LIVE UPDATES
Bota

SHBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj medias RT për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit dhe dezinformatave, por akuzat e së premtes sugjerojnë që roli i këtij organi shkon përtej operacioneve të ndikimit.

13 Shtator 2024, 22:35 Nga M.B
SHBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse
Foto ilustruese

SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse të premten, duke akuzuar një media të kontrolluar nga Kremlini se po punon ngushtë me ushtrinë ruse dhe se po organizon fushata për mbledhje fondesh për të blerë armë snajper, jelekë anti-plumb dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.

Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj medias RT për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit dhe dezinformatave, por akuzat e së premtes sugjerojnë që roli i këtij organi shkon përtej operacioneve të ndikimit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se RT është pjesë thelbësore e makinerisë ruse të luftës dhe përpjekjeve të saj për të minuar aleatët demokratë të Shteteve të Bashkuara.

“RT-ja dëshiron që kapacitetet e saj të fshehta të zbulimit, siç janë përpjekjet e saj të propagandës dezinformuese që vazhdojnë prej një kohe të gjatë, të mbeten të fshehura”, deklaroi të premten Sekretari Blinken. “Kundërpërgjigja jonë më e fuqishme ndaj gënjeshtrave të Rusisë është e vërteta. Të zbulojmë për publikun atë që Kremlini po përpiqet ta bëjmë nën petkun e errësirës”.

RT-ja ka krijuar faqe interneti, të cilat pretendojnë të jenë faqe legjitime lajmesh për të shpërndarë dezinformatë dhe propagandë në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në vendet tjera, sipas zyrtarëve. Ata thonë se kjo media po ashtu ka zgjeruar përdorimin e operacioneve kibernetike përmes një entiteti të ri, të krijuar vitin e kaluar, të lidhur me zbulimin rus.

Përpjekja e fundit e RT-së kishte për qëllim mbledhjen e fondeve nga publiku me synim për të blerë pajisje për ushtrinë ruse, disa prej të cilave u blenë në Kinë, thonë zyrtarët. Lidhjet ndërmjet RT-së dhe fushatës për mbledhjen e fondeve nuk ishin të qarta dhe nuk kishte ndonjë shenjë se zyrtarët kinezë e dinin që prodhimet e tyre po i shiteshin Rusisë.

Veprimet e RT-së tregojnë “që ajo nuk është thjesht një stacion dezinformimi, por pjesë e plotë e aparatit të zbulimit dhe veprimit të qeverisë ruse”, tha Jamie Rubin, i cili drejton Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit.

Sanksionet e shpallura të premten vënë në shënjestër organizatën simotër të RT-së, TV-Novosti, si dhe një grup tjetër shtetëror mediatik, të quajtur ‘Rossiya Segodnya’, si dhe ndaj drejtorit të saj të përgjithshëm, Dmitry Kiselyov. Një organizatë e tretë dhe drejtuesi i saj, Nelli Parutenko, u vendosën nën sanksione nën pretendimin se kanë organizuar një skemë për blerje votash në Moldavi, me synimin për të ndihmuar kandidatët e preferuar nga Moska në zgjedhjet e radhës./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj