Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Furnizimi me municione dhe armë rifilloi më 12 mars, pasi ishte pezulluar për rreth një javë.
UKRAINA- Armët e prodhimit amerikane janë duke u përdorur vazhdimisht në fushëbetejat e Ukrainës, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara e kishin pezulluar përkohësisht furnizimin e Kievit me armë. Furnizimi me municione dhe armë rifilloi më 12 mars, pasi ishte pezulluar për rreth një javë. Pezullimi ndodhi si rrjedhojë e një përplasjeje në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 28 shkurt.
Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, u takua me trupa në vijën e frontit në rajonin lindor, Donjeck, në fillim të marsit. Ai i gjeti ata duke e përdorur obusin amerikan, Paladin, dhe automjetet luftarake Bradley, si dhe obusin M777, i cili prodhohet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këto armë përdoreshin vazhdimisht dhe plotësisht.
“Trupat ukrainase kanë hapur zjarr intensiv pranë [qytetit të] Kurahovit”, tha Kushnir, duke qëndruar pranë një M777-shi.
“Sapo kanë qëlluar më shumë se 20 predha dhe zjarri nuk është ndalur. Kjo lloj artilerie mbërriti në vitin 2022 nga Shtetet e Bashkuara. Ka shumë armë të tilla në vijën e frontit dhe ato përdoren gjerësisht, ashtu si edhe predhat me kalibër të NATO-s. Zjarri nuk ndalet kurrë, siç mund ta shihni”, tha ai.
Ushtarët që i intervistoi Kushnir thanë se besojnë që pezullimi i ndihmës ushtarake ka pasur pak ndikim deri tani.
“Për sa di unë, ne po prodhojmë predha tani, kështu që nuk mendoj se do të kemi probleme me furnizimin”, i tha Kushnirit një ushtar i paidentifikuar. “Dhe do t’i kemi ende këto armë. Nëse ndodh diçka në të ardhmen, mund t’i riparojmë. Ato po riparohen dhe po rikthehen në gjendje pune që t’i përdorim sërish”.
“Nuk është vetëm Amerika që po na ndihmon”, tha një ushtar tjetër i paidentifikuar. “Ne do të rezistojmë dhe kjo situatë do të përfundojë”.
Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, me bazë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara ofruan 67 miliardë dollarë ndihmë ushtarake nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 deri në dhjetor 2024. Evropa ofroi 65 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë. Fedir Venislavsky, i cili është anëtar i komitetit të mbrojtjes në parlamentin ukrainas, vlerësoi në fillim të marsit se furnizimi i Ukrainës me armë do të mjaftojë vetëm për gjashtë muaj pa ndihmën ushtarake të SHBA-së./ REL
Takimi RUSI- Vendet e G7 po i bëjnë thirrje Rusisë që të pranojë armëpushimin e propozuar nga Shtete...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një sulm të ri të ashpër ndaj Joe Biden për veprimet e tij gjatë ...
foto nga italia ITALI- Reshje të dendura shiu kanë goditur Toskanën dhe Emilia-Romagna të premten pasi disa lumenj ...
Foto ilustruese MAL I ZI- Punonjësit e Gjykatës Themelore në Podgoricë janë duke u evakuuar nga objekti për shkak të nj&...
Rheinmetall GJERMANI- Në mbledhjen vjetore të koncernit Rheinmetall, drejtori tha se "nuk e ka përjetuar më parë një kë...
foto ilustruese BEOGRAD- Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po kryhen hetime lidhur me mu...
pamje nga takimi SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Irlandës Veriore, Mi...
Dodik BOSNJE- Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik tha se RS do të formojë gjykatën dhe prokurorinë e vet duke theksuar se i p...
foto ilustruese UKRAINË- Mbrojtja kundërajrore ukrainase ka arritur të interceptoj dhe shkatërrojë raketën ruse duke p&e...
Foto ilustruese DANIMARKË- Danimarka i cilësoi si të papranueshme deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili përsëriti...