LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Studentët kinezë që protestuan kundër masave anti-Covid druhen të kthehen në Kinë

Në këtë kohë shumica e studentëve në SHBA kthehen në shtëpi për pushime, me përjashtim të shumë studentëve kinezë. Arsyet janë të ndryshme.

22 Dhjetor 2022, 15:07 Nga d.a.
SHBA: Studentët kinezë që protestuan kundër masave
Studentet kinez

SHBA- Studentët nga Kina përbëjnë më shumë se 30% të studentëve ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee shumë prej tyre nuk po kthehen në shtëpi gjatë pushimit të fundvitit megjithëse Kina ka lehtësuar politikën e saj të rreptë kundër përhapjes së virusit ‘COVID-19’.

Në këtë kohë shumica e studentëve në SHBA kthehen në shtëpi për pushime, me përjashtim të shumë studentëve kinezë. Arsyet janë të ndryshme.

Studente kineze e sapo diplomuar

“Fluturimi për në Kinë në këtë kohë është shumë i shtrenjtë. Kam dëshirë të kthehem, por rrethanat janë vërtet të këqija”, thotë një studente e sapodiplomuar në SHBA.

Një e sapodiplomuar tjetër nuk dëshiron të identifikohet sepse ka frikë nga hakmarrja e qeverisë kineze. Ajo kishte marrë pjesë në një tubim në universitet, duke bërë thirrje që Pekini të lehtësonte masat kundër “Covid-19”.

Këto tubime dhe vigjilje muajin e kaluar në qytetet e SHBA-së pasuan zjarrin vdekjeprurës që përfshiu një ndërtesë apartamentesh në rajonin Xinjiang të Kinës. Shumë njerëz fajësuan politikën zero-COVID për vdekjet. Tragjedia nxiti demonstrata në të gjithë Kinën. Disa ditë pas protestave, Pekini vendosi të lehtësojë masat kundër “COVID-19”.

Studenti kinez Han Wang organizoi një vigjilje në Los Anxhelos.

“Unë mendoj se është një fitore e parë për njerëzit në Kinë si rezultat i lëvizjes së tyre të guximshme”, tha Han Wang, një student kinez në Los Angelos.

Por, zoti Wang dhe studentë të tjerë kinezë në SHBA thonë se aktivizmi i tyre do të thotë se ata nuk mund të shkojnë në shtëpi gjatë festave nga frika e policisë kineze. Ai thotë se departamenti i sigurisë i Kinës kishte keqtrajtuar familjen e tij në Kinë gjatë dy viteve të fundit.

Një e sapodiplomuar thotë se flet me familjen e saj në Kinë për lirinë e fituar së fundmi pas ndryshimit të politikës kundër “COVID-19”.

“Atyre u pëlqen fakti që tani mund të lëvizin. Fabrikat mund të punojnë dhe ndoshta jeta ekonomike do të kthehet në normalitet, sepse ata vuajtën gjatë masave të rrepta kundër ‘COVID-19’. Të ardhurat e tyre u pakësuan. Ata nuk mund të vizitojnë familjen e tyre në Kinë e as mua në SHBA”, thotë studentja kineze e sapodiplomuar.

Por, liria e sapo fituar e ka një çmim pasi tani raportohet për rritje të rasteve të të infektuarve me “COVID-19”.

“Familja ime tregon se si spitalet janë të mbushura me njerëz dhe se nuk mund të blinin ilaçe (ibuprofen). Ata kanë edhe mungesë testesh”, thotë më tej e sapodiplomuara kineze në SHBA ndërsa flet në kushte anonimiteti.

Por qeveria kineze thotë se po punon për përmirësimin e situatës.

“Kina po përmirëson vazhdimisht masat e parandalimit dhe kontrollit për të siguruar një koordinim më të mirë të reagimit ndaj pandemisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Kinezja e sapodiplomuar thotë se ka menduar t'u dërgojë të afërmve të saj disa komplete testesh nga SHBA. Por, kjo do t'i kushtonte asaj 200 dollarë, një kosto që tani për tani ajo e ka të pamundur ta përballojë./VOA/

han wang koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj