LIVE UPDATES
Bota

Shtyhet seanca për Ligjin e Gjuhëve/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese në Shkup: Deri pranverën e vitit të ardhshëm do të merret një vendim

Çështja ka nxitur pakënaqësi të madhe tek shqiptarët, por dhe përplasje në mes partive opozitare dhe atyre të pushtetit. Nismat për Ligjin e Gjuhëve iu dërguan Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ligjit në vitin 2019, ndërsa kërkohej heqja e frazës “gjuha shqipe” që qëndron në kllapa në njërin prej neneve ku thuhet se “gjuha të cilën e flasin mbi 20 përqind e popullatës është gjuhë në përdorim zyrtar, krahas maqedonishtes dhe alfabetit të saj cirilik”.

11 Dhjetor 2024, 16:26 Nga r.ll
Shtyhet seanca për Ligjin e Gjuhëve/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese
foto ilustruese

SHKUP- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut shtyu sot vendimin lidhur me nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pëdorimin e gjuhëve, që ka të bëjë me gjuhën shqipe. Një sërë nismash që kundërshtojnë përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe u ngritën menjëherë pas miratimit të ligjit në vitin 2019, por gjykata nuk u mor për më shumë se pesë vjet me to.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese tha se deri në pranverën e vitit të ardhshëm gjykata do të marrë një vendim. Çështja ka nxitur pakënaqësi të madhe tek shqiptarët, por dhe përplasje në mes partive opozitare dhe atyre të pushtetit. Nismat për Ligjin e Gjuhëve iu dërguan Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ligjit në vitin 2019, ndërsa kërkohej heqja e frazës “gjuha shqipe” që qëndron në kllapa në njërin prej neneve ku thuhet se “gjuha të cilën e flasin mbi 20 përqind e popullatës është gjuhë në përdorim zyrtar, krahas maqedonishtes dhe alfabetit të saj cirilik”.

Në mesin e atyre që ngritën nismat për kundërshtimin e ligjit ishte një zyrtar i VMRO-DPMNE-së, atëherë në opozitë dhe më pas kreu i partisë me qëndrime nacionaliste “E Majta”, profesorë maqedonas të çështjeve ligjore dhe individë të tjerë. Anëtarët shqiptarë të gjykatës, Osman Kadriu dhe Naser Hajdari refuzuan të marrin pjesë në takimin ku do të diskutoheshin dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe. Edhe anëtari i tretë, Fatmir Skender me përkatësi turke, u largua nga seanca pasi nuk u pranua propozimi i tij për heqjen nga rendi i ditës i nismave për Ligjin e Gjuhëve.

Kur u miratua ligjji në vitin 2019 ai iu dërgua për vlerësim Komisionit të Venecies, i cili dha mendimin se disa nene ishin vështirë të zbatueshme, siç janë procedurat gjyqësore në dy gjuhë.  Ligjin nuk e dekretoi presidenti i atëhershëm Gjorgje Ivanov dhe një pjesë e neneve mbetën të diskutueshme dhe nuk u vunë anjëherë në praktikë, siç janë përdorimi i shqipes nëpër gjykata kur edhe të gjitha palët të ishin shqiptarë, apo emblemat në dy gjuhë në uniformat e policisë e të ushtrisë, apo dhe dygjuhësia në kartmonedha.

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, pesë nga gjashtë gjykatësit e pranishëm votuan që së pari të mbahet një seancë përgatitore, ku do të ftonin ekspertë të huaj dhe të vendit si dhe të këshillohen me Komisionin e Venecies dhe më pas të marrin vendim. Seanca përgatitore ka të bëjë me çështje kontestuese juridike. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se do të merret një vendim në muajt në vijim. Kostadinovski i hedh poshtë akzuat për votim në baza etnike brenda gjykatës.

Në kohën kur gjykata po fillonte seancën, drejtuesit e koalicionit Fronti Evropian, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela folën para disa qindra protestuesve të mbledhur para Gjykatës Kushtetutuese ku iu bënë thirrje gjykatësve që të mos prekin gjuhën shqipe, të mos nxisin trazira dhe destabilizim në vend.

Seanca e gjykatës ka shtuar përplasjet në mes partive të koalicionit qeveritar "VLEN" dhe të "Frontit Evropian". Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në rrjetet sociale theksonte se përfaqësuesit e BDI-së e dinin se koalicioni VLEN nuk do të lejonte ndalimin e gjuhës shqipe. Duket se vendimin e sotëm të Gjykatës e paralajmëroi Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, i cil para pak ditësh në një konfefrencë shtypi tha se se “më 11 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese nuk do të ndodhte asgjë”. Sidoqoftë, sot në qendër të Shkupit u vërejt një prani e shtuar policore me përforcime dhe autoblinda pranë institucioneve shtetërore./VOA 

gjykata kushtetuese maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj