LIVE UPDATES
Bota

"Është jetike që të ushtrojnë profesionin e tyre"/ Komisioni Evropian dënon arrestimet e gazatarëve, i bën thirrje Turqisë të respektojë lirinë e medias

Turqia prej një jave po përjeton demonstrata masive antiqeveritare dhe një lëvizje proteste, me përmasa të paprecedentë që nga viti 2013 dhe demonstratat e mëdha të lëvizjes Gezi. Shkaktari ishte arrestimi dhe paraburgimi i kryetarit opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

27 Mars 2025, 19:30 Nga M.L
"Është jetike që të ushtrojnë profesionin e
Foto ilustruese

TURQI- Arrestimet e gazetarëve në Turqi u dënuan nga Komisioni Evropian, Londra dhe Parisi, duke i bërë thirrje vendit të respektojë sundimin e ligjit dhe lirinë e medias, bazuar në vlerat evropiane. Turqia prej një jave po përjeton demonstrata masive antiqeveritare dhe një lëvizje proteste, me përmasa të paprecedentë që nga viti 2013 dhe demonstratat e mëdha të lëvizjes Gezi. Shkaktari ishte arrestimi dhe paraburgimi i kryetarit opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Shumë gazetarë janë arrestuar ditët e fundit në vend teksa mbulonin protestat që janë ndaluar nga autoritetet në disa qytete të mëdha. Ka edhe shumë televizione opozitare që u janë pezulluar licencat e transmetimit, ndërkohë që raportohen masa represive edhe ndaj gazetarëve të mediave të huaja.

"Është jetike që gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre pa u kërcënuar me dhunë, ngacmim apo frikësim, në mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve në të gjitha informacionet," tha një zëdhënës i Komisionit.

Nga ana e saj, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike tha sot se Mbretëria e Bashkuar pret që Turqia të respektojë sundimin e ligjit: Për shkak se ne ndajmë një marrëdhënie të fortë dhe të rëndësishme me Turqinë, dhe si me të gjithë aleatët tanë, ne presim respekt për angazhimet ndërkombëtare që ndajmë dhe për sundimin e ligjit, duke përfshirë procese të shpejta dhe transparente gjyqësore.

"Turqia ka nevojë për Evropën dhe Evropa ka nevojë për Turqinë." Por ne kemi nevojë për një Turqi që të marrë përgjegjësitë e saj për sigurinë evropiane, dhe të vazhdojë rrugën e saj demokratike duke respektuar angazhimet që ka marrë," tha gjithashtu sot presidenti francez Emmanuel Macron, pas samitit në Paris për Ukrainën.

Franca respekton Turqinë dhe njeh përgjegjësinë e saj në Detin e Zi, por natyra sistematike e sulmeve ndaj lirive karakterizohet si veprime agresive për të cilat Parisi shpreh keqardhjen, shtoi Macron. Ankaraja më herët sot hodhi poshtë ato që i quajti deklarata të njëanshme në lidhje me arrestimin dhe ndalimin e Imamoglu. Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 1900 persona që morën pjesë në demonstratat në favor të kryebashkiakut.

protesta ne turqi ankara komisioni evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj