LIVE UPDATES
Bota

Shërbimi gjerman i inteligjencës heton ish-shefin e vet

Maassen, të cilin e larguan nga detyra, pasi u duk se nënvlerësonte dhunën e ekstremit të djathtë kundër migrantëve, është anëtar i partisë së qendrës së djathtë Bashkimi Kristjan-Demokrat (CDU) të ish-kancelares Angela Merkel.

1 Shkurt 2024, 18:38 Nga h.k
Shërbimi gjerman i inteligjencës heton ish-shefin e vet
Foto ilustruese

GJERMANI-Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Hans-Georg Maassen, është duke u hetuar nga ish-agjencia e tij, raportoi të mërkurën gazeta gjermane Bild.

Maassen, të cilin e larguan nga detyra, pasi u duk se nënvlerësonte dhunën e ekstremit të djathtë kundër migrantëve, është anëtar i partisë së qendrës së djathtë Bashkimi Kristjan-Demokrat (CDU) të ish-kancelares Angela Merkel.

Hans-Georg Maassen: Një karrierë e diskutueshme

Ish-shefi i spiunazhit gjerman Hans-Georg Maassen nuk është i panjohur për polemika. Gjatë gjithë karrierës së tij atë e kanë akuzuar për parregullsi dhe shumë dyshojnë se ai simpatizon ideologjinë e ekstremit të djathtë.

Hans-Georg Maassen, ish-kreu i Zyrës për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV), shërbimi kombëtar i inteligjencës, është kritikuar shpesh për deklaratat dhe veprimet e tij.

Si pjesë e hetimit, sipas gazetës Bild, Zyra Federale për Mbrojten e Kushtetutës (BfV) i kërkoi Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) informacion në lidhje me Maassen-in.

Ish-shefi i BfV tha se ishte "i indinjuar" dhe "do të kërkonte informacion se çfarë të dhënash ruajnë ish-punonjësit e mi për mua".

Gazeta Bild raportoi se një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Brendshme, përgjegjëse si për Zyrën Federale për Mbrojten e Kushtetutës ashtu edhe për Zyrën Federale të Policisë Kriminale, nuk e mohoi se kishte pasur hetim për Maassen-in.

"Ne nuk komentojmë për çështje individuale, qoftë edhe vetëm për arsye të privatësisë," tha ajo për gazetën.

Maassen tha se nëse ai do të hetohej nga BfV, ky do të ishte persekutim politik.

"Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është e qartë se Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk përdoret më për të mbrojtur Kushtetutën, por përkundrazi keqpërdoret për të mbrojtur qeverinë dhe për të luftuar dhe përndjekur politikisht kritikët e qeverisë," tha Maassen në një deklaratë në rrjetin X, të njohur më parë si Twitter.

Tentativa e përjashtimit nga CDU

Maassen u detyrua të linte postin e tij si kreu i shërbimit të inteligjencës kombëtare të Gjermanisë në vitin 2018, pasi u duk se nënvlerësonte seriozitetin e dhunës së dukshme të së djathtës ekstreme në qytetin lindor të Chemnitz-it.

Ai kandidoi pa sukses si kandidat i CDU-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në Turingi.

Udhëheqja e CDU-së ka akuzuar Maassen për përdorimin e gjuhës së konspiracionistëve dhe antisemitëve. Maassen, 60 vjeç, është kritikuar për disa deklarata në rrjetet sociale.

Udhëheqësit e partisë u përpoqën ta përjashtonin për postimet në Twitter rreth "racizmit eliminues kundër të bardhëve", por një komision partiak në Turingi vendosi muajin e kaluar se ai mund të qëndronte edhe më tej anëtar i CDU-së.

gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj