All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shtetet e Bashkuara i japin 500 milionë dollarë ndihmë Ukrainës

Në takimin e Grupit të Kontaktit po merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje administratës së ardhshme amerikane që të mos e braktisë Ukrainën.

9 Janar 2025, 16:59 Nga E. D
Shtetet e Bashkuara i japin 500 milionë dollarë ndihmë
Volodymyr Zelenskyy, Lloyd Austin
All - Paragraf - 1

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botërorë, pjesë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, për një takim të fundit të këtij grupi nën patronazhin e tij. Në takimin e Grupit të Kontaktit po merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje administratës së ardhshme amerikane që të mos e braktisë Ukrainën. Gjatë kësaj vizite në bazën ushtarake amerikane Ramstein në Gjermani, administrata e Presidentit Biden njoftoi për paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani për një takim të fundit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, një grup që ai e filloi në këtë bazë ushtarake për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare ushtarake për ukrainasit vetëm disa javë pas sulmit të Rusisë.

“Nëse Putini gllabëron Ukrainën, oreksi i tij vetëm sa do të shtohet”, deklaroi Sekretari Austin. “Nëse autokratët arrijnë në përfundimin se demokracitë do ta humbasin durimin, që do të heqin dorë nga interesat e tyre dhe t’i harrojnë parimet, do të shohim uzurpim më të shpeshtë të territoreve. Nëse tiranët e kuptojnë që agresioni shpërblehet, kjo do të sjellë më shumë agresion, kaos dhe luftë”.

Presidenti ukrainas Zelensky i bën thirrje administratës së re amerikane të mos ndalë ndihmën për Ukrainën.

“Kemi bërë aq shumë dhe sinqerisht do të ishte çmenduri të dorëzohemi tani dhe të mos vazhdojmë t’i ndërtojmë koalicionet e mbrojtjes që kemi krijuar,” deklaroi zoti Zelensky. “Pavarësisht se çfarë po ndodh në botë, të gjithë duan të ndihen të sigurt që shteti i tyre thjesht do të shuhet nga harta”.

Gjatë takimit, sekretari Austin njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Kievit pajisje ushtarake nga rezervat amerikane në vlerë prej 500 milionë dollarësh, që njëkohësisht është edhe paketa e fundit e ndihmës nga Presidenti Biden, i cili e përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji. Ndihma përfshin raketa për aeroplanët ushtarakë, pajisje për mirëmbajtjen e aeroplanëve F-16 si dhe municion dhe armë të vogla.

Aktualisht kanë mbetur edhe 3.8 miliardë ndihmë për Ukrainën, që është miratuar nga Kongresi në prill të vitit të kaluar, por në Pentagon thonë se kjo ndihmë nuk mund t’i dërgohet ende Ukrainës ngaqë nevojiten fonde shtesë nga Kongresi për të plotësuar rezervat amerikane paraprakisht.

Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për mbijetesë, kauza e përkrahjes së tyre është e rrethuar me pasiguri.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, nuk ka bërë të qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta udhëheqin këtë grup.

Zyrtarët aktualë të administratës dhe analistët ushtarakë thonë se një vendim për të mos vazhduar këtë përpjekje do të ketë pasoja katastrofike për Kievin.

“Po që se Shtetet e Bashkuara kufizojnë dukshëm apo i japin fund përkrahjes për Ukrainën, Ukraina do të përballet me një fatkeqësi të madhe dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të ishte përgjegjës për këtë. Pikë. Prandaj jam i sigurt që Presidenti i zgjedhur Trump nuk do ta dëshironte këtë gjë si pjesë të trashëgimisë së tij”, thotë analisti Bradley Bowman nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Ndërkohë që analistët e vlerësojnë Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës si pikën më të lartë të trashëgimisë së Sekretarit Austin, vonesat e shkaktuara nga Kongresi dhe debatet përbrenda administratës së Presidentit Biden se me çfarë armësh duhet dhënë Kievit, kanë penguar betejën e Ukrainës.

“Fatkeqësisht shumë shpesh e kemi parë një dinamikë ku kishte hamendje, kur Ukraina ka kërkuar diçka dhe administrata ka thënë jo, pastaj ndoshta dhe në fund po. Dhe pastaj gjatë kësaj periudhe kohore, kemi parë Rusinë që ka avancuar, ukrainasit që po vdesin dhe vonesat që kushtojnë”, deklaroi analisti Bowman.

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, Grupi i Kontaktit, i përbërë nga 50 shtete, i ka ofruar Kievit mbi 126 miliardë dollarë ndihmë në formë armësh, stërvitjesh dhe pajisjesh./VOA

volodymyr zelenskyy lloyd austin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj