LIVE UPDATES
Bota

Shtohen dëshmitë e krimeve ruse në Ukrainë: A ndiheni vrasësa?

Ukraina po heton më shumë se 58 mijë krime të mundshme lufte nga Rusia, përfshirë vrasje, rrëmbime, bombardime pa dallim mes civilëve dhe ushtarakëve dhe sulme seksuale.

30 Dhjetor 2022, 22:29 Nga I.A
Shtohen dëshmitë e krimeve ruse në Ukrainë: A ndiheni
Ukrainasit

UKRAINË- Dhjetë muaj pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, pjesa më e madhe e fakteve dëshmon se trupat e Kremlinit kanë zhvilluar atje një luftë totale, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për trajtimin e civilëve dhe rregullave në fushën e betejës.

Ukraina po heton më shumë se 58 mijë krime të mundshme lufte nga Rusia, përfshirë vrasje, rrëmbime, bombardime pa dallim mes civilëve dhe ushtarakëve dhe sulme seksuale. Raportimet e agjencisë së lajmeve “Associated Press” dhe rrjetit investigativ “Fronltine” të mbledhura në një bazë të dhënash publike, kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur më shumë se 600 incidente, që duket se janë në shkelje me ligjet e luftës.

Disa prej këtyre masakrave kanë lënë të vrarë dhjetra ose qindra civilë, ndërsa numri i përgjithshëm i krimeve të luftës mund të arrijë në mijëra

Sikurse i tha agjencisë “Associated Press”, Karim Khan, kryeprokuror në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, “Ukraina është një skenë krimi”.

Megjithatë, përballë dokumentimit të asaj që ka ndodhur ka një realitet të hidhur. Edhe pse autoritetet kanë mbledhur një sasi tronditëse provash, pasi sulmi është nga më të dokumentuarit në historinë njerëzore, janë të pakta gjasat që të arrestojnë së shpejti ata që kanë hapur zjarr dhe kanë ushtruar dhunë e aq më pak komandantët që dhanë urdhrat dhe udhëheqësit politikë që miratuan sulmet.

Për këtë ka një seri arsyesh, thonë ekspertët. Autoritetet ukrainase përballen me sfida serioze në mbledhjen e provave të pakundërshtueshme në një zonë lufte. Shumica dërrmuese e krimeve të luftës janë kryer në anën ruse të frontit.

Edhe në rastet kur ka patur ndjekje penale, kufizimet me të cilat përballet drejtësia janë të dukshme. Një rast është ai i Vadim Shishimarinit, një komandant tanku 21-vjeçar, i pari rus që u gjykua për krime lufte. Ai u dorëzua në mars dhe u vetëdeklarua fajtor në një gjykatë të Kievit në maj, duke pranuar se kishte qëlluar në kokë një civil ukrainas 62 vjeçar.

Në sallën e gjyqit ndihej dëshira për të ndërthurur drejtësinë me hakmarrjen.

“A e ndjen veten vrasës”, i thirri një grua rusit i cili qëndronte në këmbë në kafazin e qelqtë të të pandehurve.

Po për burrin që është në varr”?, u dëgjua një zë më i mprehtë. Ndërsa një zë i tretë e pyeti avokatin se si mund të luftonte për lirinë e një rusi.

Ushtari i ri u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, por pas apelimit ndaj tij u vendos 15 vjet heqje lirie. Kritikët thanë se dënimi fillestar ishte tepër i ashpër, duke mbajtur parasysh faktin se ai pranoi krimin, tha se po zbatonte urdhërat dhe shfaqi pendesë.

Megjithatë, hetuesit ukrainas deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të ngrenë akuza ndaj komandatëve të Vadim Shishimarinit. Që prej muajit mars, Ukraina ka ngritur dyshime ndaj 600 rusëve, shumë prej tyre zyrtarë të nivelit të lartë dhe zyrtarë ushtarakë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoifu. Por deri më tani, asnjë prej zyrtarëve të fuqishëm nuk është vënë para drejtësisë ukrainase.

“Do të ishte e tmerrshme nëse në fund do të dënoheshin për krime lufte apo për krime ndaj njerëzimit, ushtarakë të gradave të ulëta dhe komandatët më të lartë të liheshin të lirë”, thotë avokati britanik Philippe Sands.

Gjatë gjithë luftës udhëheqësit rusë kanë mohuar akuzat për sjellje mizore dhe të dhunshme.

Ambasadori i Moskës, në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, tha se asnjë civil nuk është torturuar apo vrarë në qytetin e Buças, pavarësisht dokumentimit të hollësishëm dhe të kujdesshëm nga Associated Press, gazetarë të tjerë dhe hetues të krimeve të luftës, të mizorive që u kryen atje.

“Nuk ka patur asnjë sulm të dhunshëm ndaj asnjë individi atje”, tha ambasadori, duke i cilësuar fotot dhe videot e viktimave në rrugë si inskenime të ukrainasve.

Bazuar në fakte, këto deklarata janë provuar si të pavërteta, nga autoritetet ukrainase dhe ato ndërkombëtare, grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët që kanë dokumentuar me saktësi barbarinë ruse qëkurse Kremlini urdhëroi sulmin e paprovokuar në shkurt.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje për të dokumentuar atë që ka ndodhur,baza e të dhënave të Associated Press dhe Frontline e quajtur “War Crimes Watch Ukraine”, dëshmon një pjesë të krimeve të luftës. Associated Press dhe Frontline kanë përfshirë vetëm incidentet që mund të verifikohen përmes fotografive, videove dhe dëshmitarëve që kanë parë me sy ngjarjet.

Është raportuar edhe për qindra incidente të tjera që mund të përbëjnë krime lufte, por nuk ka patur prova të mjaftueshme publike që të konfirmonin në mënyrë të pavaruar atë që ka ndodhur.

Megjithatë baza e të dhënave jep detaje të fushatës 10 mujore që duket se ka shkelur ligjet e luftës, përfshirë 93 sulme në shkolla, që kanë lënë pas 36 fëmijë të vrarë, sikurse edhe më shumë se 200 sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve, përfshirë torturimin, rrëmbimin, vrasjen e civilëve dhe përdhosjen e trupave të pajetë.

Objektiv i Rusisë kanë qenë kishat, qendrat kulturore, spitalet dhe infrastruktura energjitike. Baza e të dhënave tregon se Rusia lëshuar bomba në lagjet rezidenciale dhe ndërtesat që strehonin civilë.

Sipas një investigimi të Associated Press, Rusia ka lëshuar një bombë mbi teatrin e Mariupolit, që po përdorej si strehë për civilet, duke lënë pas, së paku 600 viktima. Një tjetër investigim tregon se 30 ditë pas nisjes së sulmit forcat ruse goditën dhe dëmtuan 34 qendra mjekësore.

“Ky është një krim që bie ndesh me ligjet e luftës”, tha Stephen Rapp, ish-ambasador amerikan për krime lufte. “Nëse dikush plagoset duhet të marrë kujdes mjekësor. Nuk mund të sulmosh spitalin. Është rregulli më i vjetër në ligjet ndërkombëtare”.

Ekspertët thonë se nën drejtimin e Presidentit Vladimir Putin, Rusia ka shkelur rregullat e vendosura nga Konventa e Gjenevës dhe një seri traktatesh që përcaktojnë se si duhet t’i trajtojnë vendet që janë në luftë qytetarët e kundërshtarit, si edhe Statutin e Romës në bazë të të cilit u ngrit Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe që përcakton aktet që përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj