LIVE UPDATES
Bota

SHBA, shërbimi i parë privat i udhëtimit me trena në një shekull

Florida filloi një linjë të re hekurudhore, shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë që prej një shekulli, në Shtetet e Bashkuara. Linja e re, që filloi punën të premten ofron një mënyrë të re udhëtimi mes qyteteve të Orlandos dhe Majamit.

24 Shtator 2023, 22:50 Nga A.B
SHBA, shërbimi i parë privat i udhëtimit me trena në
Tren

SHBA-Ky është një investim prej 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes Majamit dhe Orlandos.

Florida filloi një linjë të re hekurudhore, shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë që prej një shekulli, në Shtetet e Bashkuara. Linja e re, që filloi punën të premten ofron një mënyrë të re udhëtimi mes qyteteve të Orlandos dhe Majamit.

Trenat me ngjyrë të verdhë që tashmë kanë filluar të qarkullojnë në linjën Majami-Orlando, arrijnë shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë.

Linja “Brightline” është shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë mes qyteteve në Shtetet e Bashkuara, në një shekull.

Ky është një investim 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes dy qendrave më të mëdha turistike të Floridës.

Tridhjetë e dy trena do të qarkullojnë çdo ditë në linjën me distancë prej 379 kilometrash mes Majamit dhe Orlandos.

"Ideja se makina është i vetmi mjet udhëtimi, po sfidohet nga një produkt i ri, i cili është më i sigurt, më miqësor ndaj mjedisit dhe me një kosto më të ulët. Kjo është një ngjarje e madhe", thotë Mike Reininger, President i linjës hekurudhore “Brightline”.

Ai thekson se shumica e pasagjerëve të linjës Majami-Orlando do të jenë njerëz që tashmë e bëjnë rregullisht këtë rrugë me makinë dhe të tjerët që nuk duan ta bëjnë atë me makinë.

Objektivi kryesor i nismës do të jenë banorët që udhëtojnë për të vizituar parkun Disney në Orlando dhe ata që duan të ndjekin ngjarjet sportive dhe koncertet në pjesën jugore të shtetit të Floridës.

Mark Vargas, një pasagjer nga Teksasi, i cili ndodhet për pushime në Florida, thotë se vendosi të merrte trenin për të shkuar në Majami me bashkëshorten e tij.

“Vendosa të përdor linjën Brightline sepse më dukej si mënyra më e bukur për të arritur në Majami. Çmimi është më i ulët se ai i taksive. Udhëtimi me tren është gjithashtu më i shpejtë se sa ai me makinë”, thotë ai.

John Renne, drejtor i Qendrës së Universitetit Atlantik të Floridës për Zgjidhjet Urbane dhe Mjedisore, thotë se korridori Majami-Orlando është i përsosur për hekurudhat me shpejtësi të lartë.

Rreth 40 milionë banorë të Floridës dhe vizitorë të tjerë e bëjnë këtë udhëtim në vit, rreth 90 për qind e tyre me makinë.

“Është mjaft emocionuese për ne në Floridën e jugut, të jemi një qendër për provat me një metodë të re udhëtimi, që mund të shihet si një model i ri i transportit hekurudhor, me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Renne.

Për shkak se “Brightline” është në pronësi private, ajo i kapërceu pengesat, diçka që një sistem transporti i drejtuar nga qeveria do ta kishte të vështirë, thekson ai./VOA

shba tren

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj