LIVE UPDATES
Bota

SHBA shpall “listën e zezë” në Ballkan, 10 figura të tjera “Non Grata"

Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

16 Nëntor 2023, 16:38 Nga h.k
SHBA shpall “listën e zezë” në Ballkan, 10 figura
SHBA

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.

Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaciq e Nenad Popoviq nga Serbia.

Dy të fundit janë sanksionuar edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit për lidhje me ndikimin dashakeq të Rusisë në rajon, dhe me korrupsionin e mundësuar prej tij. Thesari dhe Departamenti i Shtetit, po ashtu, kanë sanksionuar edhe 18 kompani.

"Rusia ka vazhduar të përdorë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar integrimin e rajonit në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe të përdorë juridiksionet kryesore për të lehtësuar aktivitetet e saj agresive destabilizuese," ka thënë nënsekretari për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare i Thesarit amerikan, Brian E. Nelson.

“Veprimi i sotëm rikonfirmon përpjekjet më të gjera të qeverisë amerikane për të promovuar paqen, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Nelson.

Petar Gjokiq është Ministër i Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Republikës Sërpska (RS) dhe president i Partisë Socialiste atje.

Që nga viti 2010, ai ka mbajtur poste të ndryshme ministrore në qeverinë e këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Në fillim të nëntorit, në Beograd, me rastin e festimit të festës ruse, Ditës së Bashkimit Kombëtar, atij iu dha një çmim për shërbimet e tij "në forcimin e miqësisë midis RS-së dhe Rusisë".

Dushko Peroviq është kreu i Përfaqësisë së RS-së në Moskë. Ai është kryesisht i pranishëm gjatë vizitës së presidentit të RS-së, Millorad Dodik, në kryeqytetin e Rusisë, dhe takimeve të tij me liderin rus, Vladimir Putin.

Gjokiq dhe Peroviq nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it për koment.

Savo Cvijetinoviq, i njohur me pseudonimin "Tigri", është biznesmen nga Bijelina, në verilindje të Bosnje- Hercegovinës. Ai është themelues dhe drejtor i kompanisë “Inženjering-BN”, e cila gjithashtu u vendos në listën e sanksioneve amerikane.

Cvijetinoviq është edhe kryetar i komunitetit serbo-rus “Zavet”. Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ai ishte kreu i Njësive Speciale të Policisë së RS-së.

Nenad Popoviq, politikan nga Serbia, i afërt me autoritetet ruse, është kryetar i Partisë Popullore Serbe - partnere koalicioni e Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Në mbledhjen e fundit të Parlamentit të Serbisë, të shpërndarë para zgjedhjeve që do të mbaheshin më 17 dhjetor, ai ishte deputet i shumicës qeverisëse.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 ka qenë ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë. Partia e Popoviqit bashkëpunon me Rusinë e Bashkuar, partinë e presidentit rus Putin, me të cilën ka nënshkruar disa marrëveshje ndërpartiake.

Si ministër dhe deputet, Popoviq pati takime të shumta me zyrtarë rusë në Serbi dhe Rusi, dhe që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ai avokoi që Serbia të mos vendoste sanksione ndaj Rusisë.

Misha Vaciq është udhëheqës i organizatës ultradjathtiste proruse "E djathta serbe".

Vaciq është në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet në shpjegim, aktivitete që "minojnë paqen, sigurinë, stabilitetin politik ose integritetin territorial të Shteteve të Bashkuara, aleatëve ose partnerëve të tyre", dhe që janë në favor të qeverisë ruse.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ai mori pjesë në takime në tubime të Rusisë, dhe kundërshtoi vendosjen e sanksioneve kundër atij vendi.

Branislav "Brano" Miqunoviq nga Nikshiqi prej vitesh është i lidhur me biznesin e ndërtimit dhe lojërave të fatit në Mal të Zi, si dhe me kompanitë "Jack Pot" dhe "Zeta Film".

Pranë Qytetit të Vjetër në Budvë, në vendin e ish-ndërtesës së “Zeta Film”, kompania e Miqunoviqit po ndërton, me partnerë të huaj, një hotel dymbëdhjetëkatësh me kazino.

Miqunoviq njihet si mik i ish-presidentit malazias, Millo Gjukanoviq. Ai u akuzua për vrasjen e Radovan Kovaçeviqit nga Nikshiqi në tetor të vitit 2000, por në vitin 2007 u shpall i pafajshëm, sepse përkundër disa personave të pranishëm gjatë vrasjes, askush nuk e identifikoi Miqunoviqin si personin që qëlloi me armë zjarri.

Miqunoviq ishte gjithashtu një nga të pandehurit në Bari të Italisë për kontrabandë cigaresh gjatë viteve 1990, por, në vitin 2019, kolegji i Gjykatës në Bari e pezulloi procedurën kundër tij për shkak të parashkrimit.

Çështja e duhanit u hap në Mal të Zi në vitin 2001, pasi në Bari filloi një hetim për kontrabandën e cigareve nga Mali i Zi në Itali, në fillim të viteve nëntëdhjetë.

Në hetim janë përfshirë rreth pesëmbëdhjetë persona nga Mali i Zi dhe Italia, mes të cilëve edhe Gjukanoviq. Të gjithë u shpallën të pafajshëm më vonë.

Miodrag “Daka” Davidoviq është biznesmen nga Mali i Zi. Në fillim të viteve ’90, ai ishte shef i policisë në Nikshiq, ndërsa gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ai ishte ministër në të ashtuquajturën krahinë autonome serbe të Hercegovinës, e cila u themelua nga partia e Radovan Karaxhiqit, i cili u dënua për krime lufte para gjykatës në Hagë.

Në fund të viteve ‘90, Davidoviq ishte gjithashtu i dyshuar për kontrabandë cigaresh, por ato akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Arrestimi i tij, për shkak të disa hetimeve financiare, përfundoi me faljen e tij në vitin 1998 nga ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviq, me të cilin ishte në marrëdhënie kumbarie.

Davidoviq është një nga donatorët më të mëdhenj të Kishës Ortodokse Serbe, prandaj ai mori disa çmime. Edhe pse herë pas here kishte ambicie politike në Mal të Zi, Davidoviq jetonte kryesisht në Beograd, prej nga i drejtonte punët e tij.

Sergei Samsonenko është biznesmen i pasur rus, i cili ka në pronësi klube maqedonase të hendbollit dhe futbollit. Ratka Kunoska Kamceva është nëna e biznesmenit maqedonas Orce Kamcev, i cili, po ashtu, është në listën e zezë amerikane. Siç përcaktohet nga Departamenti i Thesarit, të gjitha asetet dhe interesat në asete të personave të shtuar në listë, që janë në Shtetet e Bashkuara ose në pronësi ose kontrollim të personave amerikanë, janë të ngrira dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Thesarit.

Gjithashtu, bllokohen edhe të gjitha subjektet që janë në pronësi të një ose më shumë personave të bllokuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, individualisht ose në total, me 50 për qind e më shumë.

Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda (ose në tranzit) në Shtetet e Bashkuara, që përfshijnë çdo pasuri ose interes në asetet e personave të caktuar ose të bllokuar, janë të ndaluara, përveç nëse autorizohen nga një autorizim i përgjithshëm ose i veçantë i lëshuar nga OFAC, ose nëse përjashtohen.

Përveç kësaj, institucionet financiare dhe personat e tjerë që angazhohen në transaksione ose aktivitete të caktuara me individë të sanksionuar mund t'i nënshtrohen sanksioneve./REL 

sanksione

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje