LIVE UPDATES
Bota

Shkupi aplikon sistemin Amber Alert për gjetjen e fëmijëve të zhdukur

Sistemi për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të humbur, shihet si shpresë edhe për fëmijët që tashmë një kohë të gjatë janë të zhdukur, duke i njoftuar qytetarët përmes më shumë mjeteve, si elektronike, ashtu edhe institucionale.

12 Nëntor 2023, 16:09 Nga I.A
Shkupi aplikon sistemin Amber Alert për gjetjen e fëmijëve
Amber Alert

SHKUP- Me iniciativë të organizatës “Gazetarët për të drejtat e njeriut”, nga muaji dhjetor fillon zbatimi i sistemit alarmues Amber Alert - Më gjej, për gjetjen e shpejtë të fëmijëve të zhdukur.

Sistemi për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të humbur, shihet si shpresë edhe për fëmijët që tashmë një kohë të gjatë janë të zhdukur, duke i njoftuar qytetarët përmes më shumë mjeteve, si elektronike, ashtu edhe institucionale.

“Do të përfshihen shumë institucione, si bankat: fotografia e një fëmije të humbur do të shfaqet në bankomat kur doni të tërhiqni para, kompanitë e taksive, transporti publik i qytetit, operatorët celularë, në recepsionin e hotelit do të jetë foto e personit të zhdukur... Fillimisht do të përfshihen vetëm fëmijët dhe më pas të rriturit, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme i ka cilësuar si të zhdukur”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Natasha Dokovska, nga organizata “Gazetarët për të drejtat e njeriut”.

Tashmë është në funksion dhe ueb-faqja në internet “Më gjej”.

Në ueb faqen Më gjej pa pagesë mund të krijohet profil për fëmijët e zhdukur, por vetëm pasi rasti të jetë paraqitur në organet e policisë maqedonase.

Kjo iniciativë është mbështetur nga dikasteri i policisë, ndërkohë pritet të bëhet pjesë e sistemit Ambert Alert-Më gjej Maqedoni, dikasteri i Punës dhe Politikës Sociale si dhe ai i Shëndetësisë dhe Arsimit.

Në bazë të të dhënave zyrtare në këtë vend nga viti 2020 deri më 27 tetor të vitit 2023, janë zhdukur 74 fëmijë të mitur, 65 prej të cilëve janë gjetur, përderisa nëntë prej tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Në mesin e fëmijëve të zhdukur është dhe Petar Xhobeski 10-vjeçar nga fshati Vrpsko nga Mariova, i cili ka humbur gjurmë më 25 shkurt të këtij viti.

Petari, i cili është fëmijë me nevoja të veçanta, takimin e fundit me prindërit e ka pasur derisa po kontrollonte bletët në kodrinën pranë fshatit. Fotografia e Petarit gjendet në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në mesin e personave të zhdukur.

“Deri në këtë moment personi në fjalë nuk është gjetur. Për të vazhdojnë kërkimet”, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga dikasteri i policisë.

Prindërit thonë se çdo ndihmesë për t’i gjetur fëmijët, është shumë e rëndësishme pasi në shumë raste fëmijët humbin jo vetëm nga dashakëqijtë, por dhe një neglizhencë e vogël ose kurioziteti i fëmijëve për të eksploruar rrethin.

“Gjatë pushimeve verore më ndodhi që në plazh të mos mund ta gjej djalin. Ata pak minuta mua m’u dukën si një përjetësi”, thotë Angela Jovanovska.

Nga ana tjetër, Hanife Emini nga lagja Gazibabë e Shkupit, thotë se vajza e saj 8 vjeçe gjatë verës me shoqet është larguar për disa minuta deri në parkun përballë lagjes. Një orë kërkimi për të mbetet një dhembje e përjetshme.

Amber Alert u krijua në vitin 1996 në SHBA, pas humbjes së një vajze 9-vjeçare, Amber Hagerman, e cila u rrëmbye dhe më pas u gjet e vrarë në Teksas.

Humbja e 9-vjeçares Amber zgjoi shoqërinë, institucionet dhe ligjvënësit amerikanë, të cilët së bashku vendosën të krijonin një sinjal emergjence njoftimi, sa herë që një fëmijë i zhdukur mendohet të jetë në rrezik për jetën ose të shfrytëzohet.

Ky sistem zbatohet dhe në shumë vende të Evropës, si Belgjika, Franca gjermania, Greqia, Malta, Irlanda Polonia, Bullgaria, Italia, Holanda. Tani sistemi Amber Alert është vendosur edhe në Shqipëri, Kroaci, Serbi, ndërkohë ka iniciativë të vihet në funksion edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga organizata joqeveritare “Gazetarët për të drejtat e njeriut” theksojnë se është më se i rëndësishëm funksionimi i sistemit Amber Alert në të gjitha vendet fqinje, pasi në këtë mënyrë më së lehti kontrollohet rrjedha e informacioneve që ndërlidhet me fëmijët e zhdukur.

Marrë nga REL

amber alert

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj