LIVE UPDATES
Bota

Shpronësimi në veri të Kosovës: Qeveria nuk lëshon pe, por as qytetarët

Me këto fjalë, Mashan Jovanoviç nga Leposaviçi - komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës - e komenton vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta anuluar vendimin e Qeverisë së Albin Kurtit për shpronësimin e tokës dhe për ta kthyer atë në rishqyrtim.

15 Janar 2024, 15:30 Nga N.F
Shpronësimi në veri të Kosovës: Qeveria nuk lëshon pe,
Foto ilustruese

KOSOVË- “Drejtësia, tani për tani, është vendosur”. Me këto fjalë, Mashan Jovanoviç nga Leposaviçi - komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës - e komenton vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta anuluar vendimin e Qeverisë së Albin Kurtit për shpronësimin e tokës dhe për ta kthyer atë në rishqyrtim.

Ai është një prej banorëve të Leposaviçit dhe Zubin Potokut, toka e të cilëve u bë objekt shpronësimi, nisur nga janari i vitit 2023. Më 10 janar të atij viti, Qeveria e Kosovës miratoi një vendim preliminar për shpronësimin e tokës në Leposaviç dhe Zubin Potok, me arsyetimin se janë planifikuar “projekte infrastrukturore me interes publik”, por pa specifikuar se për çfarë projektesh bëhet fjalë.

Se sa është sipërfaqja e tokës që është objekt i shpronësimit nuk u bë e ditur publikisht, por ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç, tha se bëhet fjalë për 83 hektarë në atë komunë. Për komunën e Zubin Potokut dihet vetëm se toka gjendet në zonat kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Veli Breg, Banjë dhe Jasenovik i Epërm. Policia e Kosovës konfirmoi, ndërkohë, për Radion Evropa e Lirë se disa nga “projektet infrastrukturore me interes publik” përfshijnë ndërtimin e një stacioni policor - gjë të cilën vendasit e kundërshtuan ashpër.

Banorët, përveç pretendimeve se procesi i shpronësimit është “ilegal” dhe se atyre po u “merret toka”, shprehën edhe frikë se afër shtëpive të tyre do të ndërtohen baza për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Nebojsha Vllajiç, njëri nga avokatët që përfaqësoi banorët nga veriu para Gjykatës në Prishtinë, thotë se baza të tilla janë ndërtuar tashmë në disa parcela, që janë në pronësi private të qytetarëve në veri.

Ai shton se do të kërkojë largimin e tyre kur vendimi i Gjykatës për anulimin e procesit të shpronësimit, të jetë i vlefshëm. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse bazat në veri të Kosovës, janë ndërtuar vërtet në parcela private pa përfunduar procesi i shpronësimit.

Edhe pse për gati një vit Qeveria e Kosovës këmbënguli se procesi i shpronësimit në veri është ligjor, transparent dhe se nuk ka asgjë të diskutueshme, kryeministri Albin Kurti tha më 11 janar të këtij viti se institucionet e drejtësisë janë aty “për të zgjidhur dilema”. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk do ta braktisë procesin e shpronësimit, por se këshilltarët e ministrive përkatëse do të sjellin propozim të ri. Mashan Jovanoviq, duke iu referuar kësaj deklarate, thotë:

“Askush nuk ka nevojë për atë [shpronësimin], është vetëm presion mbi ne, vendasit. Nuk është në interes të publikut, siç thonë. Vullnetarisht, ne kurrë nuk do ta japim tokën”.

Për përpjekje të mëtejshme shprehet i gatshëm edhe avokati Nebojsha Vlajliq, por beson se tani është më mirë të gjendet një “zgjidhje kompromisi”.

“Këmbëngulja në diçka që është e gabuar, nuk do të na çojë askund. Pra, duhet të merren vesh [pronarët e parcelave dhe Qeveria e Kosovës]. Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e dëgjueshme ndaj qytetarëve”, thotë Vllajiç.

REL-i e pyeti Qeverinë së Kosovës nëse do ta ankimojë vendimin e Gjykatës dhe nëse është e mundur të gjendet ndonjë zgjidhje kompromisi, por nuk mori përgjigje. Avokati Vllajiq thotë se shpronësimi i tokës në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë në përputhje me ligjet në fuqi që nga fillimi i procesit.

“Këtë nuk ka mundur ta injorojë as Gjykata - shpronësimi është bërë, e qytetarët nuk kanë qenë as të informuar. Objektet kanë përfunduar dhe vetëm atëherë ka nisur procesi i shpronësimit dhe gjëra të ngjashme. Gjëra të tilla nuk do të ndodhin më. Më e pakta që presin qytetarët tani, është që të respektohet ligji”, thotë Vllajiç.

Avokati Vllajiç përsërit qëndrimin e qytetarëve se nuk do të pranohet ndërtimi i bazave policore pranë shtëpive të tyre.

“Interes publik nuk mund të jetë diçka që qytetarët nuk e duan. Në atë zonë nuk ka njeri që do diçka të tillë [ndërtimin e një stacioni apo baze policore]”, thotë Vllajiq.

Përndryshe, tetë hektarë të pyllit të Mashan Jovanoviqit, që iu nënshtruan shpronësimit, gjenden pranë shtëpisë së tij familjare në fshatin Mekiniq - komuna e Leposaviçit. Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se kjo organizatë ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që, para se të merret vendimi për shpalljen e një investimi me interes publik, të bëhet një analizë e duhur dhe e qëndrueshme, duke përfshirë një diskutim publik me aktorët përkatës.

“Për fat të keq, kjo nuk ndodh në praktikë me një numër të madh vendimesh të Qeverisë. Pa paragjykuar rastin, me një fjalë, duke marrë për bazë se vendimi i shkallës së parë mund të ankimohet, është gjithmonë lajm i mirë kur gjykatat vendosin për ligjshmërinë në rastet kur organet administrative marrin vendime që nuk bazohen në ligj dhe procedura”, thotë Miftaraj për REL-in.

Ai kujton se vendimet e gjykatave janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe pushtetin ekzekutiv, dhe se moszbatimi i tyre është vepër penale. Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar më herët për çështjen e shpronësimeve në veri të Kosovës, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për “ndërtimin e bazave policore në toka private dhe shoqërore”.

Marrë nga REL

kosova shpronesim albin kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj