LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla të reja për kthimin e emigrantëve, Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik!

Gjykata në Strasburg së fundi ka trajtuar raste kundër Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, ku bëhej fjalë për trajtim të kundërligjshëm të migrantëve. Danimarkës madje iu kërkua që të ndryshojë rregulloren lidhur me bashkimin familjar.

25 Maj 2025, 11:04 Nga N.F
Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla të reja për kthimin e
Frederiksen dhe Meloni

BRUKSEL- Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera të BE-së duan që të ketë një interpretim të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në sfondin e politikës së migrimit. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nënshkruar nga 46 shtete.

"Ruajtja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës është fondamentale", deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Alain Berset. "Në sfondin e sfidave komplekse të kohës sonë detyra jonë është ta forcojmë Konventën dhe jo ta dobësojmë atë", theksoi ai. "Në një shoqëri, kur mbizotëron shteti ligjor, drejtësia nuk duhet të bjerë nën presionin politik", nënvizoi më tej Berset.

Në një letër të hapur, që u bë publike të enjten (22.05.2025) nga zyra e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, disa vende anëtare të BE-së kërkojnë një debat parimor lidhur me interpretimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut. Shkas për këtë është shqetësimi, se konventa nuk është më e mjaftueshme për të reaguar ndaj sfidave aktuale, veçanërisht sa ka të bëjë me migrimin.

Kjo kërkesë është nënshkruar nga qeveritë e Italisë, Danimarkës, Polonisë, Austrisë, Belgjikës, Letonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Çekisë.

Kritika ndaj vendimeve gjyqësore për migracionin

Dokumenti në fjalë u publikua pas takimit ndërmjet kryeministres italiane Meloni dhe kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen në Romë. Të dyja kryeministret ndjekin një politikë restriktive migracioni. Në një deklaratë të përbashkët thuhet,se: "Ne duhet të rivendosim ekuilibrin e duhur." Ka ardhur koha për një diskutim, "se si konventat ndërkombëtare t'u përshtaten sfidave të kohës sonë".

Nënshkruesit e deklaratës kërkojnë gjithashtu, "të shohin se si Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka zhvilluar interpretimet e veta të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut".

Gjykata në Strasburg së fundi ka trajtuar raste kundër Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, ku bëhej fjalë për trajtim të kundërligjshëm të migrantëve. Danimarkës madje iu kërkua që të ndryshojë rregulloren lidhur me bashkimin familjar. Gjykata gjithashtu ka dënuar disa herë Italinë për trajtimin ndaj emigrantëve.

Në letrën e hapur të nëntë vendeve shprehimisht thuhet, "nëse gjykata në disa raste e ka tejkaluar kuadrin në interpretimin e konventës dhe nëse me këtë e ka ndryshuar ekuilibrin mes interesave që duhen mbrojtur". Në disa raste është kufizuar aaftësia e vendeve për "të marrë vendime politike në demokracitë tona".

Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla të reja për kthimin e migrantëve

Sipas Agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve, Frontex, numri i kalimeve ilegale të kufirit në Bashkimin Europian vitin e kaluar është ulur me 38 përqind në 239.000 raste. Më 2023 hyrjet ilegalisht shënuan numrin më të lartë që prej dhjetë vjetësh.

Megjithatë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së i kërkuan Komisionit të BE-së në samitin e mbajtur në tetor 2024 "urgjentisht" rregulla të reja për kthimet e migrantëve të ardhur ilegalisht. Kësaj i parapriu rritja masive e presionit politik për këtë problematikë në Gjermani, në Austri dhe në vende të tjera./ DW

frederiksen meloni gjednj keshilli i evropes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj