All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shkëmbim i fortë i zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, VOA ngre alarmin: Shtohen shqetësimet për një luftë gjithëpërfshirëse rajonale

Shkëmbimi i fortë i zjarrit kërcënon të shkaktojë një luftë gjithëpërfshirëse që mund të tërhiqte Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe grupet militante në gjithë rajonin. Ai mund të rrënojë gjithashtu përpjekjet për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli është përfshirë në luftë me grupin palestinez Hamas, një aleat i Hezbollahut, për më shumë se 10 muaj.

25 Gusht 2024, 12:51 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Shkëmbim i fortë i zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, VOA

IZRAEL- Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore gjithandej Libanit jugor të dielën herët, në atë që tha se ishte një sulm parandalues ndaj Hezbollahut, pasi grupi militant tha se kishte hedhur qindra raketa dhe dronë për t'u hakmarrë për vrasjen e një prej komandantëve të tij kryesorë, muajin e kaluar.

Shkëmbimi i fortë i zjarrit kërcënon të shkaktojë një luftë gjithëpërfshirëse që mund të tërhiqte Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe grupet militante në gjithë rajonin. Ai mund të rrënojë gjithashtu përpjekjet për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli është përfshirë në luftë me grupin palestinez Hamas, një aleat i Hezbollahut, për më shumë se 10 muaj.

Në orët e paradites, u duk se shkëmbimi i zjarrit kishte përfunduar, me të dyja palët që thanë se i kishin kufizuar sulmet e tyre në objektiva ushtarakë. Por situata mbetet e tensionuar dhe nuk ka informacione për numrin e viktimave dhe shkallën e dëmeve. Të paktën tre persona u vranë në sulmet në Liban.

Ushtria izraelite tha se Hezbollahu po planifikonte të lëshonte një breshëri të rëndë raketash drejt Izraelit. Menjëherë pas kësaj, Hezbollahu njoftoi se kishte nisur një sulm ndaj pozicioneve ushtarake izraelite, si një përgjigje fillestare ndaj vrasjes së Fouad Shukurit, një prej themeluesve të tij, në një sulm ajror izraelit në Bejrut muajin e kaluar.

Sulmet ndodhën ndërsa Egjipti pret një raund të ri bisedimesh që synojnë t'i japin fund luftës Izrael-Hamas. Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë luftimet nëse ka një armëpushim në Gaza. Irani mbështet të dy grupet, si dhe militantët në Siri, Irak dhe Jemen, të cilët mund t'i bashkohen ndonjë konflikti më të gjerë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur në fillim të një takimi të kabinetit, tha se ushtria rrëzoi "mijëra raketa që ishin nisur drejt Izraelit verior" dhe u bëri thirrje qytetarëve t'u përmbaheshin udhëzimeve të autoriteteve.

"Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin tonë, për t'i kthyer banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre dhe për të vazhduar të respektojmë një rregull të thjeshtë: Kushdo që na dëmton - do ta dëmtojmë”, tha ai.

Sirenat për sulme ajrore u raportuan në gjithë Izraelin verior dhe aeroporti ndërkombëtar Ben-Gurion i Izraelit u mbyll për rreth një orë. Autoritetet izraelite ngritën shkallën e gatishmërisë në Izraelin verior dhe u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë strehimoreve.

Nënkolonel Nadav Shoshani, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se Hezbollahu synonte të godiste objektiva në Izraelin verior dhe qendror. Ai tha se vlerësimet fillestare gjetën "shumë pak dëme" në Izrael, por ushtria mbeti në gatishmëri të lartë. Ai tha se rreth 100 avionë izraelitë morën pjesë në sulmet e së dielës.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në sulmet në Libanin jugor. Grupi Amal, i cili është aleat me Hezbollahun, tha se një luftëtar i grupit u vra në një goditje mbi një makinë.

Hezbollahu tha se përdori më shumë se 320 raketa “Katyusha” që synonin disa zona në Izrael dhe një “numër të madh” dronësh. Ai tha se operacioni kishte në shënjestër "një objektiv cilësor ushtarak izraelit, për të cilin do të njoftohet më vonë", si dhe "vendet dhe kazermat e armikut dhe platformat e Kupolës së Hekurt (mbrojtjes raketore) të Izraelit.

Hezbollahu më vonë njoftoi fundin e asaj që tha se ishte faza e parë e sulmeve hakmarrëse, për të cilat tha se do ta lejonin atë të nisë më shumë sulme në thellësi të Izraelit. Por, në një deklaratë të mëvonshme, grupi tha se "operacionet ushtarake për sot kanë përfunduar".

Grupi tha se të gjithë dronët që hodhi, goditën objektivat e tyre, por pa thënë se sa dronë ishin lëshuar. Ai renditi 11 baza, kazerma dhe pozicione ushtarake që tha se i kishte vënë në shënjestër në veri të Izraelit dhe në Rrafshnaltën e Golanit të aneksuar nga Izraeli. Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e Izraelit se sulmet e tij parandaluese kishin arritur të shmangin një sulm më të fortë të Hezbollahut. Grupi nuk dha prova për pretendimet e tij.

Në SHBA, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett, tha se Presidenti Joe Biden "po ndjek nga afër zhvillimet në Izrael dhe në Liban".

“Nën udhëzimet e tij, zyrtarë të lartë amerikanë kanë komunikuar vazhdimisht me homologët e tyre izraelitë”, shtoi z. Savett. "Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të punojmë për qëndrueshmërinë rajonale”.

Pentagoni tha se sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli me ministrin izraelit, Yoav Gallant, rreth mbrojtjes së Izraelit.

Në javët e fundit, diplomatë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë zhvilluar një sërë vizitash në Izrael dhe në Liban, në një përpjekje për të ulur tensionet që ata kanë frikë se mund të çojnë në një luftë rajonale.

Hezbollahu filloi sulmet mbi Izraelin pothuajse menjëherë pas fillimit të luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë, duke zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz në të dyja anët e kufirit. Deri të dielën, të dyja palët kishin qenë të kujdesshme për të shmangur luftën në shkallë të gjerë.

Hezbollahu është një aleat i ngushtë i Iranit, i cili gjithashtu është kërcënuar se do të hakmerret për vrasjen e një udhëheqësi të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në një shpërthim në Teheran muajin e kaluar, për të cilin u fajësua gjerësisht Izraeli, i cili nuk ka thënë nëse ishte i përfshirë.

Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit e tjerë e shohin një armëpushim në Gaza si çelës për të shmangur një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Egjipti kishte planifikuar të organizojë bisedime të nivelit të lartë në Kajro të dielën, me qëllim tejkalimin e boshllëqeve në një propozim në zhvillim për një armëpushim dhe lirimin e shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Në bisedime pritet të marrin pjesë drejtori i CIA-s, William Burns, kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefi i Shërbimit egjiptian të zbulimit, Abbas Kamel, sipas dy zyrtarëve egjiptianë që folën me kusht që të mos u përmendet emri.

Hamasi dërgoi një delegacion në kryeqytetin egjiptian për t'u informuar nga ndërmjetësit egjiptianë dhe ata nga Katari, por nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në negociata. Shef i Agjencisë izraelite të Zbulimit, David Barnea, pritej të merrte pjesë, por zyrtarët thanë se nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo do të ndodhë pas tensioneve Izrael-Hezbollah./VOA

lufta ne lindjen e mesme

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje