23 Tetor 2024, 13:36
Nga ZH.LL
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një sherr mes disa personave ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të mëngjesit, në rrugën "Lidhja e Pejës". Sipas raportimeve, katër persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime me mjete të forta.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se pas njoftimit të marrë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Ahmeti deklaroi se janë shoqëruar në polici 13 persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.
prishtine sherr masiv flora ahmeti kosove
Bota
23 Tetor 2024, 13:39
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit...
Bota
23 Tetor 2024, 13:23
r.ll
marta kos
STRASBURG- Nga 4 deri më 12 nëntor do të mbahen seancat dëgjimore për 26 kandidatë për komisionarë të...
Bota
23 Tetor 2024, 12:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhë...
Bota
23 Tetor 2024, 09:42
N.F
Banesa e Netanyahun
IZRAEL- Mediat izraelite, duke cituar informacione nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit, S...
Bota
23 Tetor 2024, 09:16
N.F
Kim Jong Un
KORE- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërin&e...
Bota
23 Tetor 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të...
Bota
23 Tetor 2024, 08:47
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë sëmurë në Shtetet e Bashkuara pasi u infektu...
Bota
23 Tetor 2024, 08:38
r.ll
bombardimet
IZRAEL- Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë tre komandantë të Hezbollahut gjatë dy ditëve të fundit nd&eum...
Bota
23 Tetor 2024, 08:27
N.F
Foto ilustruese
MAL I ZI- Cilat janë vërtet rezultatet e regjistrimit në Mal të Zi, dhe sa ka vërtet serbë? A do të ket&...
Bota
23 Tetor 2024, 08:19
r.ll
obama, eminem
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka dhuruar shfaqje në një tubim të Kamala Harris në Detroit, ...