LIVE UPDATES
Bota

Shoqëria civile në Gjeorgji bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet, sfidon ligjin për "agjentët e huaj"

Demokracia e Gjeorgjisë është para një sprove. Për shumë votues, e ardhmja e vendit është në rrezik. Në pranverë, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër ligjit të qeverisë për ‘agjentët e huaj’, i miratuar në qershor. Ligji kërkon që organizatat, të cilat sigurojnë mbi 20 për qind të buxhetit të tyre nga jashtë vendit, të regjistrohen si ‘agjentë të huaj’.

21 Tetor 2024, 07:23 Nga N.F
Shoqëria civile në Gjeorgji bashkohet për të vëzhguar
Foto ilustruese

GJEORGJI- Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor, ekziston frika se partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mund të mos heqë dorë lehtësisht nga pushteti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga kryeqyteti Tbilisi, shumë organizata të shoqërisë civile po mobilizohen për të siguruar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Demokracia e Gjeorgjisë është para një sprove. Për shumë votues, e ardhmja e vendit është në rrezik. Në pranverë, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër ligjit të qeverisë për ‘agjentët e huaj’, i miratuar në qershor. Ligji kërkon që organizatat, të cilat sigurojnë mbi 20 për qind të buxhetit të tyre nga jashtë vendit, të regjistrohen si ‘agjentë të huaj’.

Kritikët thonë se ligji imiton legjislacionin rus të përdorur për të goditur kundërshtarët. Qeveria këmbëngul se ligji është i nevojshëm për të treguar se kush i financon organizatat politike. Një ndër objektivat kryesore të qeverisë është Eka Gigauri, drejtuesja e degës gjeorgjiane të organizatës kundër korrupsionit ‘Transparency International’. Ajo ka refuzuar ta regjistrojë organizatën si ‘agjent të huaj’ duke rrezikuar të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet me gjoba të mëdha.

“Ne po përdorim të gjitha mjetet ligjore për të luftuar, për të rezistuar, për të mos u bindur dhe për të informuar qytetarët për shkeljet e qeverisë. Por gjithmonë ekziston frika që qeveria të fillojë ta zbatojë këtë ligj”, thotë zonja Gigauri.

Ajo nuk është e vetme, shumica e organizatave të shoqërisë civile kanë refuzuar të pajtohen. Disa, si organizata e pavarur ‘Tabula Media’, kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar ligjin.

“U detyruam ta rithemelojmë organizatën në një vend të BE-së, në Estoni, por kjo ndërlikon thellësisht operacionet financiare dhe i vë punonjësit në rrezik të ndjekjes penale nga shteti”, thotë zoti Sutidze.

Organizata pro demokracisë ‘Shame’ fillimisht u pajtua dhe u regjistrua si agjent i huaj. Por në fillim të shtatorit, grupi e ndryshoi vendimin e tij pas një reagimi publik.

“Situata u përshkallëzua në teori konspirative dhe sulme personale, njerëzit na quajtën tradhtarë”, thotë një nga drejtuesit e organizatës ‘Shame’, Dachi Imedadze.

Tani organizata po bën fushatë për t'i bindur të rinjtë të votojnë.

“Shumë prej tyre do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje”, thotë ai.

Nino Lomjaria drejton organizatën jo qeveritare “Orbita Evropiane e Gjeorgjisë”. Fletëpalosjet e saj zgjedhore kanë një mesazh të prerë.

“Një fletëpalosje thotë, ‘do të zgjidhni mirëqenien evropiane apo kënetën ruse?’”, thotë ajo.

Zonja Lomjaria gjithashtu refuzoi të regjistrohej si agjente e huaj. Ajo thotë se shumë organizata të shoqërisë civile po bashkëpunojnë përpara zgjedhjeve.

“Ajo që bëmë ishte krijimi i një koalicioni në shkallë të gjerë për vëzhgimin e zgjedhjeve, i cili përbëhet nga rreth 30 organizata. Plani ynë është që të jemi të pranishëm në çdo qendër votimi për të vëzhguar të gjithë procesin e votimit dhe numërimit të votave”, thotë znj. Lomjaria.

Ekziston frika se partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ mund të mos heqë dorë lehtësisht nga pushteti. Partia thotë se do të respektojë vullnetin e popullit. Gjashtë muaj pas protestave, një qetësi e brishtë është rikthyer në rrugët e Tbilisit, përpara zgjedhjeve. Shumë organizata të shoqërisë civile tani po përqendrojnë përpjekjet e tyre për t'u siguruar që votimi do të jetë i lirë dhe i drejtë./ VOA

gjeorgji agjente te huaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj