LIVE UPDATES
Bota

Shqetësimi për praninë e trupave nga Korea e Veriut që luftojnë krah Rusisë, drejtuesit e mbrojtjes së SHBA-ve dhe Ukrainës në bisedime

Një ditë më parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se trupat ukrainase po përballeshin me 50,000 trupa, përfshirë 11,000 trupa të Koresë së Veriut të dislokuara nga Rusia në rajonin e saj të Kurskut, megjithëse Moska nuk e konfirmon apo mohon përfshirjen e tyre.

13 Nëntor 2024, 08:48 Nga M.B
Shqetësimi për praninë e trupave nga Korea e Veriut që
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov

SHBA- Njësitë e Koresë së Veriut kanë filluar të luftojnë përkrah njësive ruse, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit gjatë një konference për shtypin të martën.

“Mbi 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusinë lindore dhe shumica e tyre janë zhvendosur në rajonin e largët perëndimor të Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake me forcat ruse”, u tha gazetarëve zëdhënësi Vedant Patel.

Një ditë më parë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se trupat ukrainase po përballeshin me 50,000 trupa, përfshirë 11,000 trupa të Koresë së Veriut të dislokuara nga Rusia në rajonin e saj të Kurskut, megjithëse Moska nuk e konfirmon apo mohon përfshirjen e tyre.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin bisedoi të martën me homologun e tij ukrainas Rustem Umerov "për të diskutuar dinamikën e fushëbetejës dhe për të ofruar një përditësim mbi ndihmën amerikane të sigurisë" për vendin e Evropës Lindore, sipas sekretarit të shtypit të Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder. Ryder tha se "sekretari rikonfirmoi angazhimin e Presidentit Biden për të rritur ndihmën e sigurisë për Ukrainën".

Pentagoni informoi gjithashtu për sasinë e fondeve që mbeten në dispozicion për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Kanë mbetur rreth 7.1 miliardë dollarë nën fondin që autorizohet nga presidenti, ku përfshihen 4.3 miliardë dollarë të miratuara nga Kongresi në prill, plus 2.8 miliardë dollarë që u bënë të disponueshme pas përllogaritjeve të reja.

Për më tepër, ka edhe rreth 2.2 miliardë dollarë në dispozicion nën programin e Iniciativës për Asistencën e Sigurisë në Ukrainë. Gjenerali Ryder theksoi sërish se Shtetet e Bashkuara do të nxitojnë me ndihmën për Ukrainën dhe do të përdorin të gjitha fondet në dispozicion.

Gjenerali Ryder tha se dy drejtuesit e mbrojtjes folën gjithashtu për pasojat nga përfshirja e mijëra trupave të Koresë së Veriut, që tani vlerësohen të jenë kryesisht në rajonin perëndimor të Kurskut. Ndërkohë, një sulm ajror rus në qytetin e lindjes së Presidentit ukrainas Zelenskyy vrau një nënë dhe tre fëmijët e saj dhe la 14 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët të martën.

Ministri i Brendshëm Igor Klymenko tha se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar pasi një ndërtesë banimi në Kryvyi Rih u godit një ditë më parë. Prokuroria e Përgjithshme tha se janë vrarë një grua 32-vjeçare dhe fëmijë të moshave 10 vjeç, 2 vjeç dhe 2 muajsh.

Në rajonin Belgorod të Rusisë, një sulm ukrainas me dron i vuri flakën një depozite karburanti, njoftoi guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ai tha se një depozitë mori flakë dhe 10 ekipe zjarrfikëse u dislokuan në distriktin Starkooskolsky afër kufirit me Ukrainën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se 13 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës, në rajonet në kufi me Ukrainën. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 46 dronë rusë gjatë natës.

Për më tepër, ushtria ukrainase "po përballej me një përqëndrim mjaft të madh të trupave ruse - 50,000 ushtarakë të okupatorit", në rajonin e Kurskut, tha Presidenti Zelenskyy në fjalimin e tij drejtuar vendit të hënën.

“Sulmet e forcave tona ndaj arsenaleve ruse kanë reduktuar sasinë e artilerisë së përdorur nga okupatori dhe kjo është e dukshme në pjesën frontale. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për vendime nga partnerët tanë – Amerika, Britania, Gjermania – për kapacitetet me rreze të gjatë”, tha Presidenti Zelenskyy. “Kjo është jetike. Sa më larg të mund të godasin raketat dhe dronët tanë, aq më pak aftësi reale luftarake do të ketë Rusia”.

Pakti i mbrojtjes Rusi – Koreja e Veriut

Media shtetërore në Korenë e Veriut njoftoi se vendi ratifikoi një marrëveshje të mbrojtjes me Rusinë të martën, duke zyrtarizuar muaj të tërë të thellimit të lidhjeve të sigurisë. Marrëveshja "u ratifikua si një dekret" i udhëheqësit Kim Jong Un, tha të martën Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA). Njoftimi vjen pasi ligjvënësit rusë votuan njëzëri javën e kaluar për të ratifikuar marrëveshjen, të cilën Presidenti rus Vladimir Putin e nënshkroi më vonë.

"Traktati do të hyjë në fuqi nga dita kur të dyja palët shkëmbejnë instrumentet e ratifikimit," tha KCNA-ja.

Putin dhe zoti Kim nënshkruan paktin strategjik në qershor, gjatë vizitës së presidentit rus në Korenë e Veriut./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj