LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkatërrohet ujësjellësi 2.5 milionë euro në Lezhë! Fajtor “Covid-i”

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video në lidhje me ujësjellësin e fshatit Tresh.

13 Nëntor 2023, 20:47 Nga I.A

Shkatërrohet ujësjellësi 2.5 milionë euro në

LEZHË- Në vitin 2020, Bashkia e Lezhës bëri tender për Ujësjellësin në Njësinë Zejmen. U akordua një shumë prej 2.5 milionë eurosh dhe duhet të përfundonte në fund të 2021-shit. Por nga vëzhgimi i Fiks Fare rezultoi se Ujësjellësi i ri ka filluar të shkatërrohet, tubacione të çara, godina të shkatërruara, prishje të pompave. Bashkia dhe Ujësjellësi i Lezhës pranojnë problemet e mëdha, teksa justifikohen se “ende s’e kemi marrë në dorëzim”. Faji, sipas tyre, ishte i COVID-it!

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video në lidhje me ujësjellësin e fshatit Tresh. Në video duket një pompë e ujësjellësit e shkatërruar. Godina pa mbulesë dhe rrethim. “Shiko si e kanë bërë këtë ujësjellës, vetëm për të vjedhur paratë. Janë hedhur shumë dhe punime të dobëta” pohojnë banorët.

Denoncimi i qytetarëve ishte me video, teksa një grup i Fiksit udhëtoi në atë fshat për të parë nga afër këtë problematikë. “Ne videot i bëmë disa ditë më parë. Jemi njoftuar se këtu është bërë një aksident. Erdhëm dhe pamë që ishte vrarë. Ishte hedhur beton i varfër, pa zgarë dhe pa asnjë gjë. Pa rrethim, pa llamarina. Aty janë hedhur fonde. Ujësjellësi është bërë para disa muajsh. E kanë bërë disa herë dhe aktualisht nuk merret në dorëzim. E lënë për efekt të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë për ata, jo për ne. As andej dhe as këtej” pohon një banor.

Një tjetër thotë se kanë konstatuar shembjen e dyshemesë të Ujësjellësit. “Është bërë një shpim i ri, pus i ri. Duhet të jetë funksional. Është bërë jashtë çdo lloj kriteri, duke vjedhur ato fonde. Kanë bërë një shtresë me pak centimetra beton. Deri sa ka bërë aksident punëtori. Pas aksidentit, erdhën për të mbuluar këto defekte” shtuan banorët.

Në atë vend, ishin hedhur disa inerte jashtë dhe brenda godinës. “Objekti është ky këtu, këto janë pompa. Ky objekt është ndërtuar para 1 viti. Për firmën s’e dimë, se këtu kanë punuar njerëz amatorë. Kanë punuar punë pa dokumente. Ne nuk dimë as fondin dhe asnjë të dhënë më tepër” pohojnë ata, teksa tentojnë të hapin edhe godinën, e cila ishte e lidhur me tel. “Ja firma e ka lidhur me tel. Çfarë firme është kjo?! Të gjejnë ndonjë tel të fortë ta vendosin. Ja teli, ja ‘nusja jonë’. Gropën e kanë mbuluar me zaje të mëdhenj. Këtu ka qenë gropë e madhe. Poshtë është çarë, se është pusi poshtë” tregojnë ata, teksa thonë se disa punëtorë të firmës kanë çuar zhavorr për të mbuluar shembjen. “Ka ardhur përgjegjësi i Komunës dhe i ka thënë s’e marrë në dorëzim. Është hedhur lekë i madh këtu. Mund të jetë 3 milionë euro” pohon ai.

Pas kësaj problematike, grupi i Fiks Fare shkon në brendësi të fshatit për të parë punimet. Gazetarët bisedojnë me një banore 75 vjeçare, e cila thotë se uji herë shkon dhe herë nuk shkon. “Ujë të pijshëm ne s’kemi. Lekët i paguaj gjithë muajin. 100 mijë lekë pension marr, paguaj ujë, drita e gjithçka tjetër. Ujin e kanë sjellë në verë. Herë vjen i turbullt, herë s’vjen fare. Në korrik e gusht s’kemi pasur të lajmë rrobat. Të ketë kontroll të fortë. Kush e ka bërë këtë të ketë përgjegjësi” thotë ajo.

Fiksi shkon edhe në një shtëpi të braktisur. “Problemi është se te kjo shtëpia e braktisur s’kanë vendosur fare sahat. Kushdo mund ta hapë ujin. Tjetri mund ta shfrytëzojë. Janë bërë punime pa asnjë specialistë por vetëm me militantë” pohon një banor, i cili hap ujin nga kutia e shpërndarjes, po s’ka asnjë matës! “Si kjo këtu mund të ketë me qindra që s’kanë fare sahat” thotë ai, teksa banorët dërguan disa video të tjera ku duken tubacione të çara në gjithë fshatin. Madje, në një video duket se në pikun e verës, në gusht, atë zonë s’ka pasur ujë!

Fiks Fare ka mësuar se tenderi për këtë Ujësjellës është bërë në datën 8 qershor 2020. Sipas një dokumenti, Bashkia e Lezhës ka hapur procedurën me objekt “ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Pllane, Zejmen, Markatomaj, Spiten, Tresh, Njësia Administrative Zejmen”. Në tender kanë marrë pjesë 3 firma, por 2 prej tyre kanë pasur ofertë 0. Pra, ka qenë një garë fiktive. Fitues ka dalë bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shëndelli”, “G.P.G Company” dhe “Ngs” me fond 247 milionë lekë.

Në një dokument tjetër shkruhet se fondi për këtë tender ka qenë 249 milionë lekë. Pra, fituesi ka marrë pothuajse të gjithë fondin limit. Ndërkohë, në pikën 6 shkruhet se kohëzgjatja e kontratës ishte 18 muaj. Kontrata është lidhur në muajin qershor 2020 dhe sipas afatit, punimet duhet të përfundonin në fund të vitit 2021. Por, megjithë këto probleme që konstatoi Fiksi, a e ka marrë në dorëzim Bashkia e Lezhës?

“Gjatë zbatimit të kësaj vepre janë hasur një sërë problematikash. Gjatë periudhës së zbatimit të punimeve, Shqipëria ka qenë nën ndikimin e pandemisë globale Covid 19. Për shkak të kufizimeve, sipërmarrësi ka hasur problematikë me organizimin e stafit, duke i krijuar pengesa në punë. Po ashtu, gjatë zbatimit të punimeve ka lindur nevoja për një rishikim të projektit dhe ndryshim të pozicionimit së një depoje të re. Janë hasur problematika në veprat e marrjes së ujit, problematika në çështjet e pronësisë, në rritjen e fuqisë së transformatorëve. Për këto arsye, sipërmarrësi është aktualisht në fazën e testimit të veprave të marrjes së ujit, makinerive dhe si rrjedhojë investimi nuk është marrë në dorëzim akoma nga Bashkia e Lezhës. Sapo të përmbyllet kjo fazë dhe riparimi i defekteve, do të vijohet me procedurat e marrjes në dorëzim të përkohshëm të kësaj vepre” thotë Bashkia e Lezhës.

Më tej pohon se për plasje tubacionesh dhe problematikave në lidhje me pusin në afërsi të fshatit Tresh, “ju bëjmë me dije se gjatë zbatimit të punimeve kantieri i punimeve administrohet tërësisht nga Sipërmarrësi, i cili është përgjegjës për kantierin”. Bashkia e Lezhës shkruan se ka parashikuar edhe mbajtjen e garancisë për një afat të caktuar nga marrja në dorëzim e punimeve. “Lidhur me pyetjen për procedura tenderuese për ujësjellës para vitit 2020, ju bëjmë me dije se investimet e fundit për Ujësjellësin e fshatit Tresh apo Njësisë Zejmen janë bërë në vitet e mëparshme nga ish komuna e Zejmenit” përfundon përgjigjja nga Bashkia e Lezhës.

Ndërkohë, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti edhe një përgjigje nga Ujësjellësi i Lezhës. Ja se çfarë thotë; “Ndërtimi i Ujësjellësit nuk ka përfunduar dhe nuk është marrë në dorëzim. Pusi që ju citoni, i hapur rishtazi në fushat e fshatit Tresh në drejtim të autostradës, është kryer gjatë ndërtimit të Ujësjellësit të Ri, i cili nuk ka përfunduar. Ky pus ende nuk është në inventarin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime, Lezhë”.

Pra, të dyja institucionet pranuan se ka gabime të mëdha në këtë ujësjellës. Nga njëra anë punime të dobëta, tubacione që çahen apo edhe vepra të mëdha, pompa uji, me godina të shkatërruara. Për pasojë, i gjithë projekti me një vlerë 2.5 milionë euro është ende në ajër dhe ata që e vuajnë me tepër janë banorët e kësaj zone.

Marrë nga Top Channel

bashkia lezhës

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje