LIVE UPDATES
Bota

Shkup, Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin për përkatësinë etnike në certifikata

Gjykata Kushtetuese vlerëson se vendimi i Ministrisë bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën dhe arsyeja kryesore për pezullimin është se vendimi nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare, brenda afatit shtatë ditësh nga miratimi i tij.

5 Korrik 2023, 21:37 Nga m.s
Shkup, Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin për përkatësinë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut vendosi pezullim të përkohshëm të një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë për mundësinë e deklarimit të përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se vendimi i Ministrisë bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën dhe arsyeja kryesore për pezullimin është se vendimi nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare, brenda afatit shtatë ditësh nga miratimi i tij.

Ndërsa pritet që Gjykata të marrë një vendim të prerë, në certifikata nuk do të shkruhet përkatësia etnike.

Vetë ministri Lloga e ndoqi nga afër seancën e Gjykatës Kushtetuese. Ai u tha gazetarëve më pas se Gjykata me këtë vendim po hapë “Kutinë e Pandorës”, sepse në shumë raste të tjera nuk është respektuar rregulli për shpalljen e një vendimi në Gazetën Zyrtare brenda një afati shtatë ditor.

Ministri fajësoi Sekretariatin e Qeverisë për vonesën e nxjerrjes së vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në Gazetën Zyrtare.

Duke bërë me dije se nuk është hera e parë që vonohen shpalljet në Fletoren Zyrtare, zoti Lloga u shpreh se: “Prej nesër personalisht do të paraqes dhjetra nisma në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e afatit ligjor që parasheh shpalljen e çdo ligji dhe akti juridik nga institucionet në Gazetën Zyrtare”.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të përgatitet një tekst i ri, megjithatë identik me vendimin e vjetër, me të cilin do të respektohen afatet ligjore të publikimit në Gazetën Zyrtare.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e kërkoi vendosjen e përkatësisë etnike në certifikata për shkak të një morie deklarimesh të rreme gjatë konkurrimeve për vende pune në administratë apo istitucione publike të maqedonasve të cilët deklaroheshin si "shqiptarë", apo si pjesëtarë të pakicave të tjera etnike në konkurset për vende pune të rezervuara me Marrëveshjen e Ohrit për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.

Mundësia e paraqitjes së përkatësisë etnike në cerftifikata ka qenë një kërkesë e mëhershme e Aleancës për Shqitarët, pjesëtar i së cilës është ministri Lloga.

Zoti Lloga publikoi para pak ditësh në rrjetet sociale një certifikatë të tijën ku shkruhej "shqiptar" në kolonën e përkatësisë etnike.

Por, një numër ekspertësh ligjorë maqedonas, përfshirë dhe pararendësen e zotit Lloga, Renata Deskoska (LSDM) vlerësojnë se përkatësia etnike në certifikata nuk është ligjore.

Aktualisht, në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes, veç të dhënave si emri, mbiemri e adresa qëndron dhe shtetësia (e Maqedonisë së Veriut), por jo dhe përkatësia etnike. /VOA

maqedoni e veriut certifikatat e lindjes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj