LIVE UPDATES
Bota

Konflikti Izrael-Palestinë/ SHBA shton forcat ushtarake në Lindjen e Mesme

Një tjetër grup i avionëve luftarakë i shtohet forcës sulmuese detare amerikane në Mesdhe. Aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower do t’i bashkohet aeroplanmbajtëses tjetër USS Gerald R. Ford, e vendosur në gjendje gatishmërie në lindje të rajonit.

19 Tetor 2023, 16:08 Nga f.i
Konflikti Izrael-Palestinë/ SHBA shton forcat ushtarake në Lindjen e
foto ilustruese

IZRAEL- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vendosi mbi 2 mijë pjesëtarë të ushtrisë në gjendje gatishmërie këtë javë. Pentagoni i tha Zërit të Amerikës se nëse presidenti aktivizon njësitë, ato do të forconin më tej kapacitetin ajror të ushtrisë amerikane; aftësitë mjekësore dhe logjistike; si dhe aftësitë e zbulimit dhe vëzhgimit në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell më shumë hollësi mbi masat që Shtetet e Bashkuara po marrin në rajon.

Një tjetër grup i avionëve luftarakë i shtohet forcës sulmuese detare amerikane në Mesdhe. Aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower do t’i bashkohet aeroplanmbajtëses tjetër USS Gerald R. Ford, e vendosur në gjendje gatishmërie në lindje të rajonit.

“Qëllimi ynë kryesor duke vendosur jo një, por dy aeroplanmbajtëse atje, është dërgimi i mesazhit të parandalimit, për të paralajmëruar aktorët në rajon, që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë këtë konflikt", thotë Sabrina Singh, Zëvendës Sekretare e Shtypit në Pentagon.

Pjesëtarët e bordit të luftanijes USS Ford, më e madhja dhe më e modernia amerikane, sa e kishin përfunduar misionin e tyre gjashtëmujorë. Por, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e zgjati për kohë të pacaktuar qëndrimin e tyre në rajon. Tre anijet e grupit amfib USS Bataan po vendosin mijëra marinsa në ujërat pranë Izraelit, të gatshëm të depërtojnë në territor armiqësor, ose të ofrojnë kujdes dhe ndihmë mjekësore. Një skuadër e avionëve sulmues A-10 ka mbërritur në Lindjen e Mesme, krahas vazhdimit të vendosjes së një skuadrilje tjetër të avionëve sulmues A-10.

Shtetet e Bashkuara po shtojnë edhe numrin e avionëve luftarakë F-15 dhe F-16, ndërsa rriten shqetësimet se Hezbollahu mund t’i bashkohet luftës nga veriu, sapo të fillojë sulmi i pritshëm tokësor i Izraelit në Gazë.

“Hezbollahu ka rreth 200 mijë raketa dhe predha. Aftësia për t’i goditur pozicionet e tyre është tepër e rëndësishme. Këto dislokime shtesë krijojnë atë mundësi”, thotë Dakota Wood nga Fondacioni Heritage. Përveç rritjes së pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara dërguan të paktën pesë avionë transporti C-17 me ndihma ushtarake për Forcat izraelite të Mbrojtes. 

“Ne po furnizojmë Izraelin me sisteme të sigurisë për të shkatërruar dhe zmbrapsur Hamasin në Gazë. E përsëris sa herë të doni: kjo nuk nënkupton vrasjen e civilëve të pafajshëm”, thotë Sabrina Singh, Zëvendës Sekretare e Shtypit në Pentagon.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes thonë se administrata po angazhohet për të furnizuar Izraelin me municione precize dhe raketa për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Iron Dome”./ VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj