LIVE UPDATES
Bota

SHBA, votimi nga ata që nuk kanë shtetësinë është i rrallë, megjithatë republikanët e kanë bërë atë një çështje të rëndësishme

Duke përmendur fluksin e emigrantëve në vitet e fundit në kufirin me Meksikën, republikanët kanë ngritur shqetësime rreth mundësisë që ata që nuk janë shtetas të votojnë.

3 Shtator 2024, 22:50 Nga E. D
SHBA, votimi nga ata që nuk kanë shtetësinë është
fotot ilustruese

SHBA- Vetëm shtetasit amerikanë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për president dhe poste të tjera në Shtetet e Bashkuara. Megjithësë kjo është gjë e ditur, mundësia e regjistrimit, ose votimit të atyre që nuk janë shtetas, ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit.

Duke përmendur fluksin e emigrantëve në vitet e fundit në kufirin me Meksikën, republikanët kanë ngritur shqetësime rreth mundësisë që ata që nuk janë shtetas të votojnë. Ata kanë ndërmarrë hapa në shumë shtete për ta trajtuar këtë çështje, edhe pse rastet kur jo-shtetasit votojnë janë të rralla

Zyrtarët e Partisë Republikane kanë nxitur rishikimin e listave të votuesve, kanë lëshuar urdhra ekzekutivë për këtë çështje dhe kanë bërë ndryshime kushtetuese në lidhje me fletëvotimet e shtetit si pjesë e një plani për të penguar votimin e atyre që nuk janë shtetas. Disa demokratë pretendojnë se masat mund të krijojnë pengesa për votuesit e ligjshëm, se ato janë të panevojshme dhe se i bëjnë njerëzit të besojnë se problemi i votimit të atyre që nuk janë shtetas është më i madh se sa është në të vërtetë.

Çfarë thotë ligji?

Një ligj i vitit 1996 në Shtetet e Bashkuara e bën të paligjshëm për ata që nuk kanë shtetasinë për të votuar në zgjedhjet për president ose për në Kongres. Shkelësit mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri në një vit. Ata gjithashtu mund të dëbohen nga vendi.

Kur njerëzit regjistrohen për të votuar, ata konfirmojnë se janë shtetas amerikanë, ndryshe rrezikojnë dënimin për shkak të dëshmisë së rreme. Ligji federal kërkon që shtetet t’i pastrojnë rregullisht listat e tyre të votuesve dhe të heqin këdo që nuk ka të drejtë vote, një proces që mund të identifikojë emigrantët që jetojnë në vend ilegalisht.

Asnjë kushtetutë shtetërore nuk i lejon në mënyrë të drejtpërdrejtë ata që nuk janë shtetas të votojnë. Por, disa bashki në Kaliforni, Meriland dhe Vermont, si dhe në Uashington, e lejojnë votimin për jo-shtetasit për zgjedhjet lokale, si për bordin e shkollës dhe këshillin e qytetit.

Çfarë thonë të dhënat?

Votimi nga ata që nuk janë shtetas është i rrallë. Megjithatë, zyrtarët republikanë kanë vënë në pah se nga rishikimi i listave të votuesve janë vënë re edhe raste të përfshirjes në to të disa prej atyre që me gjasë nuk janë shtetas.

Guvernatori i Teksasit, republikani Greg Abbott tha javën e kaluar se më shumë se 6,500 persona, që me gjasë nuk janë shtetas, janë hequr nga listat e votuesve të shtetit që nga viti 2021. Kjo, sipas tij, përfshin edhe 1,930 individë të cilët kanë marrë pjesë në votim. Emrat e tyre i janë referuar për hetim zyrës së prokurorit të përgjithshëm. Teksasi ka pothuajse 18 milionë votues të regjistruar.

Sekretari i Shtetit të Ohajos, republikani Frank LaRose, tha në muajin gusht se ai dërgoi për ndjekje të mundshme 138 individë që nuk janë shtetas dhe të cilët kishin votuar në zgjedhjet e fundit dhe 459 të tjerë që ishin regjistruar, por nuk kishin votuar. Këto shifra ishin më të larta se vlerësimet e viteve të mëparshme. Ato, megjithatë mbesin një pjesë e vogël e më shumë se 8 milionë votuesve të regjistruar në Ohajo.

Sekretari i Shtetit në Alabama, republikani Wes Allen, njoftoi së fundmi se 3,251 personave të identifikuar më parë nga qeveria federale si individë që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, po ju ndryshohet statusi në joaktiv në listat e regjistrimit të votuesve të shtetit. Atyre do t'u kërkohet të ofrojnë vërtetimin e shtetësisë dhe të plotësojnë një formular për të votuar në nëntor. Alabama ka më shumë se 3 milionë votues të regjistruar.

Në Xhorxhia, Sekretari i Shtetit, republikani Brad Raffensperger njoftoi se 1,634 individë, që me gjasë nuk janë shtetas, u përpoqën të regjistroheshin për të votuar midis viteve 1997 dhe 2022. Megjithatë, zyrtarët zgjedhorë i zbuluan se nuk janë shtetas dhe asnjë nuk u regjistrua. Xhorxhia regjistroi miliona votues të tjerë gjatë të njejtës periudhë.

Disa ekspertë të administratës zgjedhore kanë thënë se rishikimet e listave të votuesve tregojnë se mjetet aktuale për të zbuluar votuesit që nuk janë shtetas po funksionojnë.


Çfarë thonë gjykatat?


Arizona ofron një rast studimor për përpjekjet e gjata të republikanëve për të ndaluar votimin e atyre që nuk janë shtetas.

Sipas një nisme të miratuar në vitin 2004, Arizona kërkonte një patentë shoferi, certifikatë lindjeje, pasaportë, ose dokument tjetër të ngjashëm për të miratuar kërkesat për regjistrimin e votuesve. Megjithatë, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi në vitin 2013 se Arizona nuk mund të kërkojë prova të shtetësisë në formë dokumentesh, që njerëzit të fitojnë të drejtën të votojnë në zgjedhjet federale.

Shteti u përgjigj duke krijuar dy kategori zgjedhësish. Për zgjedhjet shtetërore dhe lokale, votuesit duhet të ofrojnë dëshminë e shtetësisë kur regjistrohen, ose ta kanë atë në dosje të mbajtur nga shteti. Por, për shkak se kjo nuk mund të kërkohet në zgjedhjet presidenciale dhe ato për Kongresin, dhjetëra mijëra votues të cilët nuk kanë ofruar prova të shtetësisë, janë regjistruar vetëm për zgjedhjet federale.

Një urdhër i gushtit nga Gjykata e Lartë amerikane do të lejojë që formularët e regjistrimit të votuesve të dorëzuara pa “dokumentin që provon shtetësinë" të refuzohen nga qarqet e Arizonës, ndërsa proceset gjyqësore mbi ligjin vazhdojnë. Njerëzit do të mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe ato për në kongres duke përdorur një formë tjetër federale që kërkon që individët të betohen se janë shtetas pa kërkuar prova, por me rrezikun e dënimit, në rast se kanë bërë dëshmi të rreme.

Çfarë nismash përmbajnë fletëvotime e nëntorit për këtë?

Legjislaturat e udhëhequra nga republikanët në tetë shtete kanë propozuar ndryshime kushtetuese në gjuhën që përdoret në fletëvotimet e tyre të nëntorit që nënvizojnë se vetëm shtetasit mund të votojnë.

Propozimet në Ajova, Mizuri, Karolinën e Veriut, Oklahoma, Karolinën e Jugut dhe Viskonsin do të zëvendësojnë dispozitat ekzistuese kushtetuese që deklarojnë se "çdo shtetas" ose "të gjithë" shtetasit mund të votojnë me formulimin e ri që thotë "vetëm" shtetasit mund të votojnë. Mbështetësit thonë se formulimi aktual nuk i ndalon domosdoshmërisht ata që nuk janë shtetas të votojnë.

Në Ajdaho dhe Kentaki, ndryshimi i propozuar thotë: "Individët që nuk janë shtetas të Shteteve të Bashkuara" nuk mund të votojnë. Formulimi i ngjashëm mori miratimin nga votuesit e Luizianës dy vjet më parë.

Votuesit në Dakotën e Veriut, Kolorado, Alabama, Florida dhe Ohajo i miratuan ndryshimet midis viteve 2018 dhe 2022 që theksojnë votimin "vetëm" për shtetasit.

Çfarë tjetër po bëjnë shtetet?

Edhe pse votimi nga individët që nuk janë shtetas tashmë është i ndaluar në kushtetutën e shtetit, guvernatori republikan Jeff Landry i Luizianës po vazhdon të tërheqë vëmendjen për këtë çështje. Së fundmi ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u kërkon agjencive shtetërore që ofrojnë formularë regjistrimi për të votuar, të përfshijnë një deklaratë, ku të thiuhet se ata që nuk janë shtetas e kanë të ndaluar të votojnë.

Në Xhorxhia, Sekretari i Shtetit, republikani Brad Raffensperger javën e kaluar kërkoi që në çdo qendër votimi të vendoset një tabelë në anglisht dhe spanjisht duke paralajmëruar ata që nuk janë shtetas se është e paligjshme të votosh.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, republikani Ken Paxton, duke përmendur "rritjen e konsiderueshme të popullsisë që nuk ka shtetësinë" në Teksas, krijoi një llogari të veçantë emaili të mërkurën për të raportuar shkelje të dyshuara të ligjeve zgjedhore.

Në Viskonsin, republikanët kanë ngritur dy padi të ngjashme në javët e fundit që sfidojnë procesin e shtetit për të verifikuar nëse një votues i regjistruar është shtetas. Paditë kërkojnë urdhra gjyqësore që i kërkojnë komisionit zgjedhor të kryejë kontrolle për t'u siguruar që në listën e votuesve nuk ka individë që nuk janë shtetas.

Çfarë ka bërë Kongresi?

Republikanët në Kongres po bëjnë përpjekje të miratojnë një projekt-ligj, të njohur si "Ligji i Mbrojtjes së Votuesve Amerikanë". Nëse miratohet ligji do të kërkonte prova të shtetësisë për të votuar. Gjatë një konference për shtyp në lidhje me këtë ligj këtë vit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, nuk dha shembuj konkret kur ata që nuk janë shtetas kanë votuar, por këmbënguli se ky ishte një shqetësim.

"Ne të gjithë e dimë, në mënyrë intuitive, se shumë ilegalë po votojnë në zgjedhjet federale", tha ai dhe shtoi "por nuk është diçka që mund të provohet lehtësisht".

Projekt-ligji është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë shumicën, në muajin korrik. Ai, megjithatë, nuk është dërguar për votim në Senatin e udhëhequr nga Demokratët. Administrata e Presidentit Biden tha se e kundërshton fuqishëm dhe se ligjet që janë në fuqi kundër votimit nga ata që nuk janë shtetas po funksionojnë.

“Ky projekt-ligj nuk do të bënte asgjë për të mbrojtur zgjedhjet tona, por do ta bënte procesin shumë më të vështirë për të gjithë amerikanët me të drejtë vote dhe do të rriste rrezikun që votuesit me të drejtë vote të hiqen nga listat e votuesve”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./VOA

zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje