LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimi i digës në Ukrainë/ Ekspertja ligjore: Mund të cilësohet si krim lufte

Shkatërrimi i një dige të madhe të një hidrocentrali në Ukrainë mund të përbëjë krim lufte vlerëson ekspertja ligjore Alessandra Spadaro nga Universiteti i Utrechtit, pasi kjo vë në shënjestër civilët.

6 Qershor 2023, 17:50 Nga a.l
Shpërthimi i digës në Ukrainë/ Ekspertja ligjore: Mund
Shpërthimi i digës në Ukrainë

UKRAINË- Shkatërrimi i një dige të madhe të një hidrocentrali në Ukrainë mund të përbëjë krim lufte vlerëson ekspertja ligjore Alessandra Spadaro nga Universiteti i Utrechtit, pasi kjo vë në shënjestër civilët. Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer akuza kundër njëra tjetrës se kush urdhëroi shkatërrimin e digës në jug të Ukrainës, pjesë e një zone që kontrollohet nga forcat ruse. Ndërsa Moska thotë se diga u shkatërrua nga Kievi pasi kundërofensiva e filluar para dy ditësh po dështon, Kievi dhe perëndimi kanë akuzuar Moskën, duke thënë se kjo konfirmon brutalitetin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Muri i një dige të madhe në jug të Ukrainës, që kontrollohet nga Moska u shemb pas një shpërthimi të martën. Veç rrezikut për mijëra banorë që jetojnë pranë saj, janë paralajmëruar dëme të mëdha ekologjike, ndërsa zyrtarët nga të dyja palët në luftë urdhëruan banorët të evakuoheshin.

Diga ndodhet në rajonin e Khersonit të kontrolluar nga forcat ruse. Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella.

“Fizikisht është e pamundur të hidhet në erë nga jashtë. Diga ishte minuar dhe u hodh në erë nga pushtuesit rusë. Kjo tregon edhe një herë cinizmin me të cilin Rusia i trajton njerëzit tokën e të cilëve ka pushtuar. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shkaktuar nga njeriu në Evropë në dekada”, tha presidenti ukrainas përmes një video lidhjeje në takimin e NATO-s të vendeve të Evropës Lindore.

“Është e qartë se ky akt sabotimi synonte ndërprerjen e furnizimit me ujë në Krime. Niveli i ujit në rezervuar po bie ndjeshëm. Me sa duket, ky akt sabotimi lidhet me faktin se një sulm në shkallë të gjerë i nisur nga ushtria ukrainase dy ditë më parë nuk i ka arritur qëllimet e tij”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.

Sekretari i Përgjigjshëm I NATO-s, po ashtu fajësoi Moskën për shkatërrimin e digës..

“Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë. Shkatërrimi i digës Kakhovka vë mijëra civilë në rrezik dhe shkakton dëme të mëdha mjedisore. Ky është një veprim i rëndë që tregon edhe një herë brutalitetin e Rusisë ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon”, tha zoti Stoltenberg.

Bashkimi Evropian gjithashtu fajësoi Moskën.

“Shkatërrimi i digës Kakhovka vë në shënjestër infrastrukturën civile dhe civilët në Ukrainë në një nivel të ri të paprecedentë. Bashkimi Evropian dënon fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm dhe barbar kundër një pjese kaq të rëndësishme të infrastrukturës me pasoja të tmerrshme humanitare dhe mjedisore. Është e qartë se kjo po ndodh në kuadër të agresionit të paligjshëm rus, brenda të cilit Putini nuk hezitoi të përdorë urinë si armë, energjinë si armë, madje e ka shfrytëzuar edhe të ftohtin e dimrit si armë. Kjo është një shenjë e re e përshkallëzimit, duke e çuar natyrën e tmerrshme dhe barbare të agresionit rus kundër Ukrainës në nivele të paprecedentë”, tha Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel.

Shkatërrimi i digës të epokës sovjetike Kakhovka në jug të Ukrainës mund të përbëjë një krim lufte, për shkak të rregullave që mbrojnë civilët, thotë ekspertja ligjore Alessandara Spadaro nga Universiteti i Utrechtit.

“Ky sulm mund të jetë përgjegjësi e një individi për krim lufte. Sido që të jetë, autori, Ukraina apo Rusia, duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ekzistojnë rregulla që mbrojnë në mënyrë të veçantë objektet civile dhe në veçanti digat gjatë konfliktit”, tha zonja Spadaro.

Sipas hidrologut gjerman Arnd Hartlieb, shkatërrimi i digës Kakhovka solli një shkarkim katastrofik të ujit.

“Së pari mendoj për njerëzit në zonën e poshtme. Ata duhet të shpëtohen. Shpresoj se mund t’i shpëtojnë dhe përmbytja nuk është aq e shpejtë. Më pas mendoj për rindërtimin e strukturës. Mendoj se është vërtet një punë e vështirë dhe ndoshta është e mundur vetëm kur të përfundojë lufta. Do të jetë një sfidë vërtet e madhe për ta bërë këtë”, tha hidrologu nga Universiteti i Mynihut, Arnd Hartlieb.

Një tjetër rrezik nga shkatërrimi i digës është dhe ulja e nivelit të ujit në rrjedhën e sipërme, që përdoret për ftohjen e termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhia. Tani për tani sipas operatorit bërthamor të Ukrainës ‘Energoatom’ situata është “e kontrollueshme”./VOA 

alessandra spadaro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj