1 Gusht 2024, 07:41
Nga r.ll
sulmet
SHBA- Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaidës ka rënë dakord të pranojë fajësinë, tha të mërkurën Departamenti i Mbrojtjes.
Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorë të tij pritet ta deklarojnë fajësinë para Komisionit Ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë javën e ardhshme.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.
Zyrtari tha se kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura publikisht, por tha se ekziston mundësia që ajo të parashikojë një dënim me burgim të përjetshëm.
Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur.
Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.
Familjet e shumë prej viktimave kanë thënë se donin që të akuzuarit për organizimin e sulmit të pranonin zyrtarisht fajin. Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell dënoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
“E vetmja gjë më e keqe se të negociosh me terroristët është të negociosh me ta pasi ata janë në paraburgim”, tha Senatori McConnell në një deklaratë.
sulmet e 11 shtatorit shba
Bota
31 Korrik 2024, 22:53
E. D
fotot ilustruese
BULLGARI- Në fabrikën ushtarake “Terem” në qytetin Kostents në Bullgari ka ndodhur një shpë...
Bota
31 Korrik 2024, 22:52
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vrasjen e komandantit të lartë ushtara...
Bota
31 Korrik 2024, 22:45
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shum...
Bota
31 Korrik 2024, 22:31
M.B
Frank-Walter Steinmeier
GJERMANIA- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier Presidenti u takua me ish-pjesëmarrës të moshuar t&e...
Bota
31 Korrik 2024, 22:27
E. D
foto ilustruese
IRAN- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet për një takim urgjent në lidhje me vrasjen e...
Bota
31 Korrik 2024, 22:13
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) tha të mërkurën se aktivist&...
Bota
31 Korrik 2024, 21:58
E. D
foto ilustruese
HAMAS- Vrasja e numrit dy udhëheqësve të Hezbollahut, Fuad Shukr dhe liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, mund t...
Bota
31 Korrik 2024, 21:49
E. D
fotot ilustruese
HAMAS- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan e quajti vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh një akt të neveritsh&eu...
Bota
31 Korrik 2024, 21:51
M.B
Kuvendi i Serbisë.
SERBIA- Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të mërkurën të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojt...
Bota
31 Korrik 2024, 21:45
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen zgjedhjeve të nëntorit, miliona shtetas të rinj amerikanë po pë...