LIVE UPDATES
Bota

Shkencëtarët krijojnë në laborator modele embrionësh njerëzorë

Në pamjet e formës më të hershme të jetës duken embrionët deri në 14 ditë pas fertilizimit, të krijuar nga qeliza staminale në laboratorin e Profesor Jacob Hannas, në Rehovot të Izraelit.

10 Shtator 2023, 20:59 Nga I.A
Shkencëtarët krijojnë në laborator modele embrionësh
Laborator

IZRAEL- Shkencëtarët kanë krijuar modele embrionale për t’i ndihmuar të studiojnë misteret e zhvillimit të hershëm njerëzor, problemet mjekësore që ndodhin përpara lindjes dhe arsyet përse shumë shtatëzani dështojnë. Janë publikuar tashmë konkluzionet e një studimi të ri të prodhimit të modeleve embrionale nga qelizat staminale, dhe jo nga vezorja dhe sperma.

Në pamjet e formës më të hershme të jetës duken embrionët deri në 14 ditë pas fertilizimit, të krijuar nga qeliza staminale në laboratorin e Profesor Jacob Hannas, në Rehovot të Izraelit.

Megjithëse nuk janë identikë me embrionët njerëzorë që krijohen në mitër, ato janë modele të plota, thuhet në studimin e publikuar në revistën shkencore “Nature”.

Këta embrionë nuk mund të përdoren për të krijuar bebe, por u mundësojnë shkencëtarëve që t’i hedhin një vështrim fazave fillestare të zhvillimit. Kjo nuk është e mundur të bëhet në mitër, pasi embrionët janë shumë të vështirë për t’u dalluar në brendësitë e uterusit.

Profesor Hanna thotë se të gjitha modelet përmbajnë membranat embrionale dhe ato të jashtme. Ai thotë se kjo punë kërkimore është e domosdoshme pasi nuk mund të përftohen këto qeliza në ndonjë mënyrë tjetër.

“Në fushën e qelizave staminale ka një përpjekje të madhe për të kuptuar se si i dallojmë nga organet dhe qelizat, dhe na duhet të imitojmë embrionin njerëzor që të mësojmë parimet, të cilat t’i zbatojmë tek qelizat staminale. Por kemi një pengesë të madhe për të patur qasjen tek mostrat embrionale të hershme, dmth nga dita e 7-të deri në ditën e 28-të të zhvillimit të embrionit. Është fazë shumë e hershme e shtatëzanisë dhe zakonisht gratë mund të mos e dinë se janë shtatëzana. Ka edhe shumë probleme etike dhe teknike në marrjen e këtij lloji materiali”, thotë ai.

Sipas profesorit Hanna, prodhimi i modeleve embrionale nga qelizat staminale do të bëjë të mundur edhe studimin e shumë sëmundjeve.

“Mund të prodhojmë mijëra modele embrionalë dhe t’i studiojmë. Kjo krijon një avantazh shumë të madh teknik dhe biologjik dhe rrit njohuritë që kemi për qenien tonë njerëzore, që mendoj se është diçka shumë e rëndësishme”, thotë ai.

Studimi i tij është më i fundmi në një vargan studimesh që shqyrtojnë fillesat e jetës njerëzore, në kushte laboratorike. Studime të tjera janë botuar nga shkencëtarët në Universitetin Teknik të Kalifornisë, si dhe në Universitetin e Kembrixhit në Britani. Modelet e tyre mund të përdoren jo vetëm për të prodhuar embrionë, por edhe për qeliza të ndryshme të trupit të një njeriu në moshë madhore.

Shkencëtarët mendojnë se nga studimi i këtyre fazave tepër të hershme të zhvillimit, mund të kuptojnë më shumë rreth dështimit të embrionëve, çrregullimeve në zhvillim si dhe humbjes së shtatëzanisë.

“Janë faza që në të kaluarën kanë qenë të vështira për t’u studiuar, por është pikërisht periudha kur dështojnë shumë prej shtatëzanive. Pra, të dhënat më të reja nga embrionët e prodhuar nga qeliza staminale mund të sjellin një botëkuptim më të mirë të shkaqeve të dështimit të shtatëzanive dhe të fazave më të hershme të zhvillimit njerëzor”, thotë Dr. James Briscoe, drejtues shkencor në Qendrën “Francis Crick”, në Londër.

Ai shton megjithatë se puna kërkimore nuk është ende pranë fazës kur një embrion i prodhuar nga qeliza staminale të mund të zhvillohet në faza të mëtejshme, dhe sigurisht shumë larg momentit kur mund të vendoset brenda një njeriu.

Këto modele embrionale kanë krijuar shqetësime serioze që duhet të debatohen në mënyrë që puna kërkimore të bëhet në mënyrë etike. Sipas udhëzimeve të Shoqatës Ndërkombëtare për Punën Kërkimore me Qeliza Staminale, shkencëtarët nuk duhet të vendosin një model embrional në trupin e një njeriu. Praktika e deritanishme ka qenë që studiuesit nuk duhej ta rrisnin një embrion në laborator përtej moshës së 14 ditëve. Por, duke qenë se këto modele nuk janë embrione, ato nuk i përfshin ky rregull.

“Nuk ekziston asnjë rregullore e qartë për përdorimin e qelizave staminale të marra nga embrionë njerëzorë. Mendoj pra se është urgjente nevoja për të shqyrtuar rregulla të këtilla dhe për të mundësuar një kuadër ligjor dhe etik për krijimin dhe përdorimin e këtyre modeleve të përftuara nga qeliza staminale, si dhe për arsye kërkimore”, thotë profesor Briscoe.

Marrë nga VOA 

jacob hannas nature

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj