LIVE UPDATES
Bota

"Është në prag të një lufte civile"/ Vuçiç për deklaratat e Pllenkoviç: Ai po synon që ta dëmtojë imazhin e Serbisë

Për dhjetë muaj, Serbia është përballur me protesta masive ku protestuesit kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 persona nga shembja e një strehe të betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

2 Shtator 2025, 22:38 Nga r.ll
"Është në prag të një lufte civile"/
aleksander vucic

KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviç, se Serbia është në prag të një lufte civile, është “keqdashëse” dhe e “qëllimshme”, që sipas tij, synon ta dëmtojë imazhin e Beogradit në botë.

Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Pekin, Vuçiç u tha gazetarëve se e “çudit fakti që disa qytetarë të Serbisë nuk e shohin këtë”.

“Nuk do të ketë asnjë luftë civile në Serbi. Serbia do të vazhdojë të rritet me shpejtësi të madhe”, tha Vuçiç më 2 shtator, kur u pyet nga gazetarët që të komentojë deklaratën e Pllenkoviçit.

Vuçiç tha po ashtu se Serbia “do të vazhdojë të jetë gjithnjë më e suksesshme pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Kroacisë, si ato zyrtare ashtu edhe jozyrtare, jo vetëm që të mos përparojë, por edhe të kthehet në të kaluarën e largët, kur disa presidentë serbë i serviloseshin dhe u kërkonin falje atyre që përzunë serbët”.

“Ne do të vazhdojmë të shtrijmë dorën për Kroacinë pavarësisht të gjitha komentimeve të tyre keqdashëse dhe kurrë nuk do t’u dëshirojmë asgjë të ngjashme”, theksoi udhëheqësi serb.

Pllenkoviç një ditë më parë, në Forumit Strategjik të Bledit, kur foli për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deklaroi se Serbia “është në prag të një lufte civile, me më shumë se dy vjet trazira dhe protesta të mëdha, më të fortat dhe më seriozet, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është nën kërcënim të vazhdueshëm nga separatizmi”.

Në një deklarim më vonë për gazetarët, Pllenkoviç tha se qëllimi i deklaratës së tij ishte të ilustronte për publikun “që nuk ndjek të gjitha detajet e situatës në Serbi se si duket gjithçka, veçanërisht në muajt e fundit”.

“Mos mendoni se unë mbështes një skenar të tillë, po thjesht po e përshkruaj”, tha Pllenkoviç.

Lidhur me këtë deklaratë të Pllenkoviçit ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se “qëllimi strategjik i Kroacisë është të shpërthejë një luftë civile në Serbi”.

“Pllenkoviç thotë se Serbia është në prag të një lufte civile. Po çfarë tjetër mund të ndodhë? Ata e kanë dëshiruar kaq shumë dhe kanë investuar kaq shumë në këtë. E dinë se qëllimi i tyre strategjik – që Aleksandar Vuçiç të mos jetë në krye të Serbisë – vetëm kështu mund ta arrijnë”, shkroi ajo në X.

Ndërkaq në Kroaci për këtë çështje ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq. Ai tha më 2 shtator se Kroacia nuk ka asnjë lidhje me problemet politike në Serbi.

Duke komentuar deklaratën e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Anushiq u tha gazetarëve se Serbia dukshëm ka probleme të mëdha të brendshme politike, por e drejton gishtin nga Zagrebi për çdo problem të saj.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me këtë”, tha ai për gazetarët në Zagreb.

Sipas agjencisë Hina, ai tha se Kroacia gjithmonë ka shtrirë dorën drejt Serbisë në integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe organizatat perëndimore, ndërsa Serbia vendos se çfarë politike do të ndjekë.

“Unë u dëshiroj të gjitha të mirat dhe që së shpejti të bëhet anëtare e BE-së, NATO-s dhe të stabilizojmë këtë pjesë të Evropës”, theksoi ai.

Për dhjetë muaj, Serbia është përballur me protesta masive ku protestuesit kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 persona nga shembja e një strehe të betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

Qeveria ka mohuar përgjegjësinë për ngjarjen, ndërsa Vuçiç, ka refuzuar të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat që nga maji po i kërkojnë protestuesit që po udhëhiqen nga studentët./REL

aleksander vucic andrej plenkovic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj