SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.
Pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor. Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, tha për Radion Evropa e Lirë më 25 korrik se në Bujanoc është mbajtur takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike shqiptare, të cilët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët pjesëmarrjeje.
“Gjatë ditës do të publikojmë një deklaratë të përbashkët të partive politike për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrim dhe do të ftojmë qytetarët që t'i përgjigjen thirrjes për tu regjistruar”, tha Salihi.
Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.
Siç thanë në atë kohë për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të nacionalitetit shqiptar në këto tri komuna, bojkoti ishte i domosdoshëm sepse formularët e regjistrimit ishin shtypur në cirilik në gjuhën serbe. Si arsye shtesë, përfaqësuesit e atij komuniteti përmendën problemet e pazgjidhura dhe obligimet e paplotësuara të shtetit ndaj kësaj pjese të Serbisë.
Dhjetë vjet më vonë, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë nga lista zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, tha për Radion Evropa e Lirë se shpreson që këtë herë Serbia t'i dëgjojë kërkesat e tyre.
“Arsyeja jonë e bojkotit në vitin 2011 vinte si pasojë e mos dëshirës së shtetit për të dëgjuar kërkesat tona. Në këtë fazë fillestare ia lamë Këshillit Kombëtar të Pakicës Shqiptare të vendoste kontakte me Byronë e Statistikave dhe të binte dakord për kushtet”, tha Kamberi. Regjistrimi është veçanërisht i rëndësishëm për pjesëtarët e bashkësive etnike, të cilat, sipas të dhënave të vitit 2011, janë më shumë se njëzet në Serbi. Ky regjistrim shërben si kornizë për përcaktimin e fushës së të drejtave që ata kanë.
Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60 mijë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare, kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë. Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor 2022 dhe pyetësorët elektronikë do të përdoren për herë të parë./REL
grure, Ukraine UKRAINË- Çmimet e grurit u rritën ndjeshëm më 25 korrik pasi raketat ruse goditën qytetin-port të Odes&...
Foto ilustruese KOSOVË- Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
sherri ne Serbi MAL I ZI- Disa të rinj janë përleshur mbrëmë në seksionin e parë të autostradës së re mal...
Dyqanet në Francë FRANCË- Në një deklaratë nga një ministri francez tha se qyqanet në vend do të urdh&eum...
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botë...
Foto Ilustruese IRAN- Irani tha se kamerat e Kombeve të Bashkuara të vendosura në uzinat bërthamore nuk do të aktivizohen derisa t...
Maksim Potyomin dhe Anatoly Stasyukevich UKRAINË- Dy nga pilotët më të mirë të Putinit janë vrarë nga nj&...
Sulm kibernetik EUROPË- Disa ditë më parë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se faqet e s...
Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Z. Li Hongzhong, Sekretar i Komitetit Provincial i Kinës BELGJIKË- Ministria e Punëve të Jash...
Zjarr ne Greqi GREQI- Zjarrfikëset janë në gatishmëri të plotë në 24 orët e fundit pasi vetëm në tre dit&...