16 Shtator 2023, 14:40
Nga f.i
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm. Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.
Vendimi, sipas MPJ-së është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si 'Twitter', të premten pasdite nga Ambasada Ruse. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si ‘persona non grata’ e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi. Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.
Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian, apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend.
Marrë nga VOA
maqedonia e veriut diplomate rus
Bota
16 Shtator 2023, 14:40
A.B
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë ...
Bota
16 Shtator 2023, 14:15
r.ll
protesta per mahsa amini
IRAN-Autoritetet iraniane kanë arrestuar babanë e 22-vjeçares që vdiq në paraburgim një vit më...
Bota
16 Shtator 2023, 12:51
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka vënë pranga një 31-vjeçare pasi akuzohet se ka lënë vetëm në shtëpi ...
Bota
16 Shtator 2023, 11:43
A.B
Flamuri i Kroacisë nën produktin me origjinë nga Kosova. Ai i Kosovës nën produktin me origjinë nga Serbia. Shumë flamuj me...
Bota
16 Shtator 2023, 11:33
r.ll
Ruben Andreoli
ITALI- Një ngjarje e rëndë familjarë ka tronditur komunitetin në Sirmione, në zonën e Breshias. Pas ...
Bota
16 Shtator 2023, 11:20
A.B
Autori
GREQI- 68-vjeçari që pasditen e djeshme vrau 39-vjeçarin shqiptar Brigen Limka, pas një debati jashtë një par...
Bota
16 Shtator 2023, 11:13
r.ll
pamje nga qyteti i dernas
LIBI- Përmbytjet në Libi sollën humbjen e mijëra personave, numri i të cilëve vijon të rritet ...
Bota
16 Shtator 2023, 11:05
r.ll
foto ilustruese
Bashkimi Evropian dëshiron të pengojë që tregu evropian i makinave elektrike “të përmbytet” edhe ...
Bota
16 Shtator 2023, 10:55
r.ll
foto e personit në kërkim
PODUJEVË- Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit që...
Bota
16 Shtator 2023, 10:31
r.ll
qyteti Derna në Libi pas përmbytjeve
LIBI- Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun në rritje të përha...