LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë të fitojnë kompensim mes 250 deri në 500 euro, varësisht prej distancës së fluturimit, për vonesat prej tri orësh e më tepër.

6 Qershor 2025, 19:12 Nga M.B
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e
Foto ilustruese

EUROPA- Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se t'iu duhet t’i kompensojnë pasagjerët. Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë të fitojnë kompensim mes 250 deri në 500 euro, varësisht prej distancës së fluturimit, për vonesat prej tri orësh e më tepër.

Mirëpo, agjencitë ajrore ankohen se kjo rregullore u kushton shumë, dhe shpesh detyrohen që t’i anulojnë fluturimet, për shkak të efekteve zinxhir. Shumica e vendeve të BE-së janë pajtuar të enjten që t’i ndryshojnë rregullat, duke tejkaluar kundërshtitë e Gjermanisë, në veçanti, pas disa orësh të negociatave në Luksemburg.

Sipas sistemit të ri, pragu i kompensimit do të rritet në katër orë për fluturimet deri në 3.500 kilometra, apo për fluturimet brenda Bashkimit Evropian, dhe shuma do të jetë 300 euro. Për fluturime më të gjata, e drejta e kompensimit prej 500 eurosh do të zbatohet pas një vonese prej gjashtë orësh.

Organizata Evropiane e Konsumatorëve BEUC e ka kritikuar planin, duke thënë se “pragu i ri do t’iu pamundësojë shumicës së pasagjerëve të drejtën për kompensim” pasi shumica e vonesave janë mes dy dhe katër orësh. Ajo u ka bërë thirrje ligjvënësve evropianë – që ende nuk e kanë miratuar tekstin – që t'i kenë parasysh të drejtat e pasagjerëve.

Kompromisi nuk i ka kënaqur as kompanitë ajrore, pasi Grupi i Kompanive Ajrore për Evropën, që përfshinë kompanitë: Air France-KLM, Lufthansa, Ryanair dhe easyJet, janë ankuar se “janë prezantuar edhe më shumë komplikime” sesa në planin fillestar të Komisionit Evropian.

Ministri polak i Infrastrukturës, Dariusz Klimczak, shteti i të cilit është në krye të Presidencës së BE-së, ka thënë se janë krijuar “mbi 30 rregulla të reja" për pasagjerët. Aty përfshihet e drejta për të arritur në destinacion edhe përmes rrugëve alternative sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë edhe fluturimet e operuara nga transportues të tjerë, ose mënyra alternative të transportit.

Plani krijon edhe një sistem për pasagjerët që të kompensohen automatikisht për fluturimet e anuluara brenda 14 ditësh. Aty përfshihet edhe e drejta e ndihmës – për ushqim dhe akomodim – kur udhëtimet nuk shkojnë sipas planit. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, ka thënë se është i kënaqur me kompromisin.

“Teksti do të mund të ishte më ambicioz, mirëpo është hap përpara drejt përmirësimit të kualitetit të shërbimeve të ofruara për pasagjerët “, ka thënë ai përmes një postimi në X./ REL

be linja ajrore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj