Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të Uashingtonit, gati një e treta e shpenzimeve publike për shëndetësinë në Zambia financohet nga SHBA-të, me fonde të alokuara kryesisht për blerjen e ilaçeve kundër HIV-it, malaries dhe tuberkulozit.
SHBA- Qeveria amerikane po i jep fund furnizimit me ilaçe me vlerë rreth pesëdhjetë milionë dollarë në vit për Zambian. Lajmin e njoftoi të enjten ambasadori i Uashingtonit në Lusaka, Michael Gonzalez. Ai u shpreh se ilaçet e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara po përvetësohen dhe përfundojnë duke u shitur në farmaci në të gjithë vendin jugor afrikan ndërsa autoritetet nuk bëjnë asgjë për të adresuar këtë fenomen.
Sipas tij qeveria amerikane nuk mund t'i justifikojë më taksapaguesve amerikanë vazhdimin e një niveli kaq të lartë ndihme, në të njëjtën kohë që qeveria zambiane refuzon të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar këtë ndihmë. Vendimi – që pritet të hyjë në fuqi në janar 2026 – është i pavarur nga shkurtimet drastike të ndihmës ndërkombëtare të zbatuara nga administrata e Donald Trump këtë vit, theksoi ambasadori i SHBA-së Gonzalez.
Sipas të dhënave të Uashingtonit, gati një e treta e shpenzimeve publike për shëndetësinë në Zambia financohet nga SHBA-të, me fonde të alokuara kryesisht për blerjen e ilaçeve kundër HIV-it, malaries dhe tuberkulozit.
Qeveria amerikane thotë se zbuloi mashtrimin në vitin 2021 dhe kreu inspektime në më shumë se 2,000 farmaci në të gjithë vendin, ku zbuloi gjithashtu se po shiteshin ilaçe të vjedhura nga Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries me seli në Gjenevë dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë.
Edhe pse Zambia ka nëntokë të pasur me bakër, mbi 64% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Presidenti Akade Itchilema, i cili u zgjodh në vitin 2021, bëri fushatë me premtime për të zhdukur korrupsionin dhe për të tërhequr investitorë të rinj.
Në fillim të mandatit të tij, u kryen arrestime dhe operacione me mbulim të lartë mediatik, siç janë sekuestrimi spektakolar i hoteleve dhe helikopterëve që i përkisnin një ish-ministri. Por ritmi i operacioneve kundër korrupsionit është ngadalësuar që atëherë.
Foto GJERMANI- Numri i sulmeve të dhunshme me thikë është duke u rritur. Masat (parandaluese) kundër kësaj forme dhune po sht...
friedrich merz GJERMANI- Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh. Por fillimi nuk ishte ashtu. I...
vladimir putin RUSI- Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave ...
papa leo VATIKAN- Papa Leo do të drejtojë meshën e tij të parë të shenjtë si papë këtë mëngjes, pasi...
Foto KASHMIR- Tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis Indisë dhe Pakistanit, me zyrtarët indianë q&e...
Merz dhe Trump SHBA- Lufta në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian u diskutuan gjatë një...
Giorgia Meloni ITALI- Kreyministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër urimi Papës Leone XIV. Në...
Leone XIV RUSI- Kreu i Kishës Katolike në Vatikan është zgjedhur ditën e sotme vetëm pak orë më përpara d...
Aleksandar Vuçiç BRUKSEL- Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Mosk...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Ki...