbledhje fondesh ndërkombëtare” për PFLP-në.

15 Tetor 2024, 22:18 Nga N.F
SHBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj një organizatë që sipas zyrtarëve amerikanë, mbledh fonde për Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Uashingtoni e ka shpallur PFLP-në organizatë terroriste.

Departamenti i Thesarit, në vendimin e marrë në bashkëpunim me Kanadanë, tha përmes një deklarate se vendosi sanksione ndaj Rrjetit të Solidaritetit me të Burgosurit Palestinez - Samidoun, duke e akuzuar atë si “një organizatë të rreme bamirësie, që shërben për mbledhje fondesh ndërkombëtare” për PFLP-në.

PFLP, e cila gjithashtu është e përfshirë në luftën kundër Izraelit në Gazë, u shpall organizatë e huaj terroriste nga Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit 1997. Më pas, në vitin 2001 Uashingtoni e shtoi atë edhe në listën e posaçme të organizatave terroriste botërore. Departamenti i Thesarit tha se PFLP përdor organizatën ‘Samidoun’ për të mbledhur fonde në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Aktivitetet e grupit u ndaluan nga Gjermania vitin e kaluar.

“Organizatat si Samidoun maskohen si organizata bamirësie që pretendojnë se ofrojnë mbështetje humanitare për njerëzit në nevojë, por në realitet devijojnë fondet për të mbështetur grupet terroriste”, tha në deklaratë nënsekretari i thesarit për terrorizmin dhe inteligjencën financiare, Bradley Smith.

Rrjeti i Solidaritetit të të Burgosurve Palestinez Samidoun nuk iu përgjigj menjëherë kërkeses së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment. Një anëtar i udhëheqjes së PFLP-së, jashtë vendit, u shtua në listën e të sanksionuarve të martën.

Kanadaja njoftoi, gjithashtu, shpalljen e grupit Samidoun si një entitet terrorist të martën. “Ekstremizmi i dhunshëm, aktet e terrorizmit apo financimi i terrorizmit nuk kanë vend në shoqërinë kanadeze apo jashtë saj”, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike Dominic LeBlanc në deklaratën që njoftoi për vendimin.

Departamenti i Thesarit tha se PFLP vazhdoi të marrë pjesë në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë pjesëmarrjen në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u morën peng në Gazë, sipas të dhënave të shtetit hebre.

Më shumë se 42,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake izraelite deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës./VOA

shba sanksione

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj