LIVE UPDATES
Bota

Shtyhet gjyqi për shpifje ndaj rrjetit Fox News

Fillimi i gjyqit kundër rrjetit “Fox News”, nën akuzat për shpifje nga firma Dominion, është shtyrë me një ditë, sipas gjykatësit të çështjes.

17 Prill 2023, 16:04 Nga k.m.
Shtyhet gjyqi për shpifje ndaj rrjetit Fox News
Foto ilustruese

Kompania “Dominion Voting Systems”, e cila prodhon pajisje elektronike për numërimin automatik të votave, ngriti një padi për shpifje kundër rrjetit televiziv “Fox News” në vitin 2021, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh. Firma Dominion e akuzon televizionin “Fox News” se kishte pretenduar në mënyrë të rreme se kompania e makinave të votimit kishte manipuluar zgjedhjet e vitit 2020. Por fillimi i gjyqit, që ishte planifikuar për të hënën, është shtyrë me një ditë, tha gjykatësi i çështjes të dielën. Burime me njohuri për çështjen thonë se gjigandi i medias po përpiqet të arrij një marrëveshje me palën akuzuese për zgjidhjen e çështjes pa gjyq.

Fillimi i gjyqit kundër rrjetit “Fox News”, nën akuzat për shpifje nga firma Dominion, është shtyrë me një ditë, sipas gjykatësit të çështjes.

Gjykatësi Eric Davis nuk dha arsye për shtyrjen, vetëm disa orë para fillimit të procesit gjyqësor të hënën, ndërsa burime të agjencisë së lajmeve Reuters bëjnë me dije se gjigandi mediatik po përpiqet të arrijë një marrëveshje me firmën “Dominion Voting Systems”.

Kompania me qendër në Shtetet e Bashkuara po kërkon një dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh, me pretendimet se “Fox News” ka përhapur të pavërteta me vetëdije, ose nga pakujdesia.

Kompania Dominion e akuzon rrjetin “Fox News” për dëmtim të reputacionit të saj, përmes transmetimit të pretendimeve të pabaza për pajisjet e votimit, pretendime që e dinte se ishin të rreme, duke thënë se makinat e votimit ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve në favor të demokratit Joe Biden dhe shkaktuan humbjen e republikanit Donald Trump.

Një ekspert i kontraktuar nga firma Dominion arriti në përfundimin se firma humbi shumë kontrata si rezultat i njoftimeve të përhapura nga “Fox News”, megjithëse pjesa më e madhe e raportit të tij nuk është bërë publike. Rrjeti “Fox News” thotë se dëmshpërblimi i kërkuar është joreal dhe i bazuar në një model ekonomik të gabuar. Gjigandi meditatik pretendon se padia nga Dominion përbën kërcënim për lirinë e shtypit.

Gjyqi, i cili pritet të fillojë tani të martën, është një prej rasteve më të bujshme për shpifje në Shtetet e Bashkuara. Rupert Murdoch, themeluesi i kompanisë, pritet të dëshmojë, së bashku me disa drejtues të lartë të rrjetit si dhe gazetarë. Kompanitë Dominion dhe Fox nuk kanë pranuar të komentojnë./VOA

fox news

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj