12 Qershor 2024, 22:09
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd. Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.
Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve. Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.
Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t'i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.
Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.
Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.
Sanksionet u njoftuan përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.
Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht./REL
shba bassire group doo
Bota
12 Qershor 2024, 21:26
r.ll
luftanije ruse
KUBË- Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës të mërkurën përpara st&eu...
Bota
12 Qershor 2024, 20:47
r.ll
sherri
ITALI- Një incident është shënuar ditën e sotme në parlamentin italian, ku disa deputetë janë zënë...
Bota
12 Qershor 2024, 20:50
N.F
Perurimi
FERIZAJ- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e për...
Bota
12 Qershor 2024, 20:45
N.F
Busti i Adem Jasharit, Prekaz
KOSOVA- Kosova shënon 25-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 dhe të Çli...
Bota
12 Qershor 2024, 20:26
r.ll
banesa
GREQI -Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 37-vjeçar ka vrarë mbesën e tij 11-vjeçare ...
Bota
12 Qershor 2024, 20:30
N.F
Një Vireo në Filadelfia
AMERIKË- Konsumimi i kokainës po kërcënon zogjtë e rrallë tropikal, pasi trafikantët e...
Bota
12 Qershor 2024, 20:04
N.F
Mbledhja e komisioneve parlamentare për mbrojtje dhe siguri në Sarajevë
SARAJEVË- Gjatë ditës së parë të takim...
Bota
12 Qershor 2024, 19:47
N.F
Zbulimi
ANGLI- Një zbulim befasues u bë nga arkeologët britanikë në gjirin Standland, në brigjet e Dorset...
Bota
12 Qershor 2024, 19:28
N.F
Trump dhe Biden
SHBA- Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të...
Bota
12 Qershor 2024, 18:58
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabr...