5 Korrik 2024, 13:04
Nga N.F
Jens Stoltenberg
UKRAINË- Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se shpreson se Ukraina do të mund t’i bashkohet aleancës ushtarake brenda dhjetë vjetëve të ardhshme.
“Vërtet shpresoj se Ukraina do të bëhet aleat”, tha Stoltenberg duke iu përgjigjur pyetjes për zgjerimin e mundshëm të NATO-s në dhjetë vjetët e ardhshme.
Ai u bëri thirrje aleatëve të NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me më shumë armë dhe municione për t’i ndihmuar ta mposhtë pushtuesin rus.
“Sa më e madhe që të jetë mbështetja, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, theksoi ai.
Stoltenberg, të cilit i mbaron mandati më 1 tetor, i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, e cila u publikua të premten.
Liderët e NATO-s do të takohen javën e ardhshme në Uashington, për ta festuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës, ku pritet të njoftojnë mbështetje të re për Ukrainën.
Ukraina është duke trokitur në dyert e NATO-s qysh prej vitit 2008, kur iu premtua se një ditë do të jetë anëtare.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërkohë, ka thënë kohë më parë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e Uashingtonit, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.
Njëra prej gjërave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës.
Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s tash, kjo është shumë e qartë.
NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë. /REL
jens stoltenberg ukraina
Bota
5 Korrik 2024, 12:53
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ky vit pritet të shënojë rekord për sa u përket rendimenteve të grurit në Kosovë. Madj...
Bota
5 Korrik 2024, 12:49
r.ll
rishi sunak
BRITANI- Rishi Sunak nuk është më Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pasi zyrtarisht i ka paraqitur dor&...
Bota
5 Korrik 2024, 12:47
r.ll
donald trump, joe biden
SHBA- Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedhjet e këtij viti është nëse Joe Bid...
Bota
5 Korrik 2024, 12:48
N.F
Orban
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se nuk është në pozitë për të udhëhequr ...
Bota
5 Korrik 2024, 11:47
r.ll
rishi sunak
BRITANI- Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak iu drejtua publikut britanik jashtë Downing Street për të shënuar fundi...
Bota
5 Korrik 2024, 11:36
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë n&e...
Bota
5 Korrik 2024, 10:18
r.ll
keir starmer
BRITANI- Pas 14 vjetësh qeverisjeje konservatore në Downing Street Nr 10 duket se do të ketë ndryshim politik.
Sipas p&eu...
Bota
5 Korrik 2024, 09:34
r.ll
BRITANI- E ndërsa në Europë fryn një erë e krahut të djathtë, Mbretëria e Bashkuar kthehet në të majt&e...
Bota
5 Korrik 2024, 09:20
r.ll
liz truss
BRITANI- Ish-kryeministrja britanike Liz Truss ka pësuar një tjetër poshtërim të paprecedentë, duke humbur vendin e...
Bota
5 Korrik 2024, 09:17
N.F
Aksident
GJERMANI- Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milion...