Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.
KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit. Wigemark ka shkruar në Twitter se është i shqetësuar me incidentet e djeshme në veri dhe se "çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur".
Ai tha se EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e Wigemarkut në Twitter, dhe ka shkruar “vërtet shumë shqetësuese”, duke shtuar që ai mbështetë protestat paqësore, por duhet të ketë “zero tolerancë ndaj dhunës”.
“Dhuna e djeshme ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore është e papranueshme”, ka thënë Rohde.
Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë", dhe se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor. Ato u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t'i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna - i kundërshton këto zgjedhje. Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri. Zyrtarë të KQZ-së thanë, po ashtu, se në rrethana të tilla, "nuk mund të punohet sipas planeve të parapara".
Marrë nga REL
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizu...
Bruksel BRUKSEL- Komisioni Evropian ka korrigjuar raportin në të cilin qortonte Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë ven...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar pas incidenteve me granata dore që ndodhën të martën në v...
Blerim Zhubi KOSOVË- Një qytetar shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, Blerim Zhubi ka reaguar pas shpë...
Greqi GREQI- Komuniteti rom në Mendi të Greqisë është ngritur në protesta ditën e djeshme. Arsyeja e revoltës ...
Trenat e perplasur SPANJË- Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në periferi të Ba...
provimet e maturës AFGANISTAN- Vajzat afgane do të lejohen të marrin provimet e diplomimit të shkollës së mesme kët&eum...
Policia gjermane GJERMANI- Zbardhen detaje nga arrestimi i 25 personave të cilët ishin pjesë e një grupi ekstremistësh që sy...
Shpërthimet në veri të Kosovës KOSOVË- Shpërthimet e njëpasnjëshme në një objekt ku punonte Komisioni Kom...
Burri vret gruan në Itali ITALI- Një krim në familje ka tronditur sot Italinë. Një 65- vjeçar i identifikuar me emrin Giuse...