LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë: Biden s’do t’i lejojë ekstremistët t’i çorientojnë bisedimet për Gazën

Kirby e akuzoi ministrin e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, për pretendime të rrejshme. Ai tha se pretendimet e Smotrichit se marrëveshja për armëpushim në Gazë do të nënkuptonte dorëzim para Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – apo që pengjet nuk duhet të këmbehen për të burgosurit, janë “plotësisht të gabuara”.

9 Gusht 2024, 21:42 Nga N.F
Shtëpia e Bardhë: Biden s’do t’i lejojë
Kirby

SHBA- Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “ekstremistët”, përfshirë Izraelin, që t’i çorientojnë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby e akuzoi ministrin e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, për pretendime të rrejshme. Ai tha se pretendimet e Smotrichit se marrëveshja për armëpushim në Gazë do të nënkuptonte dorëzim para Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – apo që pengjet nuk duhet të këmbehen për të burgosurit, janë “plotësisht të gabuara”.

Smotrichi po e çorienton popullin izraelit, sipas Kirbyt. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ka muaj që po përpiqen t’i bindin palët të rikthehen në tavolinën e bisedimeve për armëpushim në luftën tashmë 10-mujore në Gazë, por janë përballur vazhdimisht me pengesa nga Izraeli dhe Hamasi.

Zyrtarët amerikanë besojnë se propozimi i fundit i ka afruar palët më së shumti drejt pajtimit për lirimin e grave, të sëmurëve dhe të moshuarve që po mbahen peng nga Hamasi në Gazë prej sulmit të 7 tetorit, në këmbim të një armëpushimi së paku gjashtëjavor të gjatë.

“Ne duam të arrihet një marrëveshje. Ne besojmë se ende është e mundur të arrihet kjo... por do të nevojitet lidership në të dyja anët, si dhe kompromise”, tha Kirby.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti – të cilat i ndërmjetësojnë bisedimet – u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e bisedimeve për armëpushim. Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.

Kirby tha se disa kritikë, si Smotrich, kanë pretenduar se marrëveshja për pengjet është “dorëzim para Hamasit apo se pengjet nuk duhet të këmbehen me të burgosur [palestinezë]”, dhe se lufta duhet të vazhdojë për kohë të papërcaktuar.

“Këto argumente janë plotësisht të gabuara”, tha Kirby.

Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.

Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur. Më shumë se 1.9 milion njerëz të popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh të Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës./ REL 

kirby biden gaza shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj