LIVE UPDATES
Bota

Si do të funksionojë Departamenti i ri i Efikasitetit të Qeverisë?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, i cili pavarësisht nga emri i tij, ka të ngjarë të jetë një organizëm këshillues dhe jo një departament federal, do të drejtohet bashkarisht nga themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, dhe ish-kandidati republikan për president, biznesmeni Vivek Ramaswamy.

19 Nëntor 2024, 22:57 Nga E. D
Si do të funksionojë Departamenti i ri i Efikasitetit të
foto ilustruese

SHBA- Kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën për herë të dytë në janar, dy prej mbështetësve më me peshë të tij do të kenë një portofol të ri, të krijuar për të ulur shpenzimet e qeverisë dhe për të përmirësuar efektivitetin e saj.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, i cili pavarësisht nga emri i tij, ka të ngjarë të jetë një organizëm këshillues dhe jo një departament federal, do të drejtohet bashkarisht nga themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, dhe ish-kandidati republikan për president, biznesmeni Vivek Ramaswamy.

Emri i nismës, të njohur me akronimin DOGE, duket të jetë produkt i sensit të humorit të zotit Musk, njeriut më i pasur në botë. Ai prej kohësh ka pasur interes për një kriptomonedhë të njohur si Dogecoin.

Dy bashkëkryetarët Musk dhe Ramaswamy kanë caktuar 4 korrikun 2026 - 250 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara - si afatin për përfundimin e punës së tyre, e cila pritet të shtrihet në të gjitha aspektet e qeverisë federale, për të shkurtuar shpenzimet dhe eliminuar burokracinë.

Në deklaratën që njoftonte krijimin e nismës DOGE, zoti Trump shprehej se ajo "do t'i hapte rrugën administratës së tij për të eliminuar burokracinë qeveritare dhe rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale".

Zoti Musk ka spekuluar publikisht se ekziston mundësia të identifikohen rreth 2 trilionë dollarë buxhetin federal që mund të shkurtohen. Kjo do të përbënte gati një të tretën e 6.1 trilionë dollarëve që qeveria federale shpenzoi në vitin fiskal 2023 dhe nuk mund të realizohet pa reduktime drastike në shërbimet dhe programet qeveritare.

Zoti Ramaswamy ka lënë të kuptohet se janë pikërisht shkurtime të tilla ato që do të sugjerojnë ai dhe zoti Musk. Në një intervistë në Fox News të dielën, ai u pyet nëse ata synojnë të mbyllin departamente të tëra qeveritare. Ai u përgjigj:

“Ne parashikojmë reduktime masive. Parashikojmë që disa agjenci të mbyllen plotësisht. Presim reduktime masive mes punonjësve aty ky qeveria federale është e fryrë. Presim shkurtime masive mes kontraktorëve federalë dhe të tjerëve, të cilët po abuzojnë me fondet e qeverisë federale.”

"Unë mendoj se njerëzit do të befasohen nga shpejtësia me të cilën do të veprojmë për disa nga këto ndryshime."

Precedenti i kohës së Presidentit Regan

Organizatat që mbështesin një mbikëqyrje më rigoroze të shpenzimeve federale treguan një optimizëm të matur lidhur me krijimin e departamentit të ri.

Tom Schatz, president i organizatës “Qytetarët Kundër Shpërdorimeve Qeveritare”, i tha Zërit të Amerikës se DOGE do të përbëjë herën e parë "që sektori privat bën një rishikim të rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës të qeverisë federale" që kur Presidenti Ronald Regan krijoi Komisionin ‘Grace’, synimi i të cilit ishte të rekomandonte përmirësime në efikasitetin e qeverisë në vitin 1982. Se sa ndikim do të ketë DOGE, tha zoti Schatz, do të varet nga një numër faktorësh jashtë kontrollit të komisionit.

"Gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjë Presidenti Trump me rekomandimet e tyre," tha zoti Schatz. "Rekomandimet duhet të zbatohen, qoftë përmes urdhrave ekzekutivë, ose legjislacionit ... dhe në shumë raste do t’i duhet Kongresi për të zbatuar rekomandimet."

Në një deklaratë të lëshuar pasi zoti Trump njoftoi krijimin e nismës DOGE, Maya MacGuineas, presidente e Komisionit për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm, vlerësoi idenë që qëndron pas saj, por paralajmëroi se do të duhet një bashkëpunim dypartiak, që të vihen në jetë ndryshime reale.

“Është e rëndësishme që procesi të jetë sa më dypartiak që të jetë e mundur, në mënyrë që të ndihmojë në realizimin dhe zbatimin e ideve,” tha zonja MacGuineas.

“Rekomandimet do të kenë nevojë për miratim nga Kongresi, çka e përforcon edhe më tej nevojën që kjo të jetë një përpjekje me mbështetje dypalëshe dhe për t’i lënë të gjitha opsionet të hapura në tryezë për të trajtuar çekuilibret fiskale”, u shpreh ajo.

Komisioni i mbikëqyrur nga zoti Musk dhe zoti Ramaswamy do të shqyrtojë një buxhet federal në të cilin shumica e shpenzimeve të qeverisë njihen si "të detyrueshme". Shpenzimet e detyrueshme përfshijnë pagesat që qeveria është e detyruar t’i bëjë me ligj, dhe në vitin 2023 ato kapnin shifrën 3.8 trilionë dollarë nga buxheti total prej 6.1 trilionë dollarësh.

Sasia më e madhe, 1.3 trilionë dollarë, ishte ajo për Sigurimet Shoqërore, programi federal që siguron të ardhura për pensionistët, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit.

Qeveria shpenzoi edhe 448 miliardë dollarë të tjerë për mbështetjen e grupeve të tjera, si të papunët dhe prindërit me të ardhura të ulëta.

Shpenzimet për programin e kujdesit shëndetësor për amerikanët e moshuar, i njohur si ‘Medicare’, kapnin shifrën e 839 miliardë dollarëve, ndërsa shpenzimet për programin që ofron kujdes shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta, i njohur si ‘Medicaid’, ishte 616 miliardë dollarë.

Kategoria tjetër e shpenzimeve përfshin buxhetin që Kongresi autorizon çdo vit. Në vitin 2023 ato kapnin shifrën prej 1.7 trilionë dollarësh. Këto shpenzime mbulojnë funksionimin e përditshëm të qeverisë federale. Gati gjysma e tyre - 805 miliardë dollarë për vitin 2023 - shkuan për buxhetin e mbrojtjes.

Pjesa e mbetur prej 917 miliardë dollarësh nga kjo kategori, financon departamentet kryesore qeveritare, Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë, si edhe funksionet e tjera të qeverisë.

Një kategori e fundit e shpenzimeve buxhetore, është ajo që paguan interesin e borxhit federal, që bie në një zonë grim, mes shpenzimeve që janë të detyruara për t’u paguar dhe buxhetit që miratohet përvit për departamentet federale.

Ndërsa qeveria teorikisht mund të zgjedhë të mose paguajë interesin e borxhit të saj, një vendim i tillë mund të ketë pasoja katastrofike për ekonominë e SHBA-së dhe atë globale. Pagesa e interesit për borxhin ishte 659 miliardë dollarë në vitin 2023.

Mbetet ende e paqartë se si do të strukturohet DOGE. Nëse ngrihet përmes një urdhri ekzekutiv, ky organizëm mund të duhet t'i nënshtrohet Ligjit për Komisionet Këshillimore Federale. Ai parashikon që të ndërmerren hapa të caktuar për të garantuar transparencë dhe ka rregulla për konfliktet e interesit. Kjo e fundit mund të jetë problematike për zotin Musk, kompanitë e ndryshme të të cilit kanë kontrata me vlerë miliarda dollarësh me qeverinë federale. Megjithatë, nëse DOGE ngrihet si një organizëm tërësisht privat, fjala e drejtuesve të të cilit thjesht ka peshë para presidentit, rregullat nuk do të vlenin për të./VOA

donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj