LIVE UPDATES
Bota

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, REL: Sinjalizon rritjen e çmimeve dhe për produktet e tjera

Të ardhurat mujore në familjen e saj nuk kalojnë mbi 400 euro. I vetmi i punësuar është djali i saj, i cili punon si shofer taksie.

10 Prill 2023, 13:53 Nga I.A
Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, REL: Sinjalizon
perime

KOSOVË- Për familjen 4-anëtarëshe Makovci nga Millosheva - Komuna e Obiliqit - një rritje e re e çmimeve të produkteve do të ishte vështirë e përballueshme.

“Nuk e di si do t’ia bënim... Do të blejmë gjëra më pak. Edhe ashtu janë shtrenjtë”, thotë kryefamiljarja Sherifja për Radion Evropa e Lirë.

Të ardhurat mujore në familjen e saj nuk kalojnë mbi 400 euro. I vetmi i punësuar është djali i saj, i cili punon si shofer taksie.

“Nëse para më shumë se një viti me 100 euro kam blerë disa nga produktet për një muaj... tani ato janë dyfish më shtrenjtë”, thotë Sherifja.

“Me shumë vështirësi e mbyllim muajin. Kemi shpenzime jo vetëm për ushqime, por edhe për rrymën, ujin, mbeturinat e të tjera”, shprehet ajo.

Në Kosovë, si gjetiu në botë, inflacioni ka nisur të rritet në fund të vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka marrë hov nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Por, një rritje të re të çmimeve janë duke e paralajmëruar përfaqësuesit e bizneseve dhe pronarët e kompanive prodhuese. Kjo, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Nga 1 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike me rritje prej 15.4% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Kjo rritje rrit edhe kostot e prodhimit, thotë Sylejman Konushevci, pronar i një fabrike të vajit në Kosovë.

“Për momentin, një litër vaj është 1.15 deri në 1.20 euro [çmimi i furnizimit]. Ne nuk mund ta ruajmë këtë çmim që e kemi tani me këtë rritje të rrymës që është bërë. Jam i sigurt që një litër vaj do të bëhet deri në 1.30 euro”, thotë Konushevci për Radion Evropa e Lirë.

Bindje të ngjashme shpreh edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është lajm i mirë për bizneset. Kjo rritje është një kosto shtesë për prodhuesit vendorë dhe do të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera”, thotë Rafuna.

Për më tepër, shton ai, rritja e tarifave të energjisë elektrike i vendos prodhuesit vendorë në një konkurrencë të padrejtë me kompanitë që eksportojnë në Kosovë.

“Shtetet si Gjermania, Italia, Kroacia - qeveritë e tyre u kanë subvencionuar bizneseve dallimin e çmimit të rritur të energjisë elektrike. Kjo, me automatizëm, nuk ka ndikuar te prodhuesi që të ketë kosto shtesë, që pastaj ta nxjerrë produktin me çmim më të lartë te konsumatori”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht janë ankuar për konkurrencë të padrejtë, norma të larta të interesit dhe politika të pafavorshme fiskale.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se për shkak të kësaj gjendjeje, prodhimet vendore janë shpesh më të shtrenjta se ato që importohen.

Rafuna thotë se prodhuesit nuk kanë gjetur përkrahje nga institucionet e shtetit.

“Ka munguar dialogu publiko-privat. Ne jemi duke kërkuar që të vendoset një komunikim i drejtë dhe transparent mes bizneseve dhe Qeverisë. Jemi duke kërkuar që para se të merret ndonjë vendim, të diskutohet me bizneset për t’i ditur efektet që mund t’i ketë një vendim përkatës”, thotë Rafuna.

Qeveria e Kosovës, në të kaluarën, ka ndërmarrë disa nisma, si “superpuna”, e cila i ka subvencionuar pronarët e kompanive, duke ua paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se Qeveria e tij do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët.

“Mbështetja jonë për qytetarë do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë [për shtrenjtimin e rrymës], ku, ndër të tjera, do t’i subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovate në muaj, kurse grupet e cenueshme, siç janë familjet me asistencë sociale, do të kenë trajtim të veçantë”, ka thënë Kurti për gazetarët.

Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes së kursyer. Ky subvencionim i Qeverisë është ende në fuqi.

Sherifja tregon se faturën e fundit të energjisë elektrike, e ka paguar 32 euro. Me shtrenjtimin prej 15.4 për qind, ajo do t’i rritet për afro 5 euro. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti.

Marrë nga REL

rritja e cmimeve ne kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje