LIVE UPDATES
Bota

Shorti i fatit/ Shqiptarët e Kosovës ëndërrojnë për viza pune në Gjermani

Dikur në dy javët e para të çdo muaji - sa është thirrja e hapur për aplikim - ai thotë se i dedikon rreth 15 minuta kohë për ta kryer aplikimin. Ai nuk dëshiron të identifikohet me emër, pasi që është i punësuar në Kosovë, por thotë se edhe pse 20 aplikimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses, ai do të vazhdojë të aplikojë.

17 Tetor 2023, 20:40 Nga I.A
Shorti i fatit/ Shqiptarët e Kosovës ëndërrojnë
Kosove

KOSOVË- Fillimi i çdo muaji e gjen një 26-vjeçar nga Suhareka në ueb-faqen e Ambasadës së Gjermanisë, duke aplikuar për vizë pune. Këtë procedurë ai e ka ndjekur që 20 muaj, por... pa fat.

“Jo vetëm që bëhet bajat, por nganjëherë edhe harroj të aplikoj [ditën e parë]. Pastaj, të bëhet rutinë. Janë datat e caktuara kur duhet të aplikosh dhe e kryen”, thotë ai.

Dikur në dy javët e para të çdo muaji - sa është thirrja e hapur për aplikim - ai thotë se i dedikon rreth 15 minuta kohë për ta kryer aplikimin. Ai nuk dëshiron të identifikohet me emër, pasi që është i punësuar në Kosovë, por thotë se edhe pse 20 aplikimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses, ai do të vazhdojë të aplikojë.

“Nuk të dekurajon [mungesa e suksesit në aplikim] sepse... thjesht e provon fatin”, shprehet ai.

Që nga janari i vitit 2021, kosovarët - bashkë me fqinjët e tyre në Ballkanin Perëndimor - fituan “qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës”, siç thuhet në ueb-faqen e Ambasadës gjermane. Kjo, pasi që në Gjermani hyri në fuqi “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor”, përmes së cilës, qytetarët e vendeve të këtij rajoni mund të aplikojnë për vizë pune, pavarësisht kualifikimit të tyre profesional.

Fillimisht, terminët për vizë pune i fitonte kushdo që arrinte të regjistrohej i pari, por më vonë mënyra e përcaktimit të terminëve ndryshoi, duke u bërë përmes tërheqjes së shortit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë në Berlin.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë se sa është numri i kërkesave që parashtrohen për të rezervuar termin për vizë pune brenda muajit, por iu tha se statistika të tilla nuk mbahen. Megjithatë, siç merr vesh REL-i, brenda vitit në dispozicion janë 5.500 vende.

Në ueb-faqen e Ambasadës gjermane në Prishtinë thuhet se mënyra e përcaktimit të terminëve u zëvendësua me procedurën e tërheqjes së shortit, “për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion”.

E, përderisa djaloshi nga Suhareka thotë se është i rrethuar nga shumë shokë e shoqe që kanë kaluar nëpër faza të ngjashme si ai, disa të tjerë kanë pasur më shumë fat në tërheqjen e shortit. Në vitet e fundit, mijëra kosovarë kanë marrë viza pune për në Gjermani. Vetëm vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak. Një prej përfituesve të vizës së punës në Gjermani është edhe Ramiz Hoxha, i lindur në fshatin Shalë të Lipjanit. Që gjashtë vjet, ai jeton në Hajllbron të Gjermanisë. Për të, procesi i marrjes së vizës nuk ka qenë aq i vështirë.

“Për ta marrë vizën, për krejt procedurën kam pritur tre muaj, se atëherë kanë qenë më pak aplikime”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë. Ai thotë se përreth tij ka shumë shqiptarë të tjerë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e kosovarëve që kanë hequr dorë nga pasaporta e Kosovës për ta marrë atë të Gjermanisë. Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës raportoi për rreth 1.500 persona të tillë.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa në Gjermani ishte 4.105 euro, sipas shifrave zyrtare të publikuara në prill të vitit të kaluar. Por, përveç kushteve më të mira të jetesës dhe pagave më të larta sesa në Kosovë, Lirim Krasniqi nga organizata Germin, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, beson se Gjermania është bërë vend atraktiv për kosovarët edhe për një arsye tjetër.

“Arsyeja pse njerëzit shkojnë në Gjermani e jo në Francë dhe vendet e tjera të zhvilluara të Bashkimit Evropian, është sepse Gjermania e ka bërë shumë të lehtë emigrimin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se lehtësimi që është bërë përmes “Rregullores për Ballkanin Perëndimor” ka ardhur shkaku i nevojës së Gjermanisë për fuqi punëtore dhe shkaku i plakjes së popullsisë gjermane.

“Aspekti procedural dhe burokratik është lehtësuar jashtëzakonisht shumë nga ana e shtetit gjerman, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë të rinj, veçanërisht profesionistë, që të shkojnë të integrohen atje dhe të punojnë në Gjermani”, shton Krasniqi.

Në gusht të këtij viti, kabineti gjerman i miratoi planet për ta lehtësuar rrugën drejt shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë. Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh, në vend të tetë vjetëve sa është tani.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumica e emigrantëve nga Kosova gjatë viteve të fundit kanë qenë legalë dhe janë larguar për bashkim familjar, gjetje të vendit të punës apo studime afatgjate.

Gjithsej, rreth 15 për qind e vizave të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në vitin 2022 ishin viza pune – pjesa dërrmuese ishin viza turistike për udhëtim në vendet e zonës Schengen. Nga 1 janari i vitit 2024, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Por, kjo leje nuk nënkupton edhe leje pune.

Marrë nga REL

kosove viza pune në gjermani

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë