30 Gusht 2023, 12:48
Nga I.A
Yevgeny Prigozhin
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra nga një rrëzim misterioz i avionit javën e kaluar.
“Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shtoi ajo.
Ky është sugjerimi më i madh amerikan rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, i cili e kishte kryer një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit në qershor.
Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Peterburg më 29 gusht, në të cilën nuk mori pjesë Putini, dikur aleati i tij më i afërt.
“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.
Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut. Një avion i grupit mercenar Wagner, që udhëhiqej nga 62-vjeçari, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut më 23 gusht, duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord. Prigozhin ishte në listën e udhëtarëve. Katër ditë më vonë, Komisioni Hetues i Rusisë njoftoi se trupi i Prigozhinit ishte identifikuar nga mjekët, bashkë me trupat e nëntë personave të tjerë në bordin e avionit Embraer, i cili u rrëzua në rrethana të dyshimta.
Marrë nga REL
yevgeny prigozhin
Bota
30 Gusht 2023, 12:29
f.i
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të presë homologun e tij turk, Hakan Fidan për një vizitë dy...
Bota
30 Gusht 2023, 12:19
f.i
Maria Zakharova
RUSI- Sulmet me dron në territorin rus gjatë natës “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha nj...
Bota
30 Gusht 2023, 12:12
f.i
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka parë si kërcënim të hapur ndaj kryemini...
Bota
30 Gusht 2023, 11:59
f.i
Gabriel Escobar
BOSNJE-HERCEGOVINË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, G...
Bota
30 Gusht 2023, 11:58
I.A
Klajdi Bitri
ITALI- Autopësia e vdekjes së Klajdi Bitrit, i cili u vra disa ditë më parë në Itali ka dalë. Mësohet ...
Bota
30 Gusht 2023, 11:46
f.i
SHBA- Një trafikant droge i njohur si Talibani, e ka pësuar keq pasi ka i vodhi një karteli rreth 205 kilogramë kokainë dhe...
Bota
30 Gusht 2023, 11:45
I.A
bruksel
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave q&eum...
Bota
30 Gusht 2023, 11:42
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të rrisin presionin ndaj S...
Bota
30 Gusht 2023, 11:14
f.i
RUSI- Në gjithë botën akoma po spekulohet për arsyet e rrëzimit të aeroplanit brenda të cilit gjendje Prigozhin dhe nd...
Bota
30 Gusht 2023, 10:50
f.i
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosl...