LIVE UPDATES
Bota

Shefi i ChatGPT kërkon vendosjen e rregullave për inteligjencën artificiale

Qeveritë në mbarë botën janë nën presion që të veprojnë shpejt pas daljes në treg të ChatGPT, që mund të prodhojë përmbajtje të ngjashme me njeriun, gjë që shkaktoi edhe frikë në mesin e përdoruesve.

16 Maj 2023, 21:33 Nga k.m.
Shefi i ChatGPT kërkon vendosjen e rregullave për inteligjencën
Foto ilustruese

Ligjvënësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e inteligjencës artificiale, teksa senatori amerikan, Richard Blumenthal, hapi seancën me një zë të zhvilluar nga kompjuteri, që tingëllonte jashtëzakonisht ngjashëm me zërin e tij, teksa lexoi një tekst të krijuar nga ChatGPT.

“Nëse keni qenë duke na dëgjuar nga shtëpia, mund të keni menduar se ky është zëri im dhe këto ishin fjalët e mia, por në fakt zëri nuk ishte i imi”, tha Blumenthal.

Teknologjitë e inteligjencës artificiale “janë më shumë sesa eksperimente hulumtuese. Ato më nuk janë fantazi, janë reale dhe janë prezentë”, tha Blumenthal. Altman dëshmoi para një nënkomiteti të Senatit dhe i bëri thirrje Kongresit amerikan që të vendosë rregulla të reja ndaj fushës së teknologjisë, pavarësisht se ndarjet e thella politike për vite me radhë kanë bërë që të bllokohet legjislacioni që synon të vendosë rregulla për internetin. Por, qeveritë në mbarë botën janë nën presion që të veprojnë shpejt pas daljes në treg të ChatGPT, që mund të prodhojë përmbajtje të ngjashme me njeriun, gjë që shkaktoi edhe frikë në mesin e përdoruesve.

Altman që atëherë është bërë fytyra botërore e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të ketë efekte negative në shoqëri.

“OpenAi është krijuar me besimin se inteligjenca artificiale ka potencial për të përmirësuar pothuajse çdo aspekt të jetës sonë, por po ashtu krijon rreziqe serioze”, tha Altman para Senatit.

Ai insistoi se tash për tash, teknologjia e zhvilluar nga OpenAi do të “adresojë disa prej sfidave më të mëdha të njerëzimit, sikurse ndryshimet klimatike dhe shërimin e kancerit”.

Megjithatë, duke pasur parasysh rrezikun nga dezinformatat dhe problemet e tjera, “ne mendojmë se qeveritë duhet të ndërhyjnë duke vendosur rregulla që do të ishin thelbësore për uljen e këtyre rreziqeve nga modelet gjithnjë e më të fuqishme”, tha ai. Altman sugjeroi që Qeveria amerikane mund të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së kushteve të licencimit dhe testimit para se të nxirren në treg modele të fuqishme të inteligjencës artificiale dhe autoritetet të kenë edhe fuqinë që të heqin licencat e operimit nëse shkelen rregullat.

Ai po ashtu rekomandoi që të ketë një koordinim më të madh global për vendosjen e rregullave mbi teknologjinë, por edhe për krijimin e një agjencie në SHBA që do të merrej me inteligjencën artificiale. Senatori Blumenthal tha se Evropa veçse ka nisur punën për legjislacionin për inteligjencën artificiale, që pritet të hidhet në votim muajin e ardhshëm në Parlamentin Evropian.

Sipas këtij legjislacioni, nëse miratohet, në BE mund të ndalohen sistemet e inteligjencës artificiale që bëjnë vëzhgime biometrike apo që kanë aftësi për të njohur emocionet./REL

chatgpt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj