Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendosja e pasojave nga BE dhe SHBA është thënë se po shqyrtohet në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit.
KOSOVË- Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka bërë që vendet aleate, ai ato të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paralajmërojnë Kosovën për pasoja në raportet bilaterale.
Vendosja e pasojave nga BE dhe SHBA është thënë se po shqyrtohet në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit. Ditë më parë u raportua se SHBA-të pritet të vendosin sanksione edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Duke iu referuar një dokumenti të qeverisë amerikane, dokument ky i cili deri më tash nuk është konfirmuar nga asnjë zyrtar amerikan dhe i cili vetëm është përshkruar nga mediat, thuhej se Kurti dhe Sveçla mund të shpallen “non grata” me justifikimin “se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.
“Departamenti nuk parashikon nëse do të sanksionojë individë apo subjekte, as nuk parashikon nëse planifikon të vendosë sanksione ndaj individëve apo subjekteve”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.
SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur Kurtit tre kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Pas këtyre kërkesave, kryeministri Albin Kurit ka dalë me një plan pesë pikësh për qetësimin e situatës në veri. Kurti të martën në një konferencë për media paraqiti pesë pikat e këtij plani.
Në pikën e parë të planit të paraqitur nga Kurti të martën është sundimi i ligjit në katër komunat në veri, nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve “të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët” në veri të Kosovës.
Në pikën e dytë është përmendur largimi i menjëhershëm i grupeve të dhunshme nga territori i Kosovës, në pikën e tretë është thënë se Policia e Kosovës, KFOR apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Në pikën katër dhe pesë përmendet se Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri, dhe Kosova e Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Por, Bashkimi Evropian pavarësisht se ka pranuar këtë plan të Kurtit për de-eskalim të situatës, janë shprehur se nuk kanë parë ndonjë hap të vendosur dhe të nevojshëm nga Kurti për ta qetësuar situatën.
Shkolla SERBI- Të shtëna me armë në një shkollë Serbi. Në shkollën fillore “Lukavac Grad” ësh...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa osmani sot ndodhet në Francë dhedo të parë pjesë në seancën plenare t&e...
Silvio Berlusconi ITALI- Një ditë para funeralit të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi mediat italiane kanë publikuar foton e fun...
foto ilustruese KOSOVË- Mbrëmë rreth orës 23:10, Policia është informuar se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija &rdq...
Avdullah Hoti KOSOVË- Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive është shprehur se Kosova ka ...
Albin Kurti Mediat në Prishtinë publikojnë një përgjigje të zëdhënsit Stano, i cili thotë se “zhvillimet...
Pier Silvio Berlusconi me te atin ITALI- Djali i Silvio Berlusconit, Pier Silvio Berlusconi i cili është Drejtori i Përgjithsh&eum...
Donika Gërvalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka reagua...
ITALI- Ditën e sotme do të zhvillohen homazhe në nderim të Berlusconit, i cili u nda nga jeta të hënën pas përkeq...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Strasburg të Francës ku gjat&e...