LIVE UPDATES
Bota

Shefi i NATO-s 'i vendosur': Do të kërkojmë veprime konkrete ndaj Kinës në takimin e Vilnusit

Lufta në Ukrainë dhe tensionet në ngushticën e Tajvanit janë gjeografikisht të largëta. Por gjeopolitikisht, të dyja janë të ndërlidhura, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fillim të këtij viti në Tokio.

7 Korrik 2023, 18:26 Nga a.l
Shefi i NATO-s 'i vendosur': Do të kërkojmë veprime
Jens Stoltenberg

Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s vitin e kaluar në Madrid, aleanca për herë të parë e njohu Kinën si një sfidë sigurie. Javën e ardhshme, ndërsa krerët e NATO-s takohen për një takim të nivelit të lartë në Vilnius të Lituanisë, ata do të ndërmarrin veprime konkrete.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim nevojës së NATO-s për të krijuar një qasje koherente ndaj asaj që e sheh si kërcënim ndaj Kinës dhe pengesave që mund të hasë për ta bërë një gjë të tillë.

Lufta në Ukrainë dhe tensionet në ngushticën e Tajvanit janë gjeografikisht të largëta. Por gjeopolitikisht, të dyja janë të ndërlidhura, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fillim të këtij viti në Tokio.

“Nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, kjo do të dërgonte mesazhin se regjimet autoritare mund të arrijnë qëllimet e tyre përmes forcës brutale. Kjo është e rrezikshme. Pekini po shikon nga afër dhe po nxjerr mësime që mund të ndikojnë në vendimet e tij në të ardhmen”.

Nëse udhëheqësi kinez Xi Jinping vendos të pushtojë Tajvanin, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja mund të tërhiqen pa dashje në konflikt – një emergjencë që aleanca duhet të planifikojë. Vitin e kaluar në Takimin e Madridit, Koncepti Strategjik i NATO-s e quajti Kinën “sfidë sistemike për sigurinë euroatlantike”.

Këtë vit në takimin e Vilniusit, në Lituani, ata do të duhet ta kthejnë konceptin në veprim. Përtej Tajvanit dhe shqetësimeve për lirinë e lundrimit, NATO-ja është e shqetësuar nga kontrolli në rritje i Pekinit mbi infrastrukturën kritike evropiane si rrjeti 5G, dhe ndikimi i funksionimit të tij.

Pra, aktivitetet kibernetike dhe hibride, por edhe më në përgjithësi, ndikimi politik kinez në Evropë është sigurisht një shqetësim në rritje”, thotë Anca Agachi me Këshillin e Atlantikut.

Partnerët e Indo-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut morën pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s vitin e kaluar dhe do të marrin pjesë përsëri në Vilnius.

“Këto vende të Indo-Paqësorit, kanë një përvojë unike duke u angazhuar me Kinën dhe mund të sjellin një perspektivë të vlefshme në diskutim” tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa aleatët mund të bien dakord se sfida e Kinës është reale, ata ndryshojnë në mënyrën se si ta trajtojnë atë. Shumë vende evropiane mbështeten shumë në investimet dhe tregtinë kineze. Sipas të dhënave të BE-së, Kina përbën pothuajse 10% të eksporteve të Evropës dhe rreth 20% të importeve të saj./VOA

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj