LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet skema e pastrimit të parave përmes kredive fiktive në Shkup

Hetimi ka përfshirë bankat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut si “Komercijalna”, “Invest banka/Sparkase banka”, “Uni banka”, “Stopanska Banka”, “Stater Banka”, “Eurostandard Banka” dhe “Ohridska Banka”, si dhe 45 kompani dhe Kiraca Trajkovska si person fizik.

22 Gusht 2022, 18:10 Nga DOSJA
Zbulohet skema e pastrimit të parave përmes kredive fiktive në
Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ka funksionuar një skemë e kreditimit fiktiv për kompanitë me qëllim të pastrimit të parave. Këtë përfundim e ka nxjerrë një hetim i huaj lidhur me falimentimin e “Eurostandard” në Shkup, bankë kjo e financuar nga aksionari më i madh i saj, Trifun Kostovski, afarist dhe ish-kryetar i Shkupit. Ekipi i hetuesve të huaj i udhëhequr nga Drago Kos, president i grupit të punës të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) për korrupsionin në bizneset ndërkombëtare dhe ish-president i GRECO-s, tha të hënën në Shkup se në Maqedoninë e Veriut funksionon një sistem i financimit të paligjshëm bankar të kompanive, sipas zgjedhjes së tyre, që janë të ndërlidhura. Sipas tij, ky sistem fiktiv nisi më 2004.

“Si bëhej kjo? Banka A [ndonjëherë dy ose më shumë banka merrnin pjesë në të njëjtën skemë] i ka dhënë një kredi një kompanie prej gjysmë milioni eurosh. Po atë ditë, ajo kredi i ka shkuar Bankës B, e cila po atë ditë i ka dhënë një kredi prej gjysmë milioni euro të njëjtës kompani, e cila i është kthyer Bankës A të nesërmen. Ndaj po ju pyes nëse mendoni se është e mundur pa bashkëpunim të përbashkët dhe dokumente të përgatitura paraprakisht, që dy banka të kanalizojnë gjysmë milioni euro përmes së njëjtës kompani? Përgjigja është e qartë, nuk mundet”, tha Kos.

Në këtë mënyrë, bankat kanë përfituar nga rritja artificiale e kredive, komisionet e paguara, kamata, kamata ndëshkuese dhe kosto të tjera, ndërsa kompanitë që kanë luajtur rolin e transmetuesve të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme, pra konvertimin e kredive në kredi për shkak të fushëveprimit të jashtëzakonshëm të skemës që nuk lejonte mundësinë e ushtrimit të kontrollit, zakonisht pësonin humbje të mëdha.

Hetimi ka përfshirë bankat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut si “Komercijalna”, “Invest banka/Sparkase banka”, “Uni banka”, “Stopanska Banka”, “Stater Banka”, “Eurostandard Banka” dhe “Ohridska Banka”, si dhe 45 kompani dhe Kiraca Trajkovska si person fizik.

“Në vitin 2011, ‘Eurostandard Bank’ ishte bërë pjesë e skemës ilegale”, deklaroi më 22 gusht aksionari më i madh i saj, Trifun Kostovski.

“As në ëndërr se kisha menduar se diçka e tillë do të ndodhte. Është gabim im personal sepse shumë i besoj dhe tani mësova se duhet të kisha besim, por edhe kontroll”, shtoi ai.

Sipas Kostovskit, “Eurostandard Bank” është “vrarë me qëllim” dhe është dërguar në falimentuar edhe pse qëllimi i tij, siç tha, “nuk ka qenë kurrë mashtrimi”.

Kreditë e dyshimta i ka marrë vesh në vitin 2019 dhe siç pretendon ai, pasi ka kuptuar se ishin pjesë e “skemës” dhe ka tentuar të tërhiqet nga skema, kanë nisur problemet, respektivisht përpjekjet për “vrasjen” e bankës.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut duke i cilësuar pretendimet në raport si “të pasakta dhe të parëndësishme”.

“Sjellje të tilla të papërgjegjshme, të motivuara nga interesa personale dhe motive private, mund të sjellin trazira dhe të shkaktojnë dëme të panevojshme dhe të pabaza në institucionet financiare në vend, e me këtë edhe te subjektet ekonomike dhe qytetarët. Për Bankën Popullore, vlerësimet dhe opinionet, veçanërisht për gjendjen në sistemin bankar e financiar të Maqedonisë së Veriut dhe mënyrën e funksionimit të Bankës Kombëtare, të shprehura nga porositësi i këtij raporti, si dhe personat e angazhuar prej tij për të përgatitur atë, janë të parëndësishme dhe të pasakta”, thuhet në reagimin e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Banka Popullore tha se punon sipas standardeve evropiane dhe se kryen mbikëqyrje të rregullt të punës së bankave si dhe ndërmerr masat e duhura në kuadër të kompetencave të saj për ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar.

Hetimi për rastin me “Eurostandard Bank” u hap më 8 shkurt të vitit 2021. Në njoftimin e Prokurorisë për luftën kundër krimit të organizuar të Maqedonisë së Veriut, katër persona dyshohen për pastrim parash dhe falimentimin me dashje të bankës.

“Eurostandard Bank” humbi licencën e operimit në gusht të vitit 2020 për shkak të, siç u theksua në atë kohë, rrezikut të pakontrolluar të huadhënies dhe provizioneve të mëdha për kreditë që nuk u shlyheshin në kohë.

Dëmi që ka pësuar banka arrin 55 milionë euro dhe ka të bëjë me 149 klientë që kanë marrë kredi që nuk i kanë shlyer, kështu që barra ka rënë mbi kursimtarët dhe depozituesit e tjerë të bankës.

Marrë nga REL

maqedoni e veriut pastrim parash ne rmv

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj