LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë pret që Ukraina ta nënshkruajë së shpejti marrëveshjen kritike për mineralet

Zyra e Presidentit Zelenskiy tha se Shefi i Shtabit të Ukrainës Andriy Yermak diskutoi gjatë një telefonatë të premten me zotinWaltz mbi "përafrimin e pozicioneve" në marrëdhëniet dypalëshe, pas shkëmbimeve të nxehta mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit ukrainas.

21 Shkurt 2025, 21:53 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë pret që Ukraina ta nënshkruajë së
Mike Waltz

SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Mike Waltz tha të premten se pret që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Komentet e tij u bënë ndërsa Presidenti Donald Trump tha se Kievi “nuk ka asnjë kartë për të luajtur”.

Zyra e Presidentit Zelenskiy tha se Shefi i Shtabit të Ukrainës Andriy Yermak diskutoi gjatë një telefonatë të premten me zotinWaltz mbi "përafrimin e pozicioneve" në marrëdhëniet dypalëshe, pas shkëmbimeve të nxehta mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit ukrainas.

Presidenti Trump tha të mërkurën se zoti Zelenskiy është një "diktator i pazgjedhur” dhe i kërkoi atij të veprojë me shpejtësi për të siguruar paqen me Rusinë ose do të rrezikonte të humbiste vendin e tij. Komentet e zotit Trump thelluan edhe më tej tensionet mes dy udhëheqësve.

Ndryshimi i mprehtë i toneve të Shteteve të Bashkuara, mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës, kanë alarmuar zyrtarët evropianë dhe ka ngjallur frikën se Kievi mund të detyrohet të nënshkruajë një marrëveshje paqeje që favorizon Presidentin rus Vladimir Putin.

Zoti Zelenskiy tha se Presidenti Trump jetonte në një "flluskë dezinformimi" të krijuar nga Rusia, por më vonë i zbuti deklaratat e tij dhe tha se shpresonte në pragmatizmin amerikan.

Të mërkurën zoti Zelenskiy hodhi poshtë kërkesën e SHBA-ve për 500 miliardë dollarë në minerale nga Ukraina, për të shlyer Uashingtonin për ndihmën e dhënë gjatë kohës së luftës. Ai tha se deri më tani Shtetet e Bashkuara nuk kishin ofruar ndihme në ato nivele dhe se nuk kanë ofruar garanci specifike sigurie, për nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Në bisedën me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Waltz, zoti Yermak "theksoi rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit dypalësh dhe një niveli të lartë marrëdhëniesh mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara", bëri të ditur zyra e zotit Zelenskiy.

Disa orë më vonë zoti Waltz tha në Konferencën e Veprimit Politik Konservator që u mbajt në Uashington se: "Presidenti Zelenskiy do ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kjo do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër".

Zoti Waltz tha të enjten se zoti Zelenskiy duhej të kthehej në tryezën e bisedimeve.

I pyetur rreth komenteve të fundit të zotit Waltz, një burim i qeverisë ukrainase tha se të dyja palët ishin "ende në bisedime".

"Ukraina nuk ka asnjë kartë për të luajtur"

Duke folur gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë të premten, Presidenti Trump kritikoi zotin Zelenskiy.

Kam pasur bisedime shumë të mira me Putinin dhe jo aq të mira me Ukrainën”, tha Presidenti Trump. "Ata (Ukraina) nuk kanë asnjë kartë për të luajtur, por po luajnë fort", shtoi ai.

Qeveria gjermane njoftoi të premten se Kancelari gjerman Olaf Scholz kishte zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Zelenskiy dhe se kishin ranë dakord se Ukraina duhet të ketë një vend në tavolinën e bisedimeve të ardhshme për paqe.

Por Presidenti polak Andrzej Duda i kërkoi zotit Zelenskiy të premten të ruajë qetësinë dhe të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Presidentit Trump.

I sugjerova Presidentit Zelenskiy të qëndrojë i përkushtuar ndaj kursit të bashkëpunimit të qetë dhe konstruktiv me Donald Trump-in”, shkruante zoti Duda në platformën e mediave sociale ‘X’.

Nuk kam dyshim se Presidenti Trump udhëhiqet nga një ndjenjë e thellë përgjegjësie për stabilitet dhe paqe globale”, shtoi ai.

Zoti Duda, mandati i të cilit përfundon në vitin 2025, ishte një nga partnerët ndërkombëtarë të preferuar të zotit Trump gjatë administratës së tij të parë (2017-2021) dhe ata thonë se janë miq.

Presidenti i Polonisë do të takohet me Presidentin Trump në Uashington të shtunën, njoftoi agjencia shtetërore polake e lajmeve ‘PAP’.

Zoti Zelenskiy tha të premten se kishte diskutuar gjatë një telefonate me zotin Duda lidhur me bisedimet me ekipin amerikan të udhëhequr nga i dërguari për Ukrainën, Keith Kellogg.

"Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë me ne. Një paqe e fortë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes unitetit", shkruante zoti Zelenskiy në rrjetin social X./VOA

mike waltz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj